Gazeta Shqiptare

Falja për bizneset, fshihen detyrimet për 105 mijë subjekte

Sipërmarrë­sit, pesë dokumentet që duhet të dorëzoni deri në fund të qershorit Skema, gjobat që falen me kusht, kush përfiton

-

Drejtoria e Përgjiths hme e Tatimeve ka fshirë detyrimet për 104 mijë subjekte, të cilat kanë përfituar nga ligji i faljes. Përfituese janë bizneset që janë gjobitur automatiki­sht për mosdeklari­m në kohë të punonjësve. Ndërkohë, bizneset bizneset që duan të përfitojnë nga falja e gjobave duhet të dorëzojnë ' online' pesë dokumente brenda datës 30 qershor.

NJOFTIMI

105 mijë subjekte përfitojnë nga ligji që në ditën e parë të ekzekutimi­t automatik të fshirjes së detyrimeve. Në zbatim të ligjit "Për Pagesën dhe fshirjen e pjesshme të detyrimeve tatimore, doganore, si dhe procedura e heqjes nga qarkullimi të mjeteve të transporti­t" dhe Udhëzimit të Ministrisë së Financave në zbatim të tij, Drejtoria e Përgjithsh­me e Tatimeve po vijon me implementi­min dhe zbatimin korrekt të ligjit. Gjatë ditës së djeshme kanë përfituar nga fshirja automatike rreth 105,047 tatimpague­s si në status aktiv edhe në atë pasiv, të cilët kanë pasur në ngarkim gjoba për deklarim të vonuar të deklaratav­e tatimore, të tilla si: deklarata individual­e vjetore e të ardhurave, deklarata të TVSH- së, deklarata për destinimin e fitimit, listëpages­ë e TAP, deklaratë Tatim Fitimi/ Tatim i Thjeshtuar i Fitimit etj. "Ftojmë të gjithë tatimpague­sit të kontrolloj­në llogarinë e tyre elektronik­e për të konfirmuar nëse kanë përfituar nga kjo fshirje. Nëse tatimpague­sit vlerësojnë se përfitojnë nga kjo falje dhe nuk konstatojn­ë fshirjen e gjobave në llogarinë e tyre, të kontaktojn­ë pranë zyrave të shërbimit të tatimpague­sve. Drejtoria e Përgjithsh­me e

Tatimeve u bën edhe njëherë thirrje të gjithë tatimpague­sve të dorëzojnë deri më 30 qershor çdo deklaratë të padorëzuar më parë, në mënyrë që të përfitojnë nga fshirja automatike e penalitete­ve për to", -

thuhet në njoftimin e Tatimeve. Procesi i fshirjes automatike do të vijojë hap pas hapi me çdo zë që parashikon legjislaci­oni në fjalë. Për çdo rast, tatimpague­sit do të duhet të konsultohe­n me legjislaci­onin 105 mijë subjekte përfitojnë nga ligji që në ditën e parë të ekzekutimi­t automatik të fshirjes së detyrimeve. Në zbatim të ligjit "Për Pagesën dhe fshirjen e pjesshme të detyrimeve tatimore, doganore, si dhe procedura e heqjes nga qarkullimi të mjeteve të transporti­t" dhe Udhëzimit të Ministrisë së Financave në zbatim të tij, Drejtoria e Përgjithsh­me e Tatimeve po vijon me implementi­min dhe zbatimin korrekt të ligjit.

lidhur me detyrimet që përjashtoh­en nga falja. Informacio­ni i plotë i ligjit dhe udhëzimit të Ministrisë së Financave gjendet i publikuar në faqen zyrtare të tatimeve www. tatime. gov. al në rubrikën "Legjislaci­oni".

 ??  ?? Drejtoria e Përgjithsh­me e Tatimeve
Drejtoria e Përgjithsh­me e Tatimeve

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania