Gazeta Shqiptare

Ekzekutimi i Artan Cukut, autorin e ‘ tradhtuan’ shenjat e gishtave në bluzë

24- vjeçari: Do konsultohe­m me avokatin, do flas në një moment të dytë Gjykata la në "arrest me burg" Mikel Shallarin

-

Mikel Shallari, i riu nga Kuçova që u arrestua të dielën si personi që ekzekutoi Artan Cukun u ul dje në kafazin e hekurt për t'u njohur me masën e sigurisë "arrest me burg", të caktuar nga Gjykata për Krimet e Rënda. 24vjeçari është i dyshuari kryesor, që qëlloi për vdekje mbi ish- zyrtarin e Policisë së Shtetit. Shallari nuk kishte zgjedhur një avokat mbrojtës, pasi tha se ishte i papunë dhe nuk mund ta paguante një të tillë. Të riut iu garantua një avokat kryesisht, ndërsa ajo që binte në sy ishte fakti se në gjykatë nuk ndodhej asnjë familjar apo mik i tij. Ndonëse Mikel Shallari nuk tregoi asnjë gjë para togave të zeza përsa i përket akuzës së ngritur ndaj tij, prokurori i çështjes i tha gjykatës se ka prova të forta që 24- vjeçari është autori i vrasjes së Artan Cukut. Ndërsa, kur i riu u pyet nga trupi gjykues nëse kishte diçka për të shtuar, ai tha se nuk kishte asnjë gjë për të thënë dhe se do të fliste në një moment të dytë, pasi të ishte konsultuar me avokatin e tij. Prova më e fortë që hetuesit kanë në duar kundër tij është profili i ADN- së së Mikel Shallarit, që u gjet në rrobat që ai kishte hedhur në një kosh mbeturinas­h pasi kishte kryer krimin. Mësohet se në bluzën sportive që Shallari përdori në momentin e ngjarjes kishin mbetur shenjat e tij të gishtave në xhepa e në jakë, në momentin që ai e kishte hequr atë.

SEANCA GJYQËSORE

Gjatë seancës së djeshme, prokurori Henrik Ligori tha se ka prova të forta shkencore, që vërtetojnë se ekzekutori i ish- drejtorit të policisë së Vlorës është Mikel Shallari. Prokurori tha se autori është fiksuar nga kamerat e sigurisë, teksa shfaqet duke u larguar në këmbë dhe me duar në xhepa nga vendi i ngjarjes. Gjithashtu, Ligori shtoi më tej se dhjetëra metra më tutje, i dyshuari hoqi rrobat që përdori në krim dhe i hodhi në një kosh mbeturinas­h. Profili i ADN- së së ekzekutori­t u përfitua përmes gjurmëve biologjike të zbuluara në rrobat e tij. Të dhënat e mbledhura iu përcollën menjëherë Interpolit dhe disa ditë më vonë, Interpol Berna në Zvicër ka kthyer përgjigje se profili përputhej me atë të Mikel Shallarit, i cili ishte arrestuar në këtë shtet për shpërndarj­e dhe shitje të narkotikëv­e. Me këtë provë të pakundërsh­tueshme, policia mbajti nën vëzhgim për disa ditë me radhë 24- vjeçarin dhe pasi e lokalizuan, bënë të mundur edhe arrestimin e tij. Sipas prokuroris­ë, vrasja e Artan Cukut dyshohet të ketë ndodhur për motive gjakmarrje­je. Kjo akuzë, e kryer

në bashkëpuni­m është ngritur edhe ndaj Mikel Shallarit. Për këtë gjë, hetimet janë përqendrua­r me një incident të ndodhur në vitin 2005, në zyrën e komisarit Artan Cukut, në komisariat­in nr. 4 në Tiranë. Ndërkaq, në seancën e djeshme, prokurori i çështjes, Henrik Ligori shtoi se një person që Artan Cuku kishte shoqëruar për ta marrë në pyetje është vetëvrarë me armën e shërbimit të zyrtarit të policisë.

Kështu u konkludua nga hetimet, por me këtë fakt nuk u pajtuan dot familjarët e të ndjerit. Po ashtu, ai shtoi se janë duke u hetuar edhe në dy pista të tjera, atë të vrasjes për shkak të detyrës që ka mbajtur Artan Cuku në Policinë e Shtetit, si dhe konfliktet e mundshme për kohën që ai drejtonte një shoqëri ruajtje fizike. Faktet dhe provat që prokurori i Prokuroris­ë së Krimeve të Rënda kishte

mbledhur kundër Mikel Shallarit dhe i lexoi në sallën e gjyqit, 24- vjeçari as nuk i mohoi, por edhe nuk pohoi se është ai personi që e ka kryer krimin e rëndë. Shallari herë pas here shfaqej i qetë, e ndërsa në disa momente kur emri i tij përmendej si autori i vrasjes së Artan Cukut, ulte kokën dhe kapte fytyrën me duar. I pyetur nga trupa gjykuese, nëse kishte diçka për të shtuar pas atyre që prokurori i

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania