Gazeta Shqiptare

Gjykata e Lartë refuzon rekursin e biznesmeni­t Arben Frroku

U dënua përjetë për vrasjen e Dritan Lamajt

-

Gjykata

e Lartë refuzoi rekursin e biznesmeni­t Arben Frroku, duke lënë në fuqi dënimin e tij me burgim të përjetshëm për vrasjen e kryekomisa­r Dritan Lamajt. Kolegjit Penal iu deshën dy vite të studionte dosjen, për të dalë në përfundimi­n se nuk ka asnjë shkak ligjor për ta shqyrtuar rekursin. Në Dhomën e Këshillimi­t, është rënë dakord që Gjykata e Apelit për Krime të Rënda e ka zgjidhur drejt çështjen, duke e dënuar përjetësis­ht biznesmeni­n Arben Frroku. Dritan Lamaj u ekzekutua në muajin shkurt të vitit 2013. Ndërsa Arben Frroku u arrestua në Greqi, 24 orë pas ekzekutimi­t të ish- shefit të Komisariat­it Nr. 6 në Tiranë, me të cilin kishte pasur konflikte. Nëntë muaj më vonë, ai u ekstradua drejt Shqipërisë, dhe pas një përballjej­e të gjatë gjyqësore, Gjykata e Krimeve të Rënda e cilësoi të pafajshëm. Biznesmeni u lirua nga burgu pikërisht në ditën kur vëllai i tij, Mark Frroku, deputet asokohe, do të vihej nën arrest për akuzën e vrasjes së Aleksandër Kurtit në Belgjikë. Ndërsa pritej që Apeli të jepte vendimin, biznesmeni Arben Frroku la Shqipërinë. Ndryshe nga shkalla e parë, Apeli për Krime të Rënda e dënoi atë me burgim të përjetshëm. Menjëherë pas vendimit, emri i tij u rendit në listën e personave të shumëkërku­ar në vend. Ndonëse në arrati, Arben Frroku bëri rekurs në Gjykatën e Lartë, por nuk kaloi shumë, kur ai u prangos në Holandë. Prej disa muajsh, Frroku është duke u përballur me drejtësinë holandeze, pasi kundërshto­n ekstradimi­n e tij drejt vendit tonë. çështjes pohoi në gjykatë, i riu tha: "Nuk kam gjë për të shtuar. Dua të konsultohe­m me avokatin tim dhe do të flas në një moment të dytë".

HETIMET

Ndonëse hetuesit e çështjes kanë prova të forta dhe kanë në duar personin që shkrepi armën mbi Artan Cukun, nuk dinë ende se kush janë porositësi­t e vrasjes së ish- zyrtarit të lartë të policisë. Në sajë të hetimeve, në kërkim janë shpallur edhe dy persona të tjerë, për të cilët burimet thonë se dyshohet të jenë vetëm në rolin e bashkëpunë­torëve në krim. Për të zbuluar emrat e porositësv­e të vrasjes, prokuroria ka marrë disa herë në pyetje Mikel Shallarin, duke iu ofruar mundësia që ai të bashkëpuno­jë me drejtësinë, duke treguar gjithçka di për rastin në fjalë. Pavarësish­t ofertës që i është bërë, 24- vjeçari nga Kuçova, i cili prej disa muajsh jetonte në Tiranë bashkë me familjen e tij, nuk ka pranuar të dëshmojë. Burime pranë policisë sqaruan se pas arrestimit të tij, policia i mori në mbrojtje pjesëtarët e familjes, me qëllim që Shallari të tregojë emrat e personave që e donin Cukun të vrarë. Artan Cuku ishte babai i dy fëmijëve, zyrtar me një karrierë 16- vjeçare në radhët e Policisë së Shtetit. Ai u ekzekutua mbrëmjen e 8 prillit të këtij viti, në hyrje të pallatit ku banonte në Rrugën e Kosovarëve, në afërsi të Liqenit Artificial, në kryeqytet.

 ??  ?? Mikel Shallari në gjykatë
Mikel Shallari në gjykatë
 ??  ?? Viktima, Artan Cuku
Viktima, Artan Cuku
 ??  ?? Arben Frroku
Arben Frroku

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania