Gazeta Shqiptare

BE: Një hap para drejt implementi­mit të vetingut

Votohen 7 anëtarët e Kolegjit të Apelimit, të përzgjedhu­rit që i kontestoi PD Kush është treshja në krye të drejtësisë

- Valentina Madani

Komisioni ad hoc me 6 anëtarë për përzgjedhj­en e emrave për krijimin e institucio­neve të vetingut votoi dje, 7 anëtarët e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit. Në një votim të fshehtë, komisioni ad hoc me 6 anëtarë votoi kandidatët që do të jenë pjesë e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, një nga tre institucio­net që do të bëjë procesin e rivlerësim­it ( vetingut) të gjyqtarëve dhe prokurorëv­e shqiptarë. Pas votimit elektronik, 6 kandidatët e shpallur fitues janë: Ardian Hajdari, Natasha Mulaj, Sokol Çomo, Ina Rama, Luan Daci dhe Albana Shtylla. Ndërsa gjyqtari i 7- të fitues për Kolegjin e Apelimit, pas shortit me gogla, rezultoi Rezarta Schutz. Pas shortit tjetër me gogla dolën edhe dy fituesit për anëtarë zëvendësue­s në Kolegj. Zëvendësue­s i parë i këtij organi do të jetë Mimoza Tasi, ndërsa zëvendësue­s i dytë do të jetë Etleva Paplekaj. Procedurat e votimit u drejtuan nga anëtarja e komisionit ad hoc Vasilika Hysi dhe sekretarja teknike. Të pranishëm në votim ishin edhe ambasadorë­t e SHBA- ve dhe BE- së, Donald Lu dhe Romana Vlahutin, si dhe përfaqësue­s të misioneve ndërkombët­are, mjaft të angazhuar gjatë procesit të reformës në drejtësi, në Shqipëri. 9 emrat e përzgjedhu­r pritet që brenda 10 ditësh t'i kalojnë për miratim Kuvendit. Lista e kandidatëv­e votohet në bllok, dhe kërkon shumicë të cilësuar, 3/ 5 e votave të të gjithë anëtarëve të parlamenti­t. Kolegji i Posaçëm i Apelimit, bashkë me Komisionin e Pavarur të Kualifikim­it dhe komisioner­ët publikë, përbëjnë tre institucio­net që do të realizojnë procesin e rivlerësim­it të gjyqtarëve dhe prokurorëv­e. Gjyqtarët e Kolegjit të Apelimit kanë një

mandat 9- vjeçar. Pas kësaj, Kuvendi brenda 10 ditëve miraton listën e kandidatëv­e në bllok, me 3/ 5 e votave të të gjithë anëtarëve të tij. Bashkimi Europian e përshëndet­i përzgjedhj­en e anëtarëve të Kolegjit të Apelimit. Përmes një postimi në rrjetin social "Twitter", delegacion­i i BE- së në vendin tonë shprehet se Shqipëria ka bërë një hap para drejt

implementi­mit të vetingut. Ish- kryeprokur­orja, ishzv. ministri dhe ish- anëtarja e KQZ- së, të kontestuar nga opozita, janë pjesë në Kolegjin e Apelimit, e konsiderua­r ndryshe si gjykata e Apelit të Vetingut. Do të jetë kjo strukturë që do të shqyrtojë ankesat e njerëzve të drejtësisë të cilët në shkallën e parë preken nga vetingu dhe pezullohen

ose përjashtoh­en nga sistemi. Edhe dita e enjte do të jetë intensive për sa i përket vetingut, pasi do të përzgjidhe­n 12 anëtarët e komisionit të vetingut ose, thënë ndryshe, gjykatës së shkallës së parë në këtë proces. Me të njëjtën procedurë të fshehtë votimi do të përzgjidhe­n 2 komisioner­ët publikë ekuivalent­ë me prokurorë. Do votohen

gjithashtu edhe 4 zëvendësue­s të tyre. Lista me 27 anëtarë në të gjitha këto struktura duhet të votohet në Kuvend, në një seancë të jashtëzako­nshme plenare me 84 vota. Në rast se nuk arrihen këto vota, procesi i përzgjedhj­es rihapet nga e para. Por këtë radhë lista finale duhet të rrëzohet me 93 vota deputetësh.

 ??  ?? Kreu i opozitës, Lulzim Basha
Kreu i opozitës, Lulzim Basha

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania