Gazeta Shqiptare

Korrupsion­i, dënohet me 4 vite burg Majlinda Andrea

Avokati Theodhori Sollaku: Do t'i drejtohem Kushtetues­es. 1.6 vite burgim për Odhise Andrean Vendimi, Gjykata e Lartë shpall fajtore ish- gjykatësen

- Xhensila Kodra

Ish- gjykatësja e lartë, Ma jlinda Andrea u shpall faj tore për akuzën e korrupsion­it pasiv. Mesditën e djeshme, Gjykata e Lartë dha vendimin duke e dënuar atë me 4 vite burgim. Kështu, për Andrean është vërtetuar se ka pranuar si ryshfet 50 mijë euro në këmbim të dhënies së një vendimi pronësie në favor të të bashkëpand­ehurve në proces, Eleni Lino dhe Ilia Cabiri. Kolegji Penal me relatore Evelina Qirjakon vendosi ta cilësojë fajtore ish- kolegen dhe ta dënojnë atë për akuzën e lartpërmen­dur. Por e pandehura nuk do të shkojë prapa hekurave, pasi Kolegji e konvertoi dënimin me shërbim prove, duke e urdhëruar Andrean që për tri vite me radhë të mbajë kontakt me shërbimin e provës. Po ashtu, si dënim plotësues për të u vendos edhe heqja e së drejtës për të ushtruar funksione publike për një periudhë 5- vjeçare. Pas dhënies së vendimit, avokati i saj mbrojtës, Theodhori Sollaku tha se dënimi i Majlinda Andreas është një precedent i rrezikshëm dhe se do t'i drejtohet Gjykatës Kushtetues­e. "Çështja që u gjykua sot ( dje) nuk ka asnjë element të veprës penale. Nuk ka asnjë provë në ngarkim të gjyqtares Majlinda Andrea, gjithsesi duhet respektuar si vendim, sepse ky është sistemi që kemi zgjedhur. Ne mendojmë se është një prece- dent i rrezikshëm. Ne do të ndjekim hapat e tjerë që lejon Kushtetuta. Kemi prezantuar para gjykatës shumë shkelje që lidhen me mënyrën e marrjes së provës, me shkeljen e së drejtës për privatësi", tha avokati. Ndërkaq, për bashkëshor­tin e ish- gjyqtares, Odhise Andrean, Gjykata e Lartë vendosi dënimin e tij me një vit e gjashtë muaj burgim dhe për pesë vite të tjera iu hoq e drejta për të ushtruar funksione publike. Për shkak "Çështja që u gjykua sot ( dje) nuk ka asnjë element të veprës penale. Nuk ka asnjë provë në ngarkim të gjyqtares Majlinda Andrea, gjithsesi duhet respektuar si vendim, sepse ky është sistemi që kemi zgjedhur".

se vendimi është i formës së prerë, Odhise Andrea, ishkëshill­tar në Kuvendin e Shqipërisë, duhet të shkojë menjëherë në burg për të vuajtur dënimin. Kurse, të pandehurit e tjerë të këtij procesi, Ilia Çabiri dhe Petraq Dashi u dënuan gjithashtu me nga 1 vit e gjashtë muaj burgim, ndërsa Eleni Lino u dënua me 1 vit burg. Po, për këtij të fundit, Kolegji vendosi që t'ia konvertojë dënimin në shërbim prove. Po ashtu, Kolegji vendosi të konfiskojë

edhe shumën prej 50 mijë eurosh që u mor ryshfet nga çifti i bashkëshor­tëve Majlinda dhe Odhise Andrea dhe ta kalojë atë në llogarinë e shtetit. Kjo shumë parash, iu dha Odhise Andreas nga të pandehurit Eleni Lino dhe Ilia Çabiri me ndërmjetës­inë e Petraq Dashit. Në këmbim të parave, Majlinda Andrea firmosi një vendim në favor të tyre, duke i njohur pronarë të një sipërfaqej­e prej 40 hektarësh tokë në zonën e Ksamilit.

 ??  ?? Majlinda Andrea
Majlinda Andrea
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania