Gazeta Shqiptare

Bien shitjet me pakicë, rënie më të ndjeshme ushqimet dhe pijet

Raporti i INSTAT për tregtinë me pakicë

-

Tregtia

me pakicë ka shënuar rënie në tremujorin e parë të vitit. Sipas të dhënave të INSTAT- it, në tremujorin e parë 2017, indeksi i volumit të shitjeve në tregtinë me pakicë është rritur 2,5%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2016. Ngadalësim­i ka ardhur nga rënia e volumit të shitjeve në grupin "Ushqime, pije, duhan në njësi tregtare jo të specializu­ara dhe të specializu­ara". Ky është niveli më i ulët i rritjes vjetore, i konstatuar të paktën që nga tremujori i parë 2016. Në tremujorin e parë 2016 indeksi i volumit të shitjeve me pakicë ishte rritur me 4.2% me bazë vjetore, në të dytin me 6.7%, në të tretin 6.7%, dhe në tremujorin e katërt 2016 kërceu me 8.2%. Kjo tendencë është në linjë me ecurinë e TVSH- së së brendshme, që ka qenë e dobët, madje edhe negative në muajt e parë të këtij viti, sipas të dhënave të mëparshme të publikuara nga Ministria e Financave. Të ardhurat nga TVSH- ja e brendshme për tremujorin e parë u rritën me 4.5% me bazë vjetore, ndërsa në mars zgjerimi vjetor ishte vetëm 0.1%. Në tremujorin e parë 2016, të ardhurat nga TVSHja e brendshme ishin rritur me 27.5%. Sipas INSTAT- it, në tregtinë me pakicë, pa përfshirë këtu tregtinë me pakicë të hidrokarbu­reve, indeksi i volumit të shitjeve ka pësuar një rritje prej 2%, kundrejt të njëjtit tremujor të vitit të mëparshëm. Indeksi i volumit të shitjeve, për grupin "Produkte joushqimor­e në njësi tregtare të specializu­ara dhe jo të specializu­ara ( përjashtua­r tregtinë me pakicë të hidrokarbu­reve në njësi tregtare të specializu­ara)", është rritur në nivelin 3,3%, kundrejt së njëjtës periudhë të vitit paraardhës, duke dhënë në këtë tremujor ndikimin kryesor në indeksin e volumit të shitjeve në tregtinë me pakicë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania