Gazeta Shqiptare

"Balena Blu", ja si i shpëtoi vdekjes 13- vjeçarja

Nxënësja e klasës së 7- të u zbulua pas urdhrit të kuratorit. DAR, apel prindërve: Kontrollon­i fëmijët kur janë në internet E mitura arriti nivelin 33 të lojës horror, kishte 10 ditë pa ngrënë

- Brikena Metaj

Loja vdekjeprur­ëse "Balena Blu", e cila u ka marrë jetën qindra fëmijëve në Rusi, por edhe në vende të tjera të Europës, po gjen terren edhe në Shqipëri. Një vajzë 13- vjeçare nga fshati Labovë e Kryqit në Gjirokastë­r ka rënë pre e kësaj loje të rrezikshme. E mitura, nxënëse e shkollës "Koto Hoxhi" të qytetitmuz­e, ka arritur në nivelin 33 të lojës virtuale ( nga 50 nivele në total), që luhet në celularët smartphone, duke i shpëtuar fundit tragjik. Rasti në fjalë është zbuluar, pasi ka qenë vetë nxënësja që u ka treguar shoqeve dhe shokëve për lojën. Menjëherë mësuesit e shkollës kanë njoftuar Drejtorinë Arsimore Rajonale të Gjirokastr­ës në lidhje me këtë rast. Ndërkaq, krerët e këtij institucio­ni dhe psikologët kanë marrë masa për trajtimin e vajzës. Hapi i parë ka qenë denoncimi në Polici pranë zyrës së krimit kibernetik dhe shkëputja e 13- vjeçares nga të gjitha mjetet e kontaktit me internetin. Burime zyrtare nga DAR dje bënë me dije për "Gazeta Shqiptare" se e mitura rrjedh nga një familje me prindër me probleme psikologji­ke, dhe kjo është një ndër arsyet e mospikasje­s së ndryshimit të saj në sjellje. Por, rreziku i rënies në kthetrat e kësaj loje është i pranishëm në çdo familje, pavarësish­t gjendjes së tyre sociale dhe ekonomike. Ky është rasti i parë, i bërë publik në Gjirokastë­r. Ndërsa, dyshohet se pre e lojës së rrezikshme "Balena Blu" mund të jenë bërë edhe fëmijë të tjerë. Sipas burimeve të mësipërme, 13- vjeçarja, nxënëse në klasën e 7- të, që vjen nga zonat rurale, ka marrë urdhër nga kuratori për të njoftuar shokët e klasës që të shkarkojnë lojën "Balena Blu". Më pas ata e kanë referuar te mësuesja kujdestare. Vetë vajza ka deklaruar se nuk ka përdorur telefonin e saj, pasi nuk ka telefon. Ajo ka treguar se një vajzë, së cilës i di vetëm emrin, i ka ofruar telefonin e vet, nga ku merrte instruksio­ne nga kuratori në pushimin e gjatë. E mitura kishte arritur deri aty sa lëndonte veten, ndërsa kishte 10 ditë pa ngrënë e pa pirë. Nisur nga rasti në fjalë, DAR Gjirokastë­r u ka bërë apel prindërve që të kontrolloj­në fëmijët e tyre gjatë kohës që

kalojnë në internet.

LOJA VRASËSE

"Balena Blu" ka si qëllim t'i fusë fëmijët në kurthin që i shpie deri në vetëvrasje. Për shkak të kësaj loje janë vetëvrarë qindra fëmijë në Rusi ( nga ku mendohet se ka lindur kjo lojë), por edhe në Itali, Mal të Zi, Maqedoni etj. Ekspertët kanë paralajmër­uar se edhe Shqipëria mund të jetë "tabelë qitjeje" e kuratorëve të "Balenës Blu". Kuratori është njeriu që kontakton fëmijët përmes rrjeteve sociale si: "Facebook", "Instagram" apo çfarëdo rrjeti social, dhe u kërkon të luajnë një lojë bashkë. Por, mund të ndodhë që vetë fëmija, për shkak të kuriozitet­it, ta shkarkojë si aplikacion "Balenën Blu" ( nga "Play Store") në telefonin e tij dhe të fillojë të luajë. Në momentin e parë kuratori i kërkon

fëmijës të dhënat e sakta: emër, mbiemër, vendbanim, fotografi. Më pas nisin rregullat e njëpasnjës­hme të lojës. Çdo ditë, për 50 ditë me radhë, nga një rregull i ri, të cilin fëmija duhet ta zbatojë me përpikëri, duke ia vërtetuar kuratorit me foto, deri në rregullin final, që është të vrasë veten duke u hedhur nga tarraca e një pallati të lartë.

Rregullat janë të tilla si: Fëmija të ikë nga orët e mësimit; të shkojë vonë në shtëpi; të shkruajë një letër kërcënuese dhe ta fusë poshtë derës së një shtëpie; të mos komunikojë me njeri për ditë me radhë; të presë ( dëmtojë) veten me thikë ( zakonisht në parakrah); të zgjohet në orën 4: 20 të mëngjesit dhe të shikojë videot me persona që vrasin veten në mënyra të tmerrshme ( videot i dërgon kuratori); të dëgjojë muzikë psikedilik­e ( depresive), të cilën gjithashtu ia dërgon kuratori; të mos ushqehet rregullish­t; të mos konsumojë ujë, lëngje etj. Pra si

fillim, kuratori përpiqet që të nxisë te fëmijët sjellje devijante ( të lërë orët e mësimit, të shkojë vonë në shtëpi, të mos shkojë fare në mësim), në mënyrë që të krijohen konflikte mes fëmijës dhe prindërve. Fëmija do të fillojë të ndihet vetëm, i pakuptuar, dhe mundësia do të jetë shumë e vogël që t'iu tregojë prindërve atë që po i ndodh. Më pas, mungesa e gjumit, e ushqimit, e komunikimi­t me të tjerët, shikimi i videove të tmerrshme e të frikshme do ta fusin fëmijën në një gjendje depresioni dhe ai do t'i bindet urdhrit final të kuratorit për të vrarë

veten, pasi nuk do të shohë rrugëzgjid­hje tjetër. Gjithashtu, kuratori e kërcënon fëmijën se do ta vrasë atë dhe familjen e tij nëse tërhiqet nga loja apo i tregon dikujt. Kështu fëmija futet në një kurth, nga i cili s'di dhe s'mundet të dalë i vetëm.

NJOFTIM

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania