Gazeta Shqiptare

Veliaj: Festë më 20 qershor për hapjen e Bulevardit të Ri

Kryebashki­aku: Ejani të gëzojmë bashkë këtë projekt fantastik "Do të hapim edhe parkimin e dytë nëntokësor në këtë aks"

-

Festë si te sheshi ' Skënderbej' për hapjen e aksit të parë të Bulevardit të Ri". Kështu ka deklaruar kryebashki­aku Erion Veliaj gjatë inspektime­ve të punimeve në këtë segment, i cili do të inaugurohe­t më 20 qershor. Krahas tij do të hapet edhe parkimi i dytë nëntokësor në kryeqytet, që ndodhet pikërisht në këtë segment. "Ftoj të gjithë qytetarët që në datën 20 qershor, ora 20: 00, të jemi te Bulevardi i Ri për të bërë një hapje, njësoj siç festuam për sheshin ' Skënderbej'. Ky ka qenë një vit fantastik për Tiranën dhe besoj se qytetarët me atë që kanë parë te sheshi ' Skënderbej', Parku Olimpik, lodrat e Liqenit, Unaza e Vogël, e të gjitha investimet e tjera, si Pazari i Ri, janë të mendimit se ky ka qenë një vit i shkëlqyer për qytetin. I kemi të gjitha mundësitë që të vazhdojmë kështu edhe në dy vitet e ardhshme", - tha ai. Kryebashki­aku i Tiranës theksoi se Bulevardi i Ri, i cili përpara dy vitesh dukej i pamundur për t'u ndërtuar, është sot një nga projektet më fantastike të realizuara nga bashkia. Ai deklaroi se të tilla investime jo vetëm rrisin vlerën e pronës së qytetarëve, por njëkohësis­ht krijojnë edhe hapësira rekreative për qytetarët. "Sot po bëjmë një inspektim të fundit përpara se të hapim Bulevardin e Ri. Ka qenë një projekt fantastik, i cili para dy vitesh dukej i pamundur. Jam i lumtur që më në fund do të hapim pjesën e parë të Bulevardit të Ri, besoj si një nga investimet kyç të njësive 8 dhe 9, i cili rrit jashtëzako­nisht vlerën e pronës, por sigurisht, përveç një nyje infrastruk­ture është edhe një hapësirë fantastike rekreative, me pista biçikletas­h, lulishte, stola për t'u ulur dhe për të pushuar", - tha ai.

Projekti i Bulevardit Verior dhe Parkut Qendror të Tiranës do e transformo­jnë të gjithë këtë zonë prej gjendjes së saj aktuale, si një hapësirë e lënë në harresë, në arterien kryesore të zhvillimit të qytetit për vitet në vijim. Një përbërës i rëndësishë­m është edhe ndërtimi i parkimit nëntokësor, ku për herë të parë do të ketë pikë për karikimin e makinave elektronik­e. Gjithashtu, projekti i gjelbërimi­t të Bulevardit të Ri parashikon mbjelljen e 1.100 pemëve me 18 lloje të ndryshme, të cilat çelin në stinë të ndryshme. "Nëse qytetarët duan që puna të vazhdojë, nëse duan që të shtojmë ritmin, nëse duan që të punojmë me të njëjtën cilësi, nëse duan që investimet të prekin gjithë Tiranën, na duhet një votë e fuqishme për Edi Ramën, për t'u siguruar që bashkia t'i ketë krahët të ngrohta dhe dyert të hapura për të vijuar ritmin e investimev­e edhe në dy vitet e tjera", - tha kryebashki­aku Veliaj.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania