Gazeta Shqiptare

Konsumuan sufllaqe në një fast- food në Kalimash, helmohen 15 studentë

MSH: Të rinjtë po ktheheshin nga një miting

-

TIRANË - 15 studentë janë helmuar nga ushqimi që kanë konsumuar në një lokal në Kalimash të Kukësit. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se "më datë 14.06.2017, rreth orës 01: 04, në pavijonin e infektivit të spitalit ' Nënë Tereza' kanë shkuar rreth 15 studentë të toksikuar. Rreth orës 04: 52, të gjithë studentët janë larguar për në banesë pas mjekimit të marrë". Mësohet se pasi kanë marrë mjekimin, të rinjtë kanë dalë nga spitali dhe kanë vijuar aktivitete­t e tyre. Mjekët konstatuan se studentët me shenja helmimi kishin konsumuar të njëjtin ushqim në të njëjtin fast- food. Veprimet e mëtejshme procedural­e do të ndiqen nga Drejtoria Vendore e Policisë Kukës. Ndërkaq, burime zyrtare nga Ministria e Shëndetësi­së pohuan se në datën 13.06.2017, janë paraqitur në spitalin e Rrëshenit tri raste me këto shqetësime, si: këputje të përgjithsh­me, të vjella, debulesë dhe heqje barku. "Të rinjtë kanë qenë pjesë e një grupi që po ktheheshin nga një miting rreth orës 20: 00- 21: 00 të po kësaj date ( 13.06.2017), ku mësohet se janë ndalur të konsumojnë ushqim në një nga lokalet në dalje të Kukësit. Për një periudhë shumë të shkurtër, pasi kanë marrë shërbim në spitalin e Rrëshenit, tre të rinjtë janë ndjerë shumë mirë dhe kanë kërkuar të shkojnë në banesat e tyre në Tiranë", thuhet në njoftimin për shtyp të këtij institucio­ni. Gjithashtu, MSH sqaroi se "në vazhdim të rrugës, në afërsi të Fushë- Krujës, edhe 6 persona të tjerë janë ankuar për të njëjtat simptoma, të cilët pasi janë parë nga mjekët e urgjencës së Fushë- Krujës, janë nisur në drejtim të Qendrës Spitalore Universita­re "Nënë Tereza", në Tiranë". Menjëherë nga marrja e njoftimit të parë, Ministria e Shëndetësi­së ka qenë prezente nëpërmjet institucio­neve të saj qendrore dhe lokale, ku është kërkuar vlerësim i menjëhersh­ëm i situatës. Sipas MSH- së, Inspektora­ti Shtetëror Shëndetëso­r Kukës dhe Drejtoria Rajonale Shëndetëso­re Kukës, kryen mbylljen e lokalit dhe marrjen e mostrave përkatëse për analizat.

 ??  ?? Urgjenca e QSUT- së
Urgjenca e QSUT- së

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania