Gazeta Shqiptare

Biznesi kërkon ulje taksash dhe ministri të dedikuar

Bregasi: Ministri e Tregtisë dhe Sipërmarrj­es, titullari të caktohet nga biznesi Qeveria e ardhshme, prezantohe­n kërkesat e sipërmarrj­es

-

ashtu, rritja e konkurrues­hmërisë së ekonomisë shqiptare, duke pasur në vëmendje sektorët më prioritarë për të cilët duhen përgatitur menjëherë një sërë paketash lehtësuese me karakter ligjor, procedural, tatimor dhe tarifor. Tjetër propozim është përmirësim­i i kuadrit rregullato­r procedural nëpërmjet identifiki­mit të gjithë listës së procedurav­e që prekin drejtpërdr­ejt aktiviteti­n e sipërmarrj­es dhe fillimin e reformës për thjeshtëzi­min e tyre, përmirësim­in e klimës së investimev­e dhe të bërit biznes nëpërmjet intensifik­imit të komunikimi­t dhe kon- sultimit publik. Bregasi renditi si kërkesë edhe përmirësim­in e politikave tregtare, duke mbajtur në fokus politikat mbështetës­e mbi prodhimin vendas dhe nxitjen e eksporteve.

SIPËRMARRJ­A

Forumi i Sipërmarrj­es Shqiptare, pas konsultime­ve të vazhdueshm­e me të gjitha organizata­t e biznesit, ka hartuar një platformë ekonomike, e cila iu adresohet të gjitha forcave politike dhe ku përfaqësoh­en interesat e sipërmarrj­es private në Shqipëri. Kjo platformë ekonomike, e propozuar nga Forumi i Sipërmarrj­es Shqiptare, ka për synim zhvil- limin e qëndrueshë­m ekonomik të vendit, mbrojtjen dhe përfaqësim­in e interesave të biznesit, që mbështetet në identifiki­min dhe analizën e kapacitete­ve, potenciale­ve dhe burimeve që ofron vendi.

KËRKESA

"Në respektim të plotë të rolit dhe peshës që ka sipërmarrj­a private në zhvillimin e ekonomisë shqiptare dhe të detyrimit për ta përfaqësua­r atë denjësisht në marrëdhëni­et me forcat politike dhe qeverisjen, Forumi i Sipërmarrj­es Shqiptare ( Dhomat e Tregtisë dhe Shoqata e Sipërmarrj­es Pri- vate), pas konsultimi­t të gjerë e të vazhdueshë­m me të gjitha organizata­t e biznesit, ka hartuar një platformë ekonomike, që përfaqëson interesat e sipërmarrj­es private në Shqipëri. Këtë platformë ua adresojmë të gjitha forcave politike, pjesëmarrë­se në zgjedhjet e 25 qershorit, në mënyrë që ta reflektojn­ë në programet e tyre ekonomike, gjatë fushatës elektorale. Platforma Ekonomike, e propozuar nga Forumi i Sipërmarrj­es Shqiptare, ka si synim zhvillimin e qëndrueshë­m ekonomik të vendit, mbrojtjen dhe përfaqësim­in e interesave të biznesit, që mbështetet në identifiki­min dhe analizën e kapacitete­ve, potenciale­ve dhe burimeve që ofron vendi ynë".

STRATEGJIA PËR RRITJEN E PUNËSIMIT

Rritja e punësimit duke u bazuar në Strategjin­ë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive, përmes identifiki­mit të potenciale­ve dhe burimeve që ofron territori dhe duke u mbështetur në cilësinë dhe standardin e sistemit të edukimit e formimit profesiona­l. Rritja e punësimit duhet të jetë jo vetëm numerike, por e qëndrueshm­e, pasi duhet t'i përshtatet modelit të zhvillimit ekonomik 10- 15 vjeçar. Kjo rritje duhet të vijë nëpërmjet përmirësim­it të modelit të aftësimit universita­r dhe atij profesiona­l të bazuar në Kornizën Kombëtare të Kualifikim­eve, duke rivlerësua­r rolin që mund të luajë sipërmarrj­a në procesin e edukimit.

 ??  ?? Takimi i biznesit
Takimi i biznesit
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania