Gazeta Shqiptare

Kryemadhi: Sondazhet e Sorosit morën në qafë Clinton, jo më Ramën

Zv. kryetarja e LSI: Qeverisjes me PS- në do i vija dysh

-

Zv.

kryetarja e LSI- së, Monika Kryemadhi deklaroi dje, se qeveria meriton pesë për punën e fillimit dhe dysh për dy vitet e fundit. E ftuar në emisionin e mëngjesit "Koha për t'u zgjuar" në "News24", Kryemadhi foli edhe për sondazhet, duke thënë se sondazhet e Sorosit e morën në qafë Hilary Clinton. Ju shqetësojn­ë shifrat e sondazheve? Absolutish­t jo! Edhe ne bëjmë sondazhe. Sondazhet e Sorosit janë ato që morën më qafë Hillary Clinton; e njëjta gjë po ndodh edhe në Shqipëri. Dje patët një problem me numëruesit? Edhe sikur të mos ketë numërues LSI- ja, as mos ta çojë kush në mend të prekë votat e LSI- së!

Është folur edhe për përgjegjës­itë e LSI- së në qeveri...

Sigurisht, kemi përgjegjës­itë tona dhe nuk u shmangemi. Ky është ndryshimi mes nesh: edhe kur bëjmë gabim, kërkojmë falje. Rama thotë ' penalltinë do ta gjuaj vetë, se topi është i imi', kur bëhet fjalë për të mira. Kur është fjala për të këqija, ' jo, e ka fajin LSI- ja'.

Si Rama, edhe Basha iu kanë bërë thirrje të larguarve te LSI- ja të kthehen në këto dy forca. Ju, keni bërë thithje anëtarësie?

Njerëzit nuk janë më budallenj. Shqiptarët janë shumë të mençur që të kuptojnë se kush i do vërtet. Nëse do i konsideros­h si skllevërit e tu, ata të japin dërrmën. Zhgënjimi, si te PS, si te PD, është i madh, pasi kanë marrë dhuratë partitë e treta. Çfarë mendimi keni për marrëveshj­en me PS- në? PS- ja nuk i ka qëndruar marrëveshj­es as për ligjin e arsimit të lartë dhe as për koncesione­t. Kurse LSI- ja i ka qëndruar në të gjitha pikat.

Meta i vuri 8 dhe 4, po unë gjatë gjithë kësaj periudhe do mendoja 5- 6, dhe pas 2015- ës as dysh nuk do i vija.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania