Gazeta Shqiptare

Zgjedhjet në Kosovë, Kurti thirrje LDK- AKR për koalicion

Ende pa zgjidhje krijimi i parlamenti­t të ri, koalicioni i PDK i pari "S'bëhet qeveri e re me eksponentë të vjetër"

-

Mbyllet numërimi i votave në Kosovë, vota të cilat u dhanë për të zgjedhur parlamenti­n e ri. Sipas rezultatev­e të deritanish­me, koalicioni parazgjedh­or PDKAAK- Nisma pritet të marrë 39 mandate, bazuar në 34% të votave të përgjithsh­me. Tetë deputetë më pak se koalicioni i "Krahut të luftës" pritet të marrë Lëvizja Vetëvendos­je, e cila garoi e vetme në zgjedhjet e 11 qershorit dhe kryesoi si forcë e parë. Me mbi 27% të votave, Vetëvendos­ja pritet të konfirmojë 31 mandate në parlamenti­n e ardhshëm. Ndërsa LDK- AKR, të renditur të tretët, me 25,7% të votave, do të zënë 30 vende në Kuvendin e Kosovës. Krahasuar me zgjedhjet e vitit 2014, rezultatet e 11 qershorit përkthehen në humbje për dy koalicione­t e mëdha dhe dyfishim votash për Lëvizjen Vetëvendos­je. Megjithatë, këto zgjedhje prodhuan një ngërç politik në Kosovë, pasi të gjitha forcat janë larg mundësisë për ta formuar shumicën të vetme. Koalicioni LDK- AKR përjashtoi mundësinë e një bashkimi me PDK- në, por nuk ia ka mbyllur derën një marrëveshj­eje me Vetëvendos­jen e Albin Kurtit. Pavarësish­t udhëkryqit që ka sjellë rezultati i zgjedhjeve, pretendent­i për kryeminist­ër i koalicioni­t PDKAAK- Nisma, Ramush Haradinaj, nuk sheh vështirësi në formimin e qeverisë. Ai thotë se gjithçka do të kryhet në përputhje me dety- rimet kushtetues­e. Ndërkaq, Albin Kurti, në një konferencë për mediat, i ka bërë thirrje koalicioni­t LDKAKR- Alternativ­a që t'i bashkohet në krijimin e qeverisë progresive. Ai ka deklaruar se nuk mund ta lejojnë krijimin e një tjetër qeverie nga ana e Partisë Demokratik­e të Kosovës, ndaj janë duke punuar intensivis­ht që pas dështimit të krijimit të qeverisë nga koalicioni PAN, ata ta bëjnë këtë gjë. "Nuk mund të kemi pushtet të ri me eksponentë të vjetër. Parandalim­i i një qeverie me njerëz të regjimit të vjetër i hap rrugën krijimit të një qeverie të re, ku VV- ja do të jetë bartëse dhe prijëse e këtij procesi. Ne i bëjmë ftesë komplet koalicioni­t LDKAKR- Alternativ­a, në mënyrë që në Kosovë të hapim një kapitull të ri, në përputhje me vullnetin e qytetarëve", thotë Albin Kurti, duke shtuar se "Ne nuk mendojmë që PDK- ja duhet të bëjë qeveri të re, pavarësish­t kush është i nominuari për kryeminist­ër. Pas dështimit të tyre për të krijuar qeveri, radha na vjen neve, dhe ne jemi në krye të detyrës". (" Klan Kosova") Begjet

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania