Gazeta Shqiptare

Françesk Shiro: Çfarë më ka thënë gjyshi për rolin e xhandarit te "Koncert në vitin ' 36"

Bep Shiroka, në kujtimet e nipit: Ishte si babai fanatik i "Çiftit të lumtur"

-

kanë kërkuar. E kishte pikë të dobët".

A ishte si babai fanatik i "Çiftit të lumtur"? Françesku mendohet një hop për të risjellë në vëmendje një imazh që ruan balancat mes artistit, shkodranit, fanatikut, hokatarit, gjyshit, njeriut të mirë që dinte të bënte babanë dhe shokun në familje.

"Gjëja më interesant­e te roli i gjyshit si babai fanatik ishte se batutat, shumica ishin të improvizua­ra. Sigurisht kishte një skenar, por gjyshi nuk e ndiqte. Kjo dallohet vende- vende, kur Tinka qesh si me habi. Më ka thënë se kanë qenë një ekip fantastik gjatë xhirimeve".

Përtej rolit, Bepi ishte si në rol

edhe në jetën e përditshme. "I jepte vendit si fanatik, por ishte produkt i kohës e vendit që jetoi. Ka pasur talent aktorial. Pluton Vasi më thoshte se, gjeniu ' Çarli Çaplin' në Ballkan ka qenë Bep Shiroka. Në fakt, i kam parë me sy kritik rolet e tij dhe kam gjetur pikërisht Çarli Çaplinin tek ai, te rolet e tij në teatër e film".

Kishte - thotë nipi - një ndjeshmëri që e kanë artistët e mëdhenj.

"Stefan Çapaliku mendon se gjyshin e kish thirr Zoti për atë punë, për aktrimin".

Pas daljes në pension, Bep Shiroka u mor me pikturë. Si ishskenogr­af, diç prej talentit mbeti ngulitur në mendjen e tij dhe kur koha qe e pakufi, ai pikturonte natyra të qeta, peizazhe, lule.

"Doli në pension shumë herët. Jo se kishte nevojë se qe shumë i ri, por se kundërshto­i statutin e teatrit ' Migjeni'. U revoltua se nuk mbeti më askush në teatër", kujton nipi.

Për filmin "Koncert në vitin ' 36", Françesk Shiro thotë se gjyshi tallej me "policët" e kohës, që nga një anë nuk i pyet njeri e nga ana tjetër, me më të vegjlit, silleshin si pashallarë. Kujton batutat e filmit dhe qesh. Ajo mimikë shprehëse e Shirokës mbetet e paharruesh­me, si te polici/ xhandari edhe te babai. 100 emocione ia lënë vendin njëritjetr­it, 100 mimika të 100 gjendjeve, prej hutimit, në nervozizëm, prej shefit në vartësin që përulen deri në dysheme.

"Saimir Kumbaro i pat propozuar një rol tjetër, por ai deshi këtë. E dinte se këtë e bënte më mirë".

Kish interpretu­ar së pari drama "Nora e Kelmendit", ajo me titull "Histori Irkutase", dramat "Dasme me Flamur", "Franku i V- të", etj. Luajti më vonë rolin e Bajraktari­t në filmin "Besa e Kuqe" në vitin 1982, rolin e babait të Bardhylit në filmin "Kur hapen dyert e jetës" si edhe te filmi "Historiani dhe kameleonët" me regji të Saimir Kumbaros.

NË GJURMËT E GJYSHIT

Njësoj si gjyshi, edhe Françesk Shiro( ka) luan në teatër e në film, në Itali, ka luajtur me regjinë e Valentino Villas dhe Cosimo Alema, në një rrugë që e nisi te Qendra Eksperimen­tale e Kinematogr­afisë në Romë me Giancarlo Ganinin.

Në Tiranë do të shfaqet në shtator në filmin "Ndërkombët­arët" me regji të Pluton Vasit, ku ka rolin e Leandros.

Françesku është djali i një prej dirigjentë­ve të Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit, Aleksandër Qytezës, më herët nëndrejtor i "Prenk Jakovës" e shef muzike te Shtëpia e Kulturës.

Gishtat e hollë e të gjatë flasin për një pianist. "Vetëm pesë vite kur isha i vogël. Dy vite në kurse private e tri në shkollën e muzikës me zysh Edlira Bardelin. Më pas, erdhi 1997, ikëm nga plumbat dhe nuk munda të luaja më", thotë Françesku.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ?? Në foto: Bep Shiroka me nipin e tij, aktorin Françesk Shiro
Në foto: Bep Shiroka me nipin e tij, aktorin Françesk Shiro
 ??  ?? Në foto: Aktori Françesk Shiro
Në foto: Aktori Françesk Shiro

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania