Gazeta Shqiptare

ISSH: Verifikoni pensionin online, ja procedura

Llogaritja e masës së pensionit në bazë të viteve dhe kontribute­ve Portali "e- albania", dokumentet për aplikim

-

Të punësuarit që janë në prag të pensionit, mund të mësojnë masën e përfitimit duke aplikuar në portalin qeveritar "e- albania". Kështu, çdo person që ka arritur moshën e pensionit dhe përfiton në bazë të ligjit, mund të marrë informacio­n të saktë në "ealbania", në shërbimin "Pensioni im", kundrejt një dokumenti identifiki­mi dhe regjistrim­it në portal. Informacio­ni mund të merret çdo ditë, mjafton të aplikoni në portal dhe të jepni të dhënat e sakta. Informacio­ni që ju merrni pasqyron përfitimin e masës së pensionit sipas kritereve të ligjit nr. 7703, datë 11.5.1993, "Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë", të ndryshuar.

INFORMACIO­NI

Shërbimi nga faqja "e- albania" ofrohet gjatë 24 orëve në shtatë ditë të javës dhe mund të merret nga çdo pikë aksesi në internet.

DOKUMENTAC­IONI

Kështu, për marrjen e shërbimit, personat duhet të depozitojn­ë: Dokumentin e identifiki­mit të përdoruesi­t: kartë identiteti ose pasaportë biometrike ( i nevojshëm për t'u loguar në portalin "e- albania"). Për të përdorur shërbimin, mjafton të regjistroh­eni si qytetar në portal dhe të përdorni shërbimin. Kështu, sipas njoftimit të "e- albania", shërbimi mund të merret menjëherë dhe pa kosto.

PENSIONI

Personat që kanë moshën dhe periudhat e sigurimit, kanë të drejtën e përfitimit të pensionit të pleqërisë sipas kategorisë së moshës dhe vjetërsisë në punë, të cilat janë të specifikua­ra për meshkujt dhe femrat. Sipas ligjit në fuqi, nënat që kanë lindur 6 a më shumë fëmijë, të cilët janë mbi 8 vjeç, kanë të drejtë të dalin në pension kur mbushin moshën 55 vjeç dhe kanë 30 vjet periudhë sigurimi.

PENSIONI I PLEQËRISË

Pensioni mujor i pleqërisë përbëhet nga një shumë bazë dhe nga një shtesë. Shuma bazë llogaritet si raport i periudhës së sigurimit, që ka realizuar personi, me periudhën e sigurimit të kërkuar, sipas tabelave të daljes në pension pleqërie, bazuar në moshë dhe vite sigurimi, shumëzuar me pensionin social. Shtesa do të jetë 1% për vit sigurimi shumëzuar me bazën mesatare të vlerësuar që personat e siguruar kanë arritur nëpërmjet kontribute­ve, gjatë gjithë historisë së tyre kontributi­ve. Shuma e përgjithsh­me e pensionit nuk mund të jetë më e vogël se pensioni social.

PENSION I REDUKTUAR PLEQËRIE

Personat që kanë periudha sigurimi, kanë të drejtë për pension pleqërie të reduktuar. Deri tre vjet para

mbushjes së moshës së daljes në pension, përfitojnë pension të reduktuar pleqërie. Përfituesi­t e këtij pensioni nuk duhet të kryejnë veprimtari ekonomike si të punësuar, punëdhënës ose të vetëpunësu­ar. Masa e pen-

sionit të reduktuar të pleqërisë është pjesë e pensionit të pleqërisë dhe mbetet i reduktuar gjatë gjithë kohës së përfitimit. Ky pension llogaritet duke zbritur nga pensioni i pleqërisë shumën që del nga shumëzimi i numrit të muajve të përfitimit të pensionit para mbushjes së moshës, me koeficient­in mujor të reduktimit. Koeficient­i i reduktimit është 0.6% në muaj. Për shembull, në qoftë se një përfitues kërkon pension të reduktuar 20 muaj para mbushjes së moshës për pension të plotë pleqërie, nga pensioni i plotë mujor i llogaritur, që mund t'i caktohet 24.000 lekë, do t'i zbritet 12% ( që del nga prodhimi i 20 muajve që e ka përfituar më shpejt pensionin e pleqërisë me 06%, që është koeficient­i i miratuar).

 ??  ?? Foto ilustruese
Foto ilustruese
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania