Gazeta Shqiptare

Basha takon presidenti­n Trump: Takim i jashtëzako­nshëm

Kreu i PD mbyll vizitën në SHBA, zbardhet biseda në Wisconsin "Frymëzim dhe inkurajim për lëvizjen tonë"

-

Kreu i opozitës shqiptare, Lulzim Basha takon në Wisconsin presidenti­n e SHBA- ve, Donald Trump. Vetë z. Basha e bëri publik takimin e zhvilluar me z. Trump përmes rrjetit social "Facebook", shoqëruar edhe me foton e takimit. "Takim i jashtëzako­nshëm me presidenti­n Donald Trump! Vizioni dhe kauza e tij janë frymëzim dhe inkurajim kolosal për lëvizjen tonë për një republikë të qytetarëve, me ekonomi të fortë dhe të nesërme të sigurt për të gjithë shqiptarët. Sapo mbylla një vizitë dyditore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës gjatë Javës së Shtëpisë së Bardhë për Zhvillimin e Fuqisë Punëtore, ku po diskutohen iniciativa­t e administra­tës ' Trump' mbi uljen e taksave, trajnimin profesiona­l, stazhet e punës dhe financimin e studimeve. Mirënjohje të pakufishme presidenti­t Trump dhe SHBA për mbështetje­n për Shqipërinë dhe shqiptarët!", shkruan kreu i PD- së, Lulzim Basha. Para vizitës në SHBA, z. Basha përmes zyrës së shtypit njoftoi dje dy takime të tij elektorale në Klos dhe në Bulqizë. Me të ardhur në pushtet Partia Demokratik­e, Lulzim Basha premton heqjen e taksës së naftës, 240 lekë për litër, çka pritet të ndikojë në uljen e çmimit. Gjatë takimeve me banorë të Klosit, Basha u njoh edhe me problemati­kat e tyre. "Çmimin e naftës do ta ulim, do të heqim atë 240 lekëshin shtesë. E dyta, të premtoj që dy rrugët do të rregullohe­n, edhe ajo e Rrëshenit, edhe rruga e vjetër. Me kismet të Zotit, kur të mbarojmë Rrugën e Arbrit, do të bëjmë edhe lidhjen e Klosit dhe Burrelit", deklaroi kreu i PD- së. Në takimet me pronarë të bizneseve të vogla, Basha theksoi se plani ekonomik i PDsë për ulje taksash do të nxisë ekonominë pozitivish­t dhe do të krijojë vende të reja pune. Kryedemokr­ati nuk la pa akuzuar Ramën se nuk mbajti premtimet që bëri katër vite më parë. Në Klos, kreu i demokratëv­e denoncoi largimin e shqiptarëv­e për mungesë mundësish, rritjen e papunësisë, mungesën e infrastruk­turës dhe çmimin e lartë të naftës. "Çmimin e naftës do ta ulim, do të heqim 240 lekëshin shtesë. Të premtoj

edhe se të dyja rrugët do të rregullohe­n", theksoi kreu i PD- së. Lulzim Basha ishte edhe në Bulqizë, qytetin e minierave, banorëve të të cilit u premtoi heqjen nga zotërimi i tyre, oligarkëve dhe politikanë­ve, ndarjen e rentës minerare ndërmjet pushtetit qendror dhe ven-

dor dhe statusin e minatorit në përputhje me standardet europiane. "E gjitha kjo do të bëhet që ju të keni ato kushte që ka edhe qytetari në Europë. Nuk po them që do të keni rroga europiane, por të paktën do të keni sigurim në punë, sigurimet shoqërore do t'i keni. Nuk do të shpikim gjë, do të marrim atë model që funksionon në Bashkimin Europian. Deri tani e kanë kapur vetëm 5 vetë këtë punë. Kromi për ata, nafta për ata, koncesione­t për ata, tenderat për ata, ndërtimet për ata, turizmi për ata dhe droga për ata", theksoi z. Basha. Gjatë

bisedës me minatorë të papunë në Bulqizë, Basha garantoi se renta minerare do të ndahet mes pushtetit qendror e atij vendor dhe se do të ketë kushte më të mira pune. "Ju jap fjalën që mineralet nuk kanë për të funksionua­r më vetëm për një grusht oligarkësh dhe politikanë­t që janë të lidhur me ta. Një grusht oligarkësh dhe një grup banditësh i kanë marrë galeritë. Do t'i japim fund. Renta minerare do të ndahet mes pushtetit vendor dhe pushtetit qendror me destinacio­n të veçantë mirëqenien e njerëzve dhe në veçanti të "Takim i jashtëzako­nshëm me presidenti­n Donald Trump! Vizioni dhe kauza e tij janë frymëzim dhe inkurajim kolosal për lëvizjen tonë për një republikë të qytetarëve, me ekonomi të fortë dhe të nesërme të sigurt për të gjithë shqiptarët. Mirënjohje të pakufishme presidenti­t Trump dhe SHBA për mbështetje­n për Shqipërinë dhe shqiptarët!", shprehet z. Basha.

minatorëve. Dhe e treta, do të keni një status minatorësh në përputhje me standardet europiane", tha kreu i PD- së. "Fokusi im është ekonomia - theksoi z. Basha - me qëllim rritjen e mirëqenies së qytetarëve", duke akuzuar kryeminist­rin Edi Rama për premtimet e pambajtura gjatë qeverisjes 4- vjeçare. "Fokusi është ekonomia dhe ulja e taksave. Ka funksionua­r në Europë, do të funksionoj­ë edhe këtu. Edhe rritja e pensioneve do të thotë rritje konsumi. Ai i kishte 4 vjet, por çfarë bëri për ju këto 4 vjet?".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania