Gazeta Shqiptare

Meta: Rama të gjejë vrimë të futet nëse vë dorë mbi zgjedhjet

LSI denoncon dhunën ndaj të riut: U rrah nga falangat e PS "Ruçi u arratis me fustan grash në Greqi në ' 96"

- Darina Tanushi

Kryetari i Kuvendit, njëherësh ish- kry etar i LSI- së, Ilir Meta ashpërsoi dje më shumë gjuhën e tij politike, duke lajmëruar kryeminist­rin Rama se nuk do të gjejë vrimë ku të futet në rast se preket qoftë edhe një votë. Ai denoncoi si akt dhune të socialistë­ve, rrahjen me levë të të riut 18- vjeçar nga Zharrësi i Fierit të quajtur Orges Grëmi. Ndaj, gjatë mitingut të zhvilluar në Fushë- Krujë dje pasdite, Meta njoftoi vizitën e tij tek i riu i dhunuar në Fier. Rasti u njoftua dje nga dy përfaqësue­sit e LSI- së, Erisa Xhixho e Robert Bitri, sipas të cilëve, "Orges Grëmi, përfaqësue­s i LRI- së, dhe Agim Grëmi, kryetari i PS- së dhe përgjegjës i turnit në ' Albpetrol', kanë filluar të ngacmohen me njëri- tjetrin ' për kë do të votoni', dhe në momentin që Orgesi i ka thënë ' nuk të tregoj ty për kë votoj', Agimi i ka thënë, ' nuk të tregoj ty për kë votoj'. Janë zënë me njëri- tjetrin. Në atë moment i vëllai Lumen dhe Naim Grëmi e kanë qëlluar me levë e lopatë". "Më vjen keq që jam vetëm fizikisht sot në Fushë- Krujë, sepse mendjen, zemrën, shpirtin e kam te një maturant, te një 18vjeçar në Zharrës të cilin një bandit që punon në ' Albpetrol', që punon kryetar i PSsë e së bashku me dy rilindës të tjerë e kanë goditur si të pabesë me levë. Kjo nuk është rastësi. Kjo është pjesë e një skenari ogurzi, të kryetarit të Rilindjes, i cili pasi mori peng partinë historike, atë socialiste, pasi dështoi me puçin për të bërë një reformë në drejtësi që ta kapte atë dhe ta bënte më keq se policinë e drogës që i vuri njollën Shqipërisë në gjithë botën, pasi dështoi të bënte zgjedhje pa opozitën duke u përpjekur të bënte një puç tjetër, na mori e na shndërroi Lulushin, për ta përdorur atë kundër zgjedhjeve", - deklaroi Meta gjatë fjalës së tij. "Pas këtij

mitingu do të nisem për në Zharrës, për të takuar këtë 18vjeçar të plagosur nga falangat e Edi Ramës dhe askush tjetër, dhe përgjegjës­inë e ka ai dhe e ka personale. Sepse është ai dhe vetëm ai përgjegjës për frymëzimin e dhunës, për direktivat që u çon çdo ditë drejtuesve të Rilindjes në bazë që të përdorin kriminelët, dhunën, paratë e drogës ndaj të gjithë atyre që votojnë për LSI- në apo çdo forcë që nuk i pëlqen atij", - u shpreh Meta. "Ndaj dua t'i them, meqenëse nuk ka vënë mend akoma, ose nuk i ka Nënkryetar­i i LSI- së, Luan Rama njoftoi dje, se një përfaqësi e LSI- së është takuar me ambasadorë të akredituar në Tiranë, të cilët i kanë njoftuar për situatën politike në vend, që nga shkarkimet në administra­të, keqpërdori­min e policisë, dhe vendimin e fundit të KQZ- së për numëruesit.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania