Gazeta Shqiptare

E nxorën nga shtëpia, 59- vjeçari tenton të vetëdigjet me benzinë brenda në Gjykatë

Andon Shkodra: Jam mes katër rrugëve, s'e dua më jetën

-

DURRËS - Një 59vjeçar nga Durrësi ka tentuar dje të vetëdigjet me benzinë pasi Gjykata e Shkallës së Parë e këtij rrethi ka marrë vendim që ai të dalë nga banesa ku jeton. Bëhet fjalë për shtetasin Andon Shkodra, banues në lagjen nr. 18 të qytetit bregdetar. Mësohet se është hera e tretë brenda 10 ditëve që Shkoza tenton t'i japë fund jetës së tij. Vendimi nga togat e zeza është dhënë në fillim të këtij muaji. I tronditur nga ky vendim, 59- vjeçari ka hyrë rreth orës 11: 00 të ditës së djeshme në ambientet e Gjykatës së Durrësit me një shishe benzinë në dorë. Në momentin që ka filluar të spërkatet me benzinë, ai është ndaluar nga një punonjës policie që ndodhej në këtë institucio­n. Dëshmitarë­t pohuan se burri u ndalua në momentin e fundit nga efektivi i policisë. "Burri që tentoi të vetëdigjet sot ( dje) ishte shumë i trishtuar. Ai vjen për çdo ditë në gjykatë. Na tha se gjykata e kishte nxjerrë nga shtëpia dhe nuk kishte ku të jetonte. Para dy ditësh ( të martën) ai erdhi këtu dhe u spërkat me benzinë, por e shpëtuan disa qytetarë. Sot ( dje) bëri të njëjtën gjë, ndërsa kësaj here e shpëtoi një polic i Rendit. Ai ishte në gjendje shoku, na erdhi shumë keq për të", thanë dëshmitarë­t. Ndërkaq, Andon Shkodra është dërguar në komisariat­in e Policisë në gjendje të rënduar mendore, ku dhe është marrë në pyetje. Burime zyrtare nga policia lokale bënë me dije se kjo është hera e dytë brenda 48 orësh që 59- vjeçari tenton të vetëdigjet në gjykatë. Sipas të njëjtave burime, disa vite më parë, Andon Shkodra ia ka dhënë truallin e banesës ku jetonte një firme për të ndërtuar një pallat. Marrëveshj­a e bërë me pronarin e firmës nuk është zbatuar, pasi ky i fundit ka ndërruar jetë. Më pas Shkodra ka hyrë së bashku me familjarët e tij në një apartament të pallatit për të banuar. Duke qenë se ai nuk rezulton si banor i këtij pallati me dokumente ( apartament­i nuk është në pronësi të tij), Gjykata ka vendosur që Andon Shkoza të dalë jashtë.

"Kam mbetur pa shtëpi. Aktualisht jam mes katër rrugëve, ndaj nuk dua të jetoj më. Nuk kam ç'e dua jetën përderisa më nxorën nga banesa! Gjykata më nxori nga shtëpia dhe në gjykatë do të digjem i gjallë. Mua më takon apartament­i ku banoja deri para disa ditëve, pasi kam dhënë truallin e shtëpisë sime që të ndërtohej pallati. Pas vdekjes së pronarit të firmës së ndërtimit, nuk më dhanë apartament sipas kontratës që kisha bërë me të. Unë kërkoj drejtësi, ndryshe do të vetëflijoh­em", - ka deklaruar në Polici Andon Shkoza. Të pyetur në lidhje me tentativën e vetëflijim­it të 59vjeçarit, burime zyrtare nga Gjykata e Shkallës së Parë e Durrësit deklaruan për "GSH" se: "Për sa kërkoni, ju bëjmë me dije se pas verifikimi­t në sistemin e menaxhimit të çështjeve gjyqësore ICMIS të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin Andon Shkodra nuk rezultojnë të regjistrua­ra çështje civile me objekt konflikti për shkaqe pronësie". kl. ha.

 ??  ?? Polici që shpëtoi 59- vjeçarin nga vetëdjegia
Polici që shpëtoi 59- vjeçarin nga vetëdjegia
 ??  ?? Gjykata e Durrësit
Gjykata e Durrësit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania