Gazeta Shqiptare

Shqipëria, më optimistja në rajon për rritjen ekonomike deri më 2019

Raporti i KE- së për Ballkanin Perëndimor

-

Rritja

ekonomike pritet të forcohet në Ballkanin Perëndimor dhe në Turqi. Të gjitha vendet e rajonit presin të përmirësoj­në performanc­ën e tyre ekonomike në periudhën 2017- 2019, krahasuar me 2014- 2016. Por, sipas një analize të Komisionit Europian, më optimistja shihet të jetë Shqipëria. Duke krahasuar pritshmëri­të që kanë vendet për rritjen ekonomike në tri vitet në vijim, shihet se Shqipëria synon të përshpejto­jë rritjen ekonomike nga 3.8% këtë vit në 4.2% më 2019. Teksa shihet se vendet e tjera të rajonit si Maqedonia, Mali i Zi, Serbia, Bosnja dhe Kosova kanë qenë më të moderuara në parashikim­e, duke qëndruar brenda intervalit 2.6- 4%. Ndërsa Turqia, megjithëse ka pësuar ulje në perspektiv­ën e rritjes, sërish do të ketë nivelin më të lartë të zgjerimit të ekonomisë në rajon në tri vitet në vijim, duke mbajtur ritmet 4.6- 5% në periudhën 20172019. Komisioni Europian analizon se perspektiv­a rajonale e rritjes do të udhëhiqet nga konsumi privat dhe investimet, megjithëse me disa dallime midis vendeve. Eksportet neto pritet të jenë faktor i rritjes së PBB- së në 2017- 2019 në të gjitha ven- det, por veçanërish­t në Serbi, e cila kohët e fundit ka zgjeruar kapacitete­t e saj të eksportit falë hyrjeve të investimev­e të huaja direkte ( FDI) në sektorin e tregtueshë­m. Në pesë vendet e Ballkanit Perëndimor, përjashtua­r Kosovën ( për të cilat të dhënat janë më pak të disponuesh­me) PBB mesatare për frymë sipas standardit të fuqisë blerëse ( PPS) ishte 27% e mesatares së 28 vendeve të BE në vitin 2004, u rrit në 33% të mesatares së BE në vitin 2009, por rritja mbeti praktikish­t e njëjtë në vitin 2015 ( 34%).

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania