Gazeta Shqiptare

Rama- Metës: Shqipëria s'ka nevojë për britma e kërcënime por për shtet

PS mbyll fushatën më 22 qershor në Tiranë. Kryeminist­ri, përgjigje për aleatin "Mos u trembni nga presionet, hijet avullojnë më 25 qershor"

- Darina Tanushi

Kryeminist­ri Edi Rama deklaroi dje në mbrëmje se "Shqipëria s'ka nevojë për britma e kërcënime, por për shtet, punë, mirëqenie. Ndaj mos flasim me vete e për vete, po me njerëzit e për njerëzit". Kjo ka qenë përgjigjja që i ka dhënë kreu i qeverisë ishaleatit të tij, Ilir Meta, i cili lëshoi akuza të forta nga Fushë- Kruja e Fieri. Ndërkohë, më herët, Rama ishte në Bulqizë e Peshkopi, nga ku kërkoi votën duke thënë se edhe ata që janë me Partinë Demokratik­e nuk mund të gjejnë më bukur sesa të votojnë numrin 2. Ai u bëri thirrje gjithashtu edhe punonjësve të administra­tës që pas orarit të punës të kërkojnë vota për PS- në. "U them të gjithë mësuesve, këto janë ditët tuaja për të luftuar me mish e shpirt që, çfarë kemi nisur për nxënësit ta çojmë përpara. Ndaj trokisni në çdo shtëpi pas orarit të punës për të kërkuar votën për Partinë Socialiste. Mos u trembni nga presionet, të gjitha hijet do avullojnë më 25 qershor. Policia ka bërë shumë, por duhet të bëjmë më shumë, ndaj pas pune mos lini derë pa shkuar për të kërkuar votën për Partinë Socialiste, për familjen tuaj. Të gjithë punonjësit duhet të luftojnë për një votë për Shqipërinë që duam", - u shpreh Rama, në Bulqizë. PS- ja pritet të mbyllë fushatën elektorale në Tiranë të enjten e javës tjetër, më 22 qershor, por ende nuk është caktuar vendi. Ndërkohë dje, nga Peshkopia, Rama premtoi se brenda shtatorit do të nisë puna për ndërtimin e Rrugës së Arbrit. "Rruga e Arbrit, që është një zotim solemn i yni, do të nisë nga puna me të përfunduar kontrata. Procedura është drejt përfundimi­t dhe brenda shtatorit ne do të fillojmë punën dhe do t'i japim fund kësaj historie të

pafund, që për çerek shekulli ju e keni dëgjuar dhe stërdëgjua­r. Por unë ju them se brenda katër viteve të ardhshme, Dibra do të jetë e lidhur me Tiranën", - tha Rama. Rama tha se "të tjerët nuk kanë as vizion, as program, as skuadër, as lider. Të tjerët kanë vetëm një mundësi: të na kthejnë mbrapa. Ndërkohë që, në këta 44 muaj, ne kemi bërë gjithçka kemi

mundur, por jo gjithçka duhej, sepse nuk mund të zhbëhej ajo që është bërë në çerek shekulli". "Kemi dhënë provën se e kemi bërë Shqipërinë një vend të denjë, që mund ta çojë flamurin e Ismail Qemalit në oborrin e familjes europiane. Kemi ndërmarrë reforma që kanë vendosur themelet e shtetit modern dhe vota e 25 qershorit do të vendosë nëse ne do të vazhdojmë ta ndër- Zv. kryeminist­rja Mandija përsëriti thirrjen e bërë më parë për të gjithë titullarët e institucio­neve dhe drejtuesve të administra­tës, që të mos paraqesin pengesa për punonjësit që janë të angazhuar si komisioner­ë zgjedhorë.

tojmë këtë shtëpi", - u shpreh kreu i qeverisë. "Të gjithë punonjësit e shtetit këto 10 ditë duhet të punojnë për shtetin që duam, me punësim dhe mirëqenie. Nuk mund të gjejnë më bukur, ata që janë me PD- në të votojnë numrin 2. Po votuan atë 6- ën, ngelën me PD- në dhe s'fitojnë asgjë", - ka thënë Rama, që ka ngritur edhe dy gishtat për të treguar numrin.

 ??  ?? Kryeminist­ri Edi Rama, dje në Bluqizë
Kryeminist­ri Edi Rama, dje në Bluqizë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania