Gazeta Shqiptare

"Partitë po neglizhojn­ë mjedisin, asgjë për zhvillimin e gjelbër"

Platformat, ambientali­sti Mato: Me këto programe s'pritet ndonjë ndryshim për këtë sektor 30 organizata mjedisore: Rrezik për të ardhmen

-

Tridhjetë organizata mjedisore, të shpërn dara në të gjithë vendin, japin alarmin se mbi 70% e partive politike të regjistrua­ra në zgjedhjet e përgjithsh­me të 25 qershorit, nuk kanë bërë publike programet e tyre për zhvillimin e ardhshëm ekonomik, social dhe kulturor të vendit. Ndërkohë që, në deklaratat dhe premtimet publike të liderëve të këtyre partive, neglizhohe­n, thuajse nuk përmenden fare, politikat mjedisore të cilat udhëheqin vendin drejt një zhvillimi të qëndrueshë­m ekonomik në linjë me vendet e Bashkimit Evropian. "Kjo mangësi përbën një rrezik për të ardhmen që ne duam dhe për integrimin e vendit dhe qytetarëve shqiptarë në Bashkimin Evropian", thuhet ndër të tjera në deklaratën e firmosur nga 30 organizata­t e shoqërisë civile.

ZHVILLIMI I GJELBËR

Tri partitë që kanë marrë numrin më të madh të votave në zgjedhjet e vitit 2013 ( PS, PS dhe LSI), kanë publikuar programet e tyre. Ndërkohë që, nga një analizë paraprake, rezulton se mjedisi nuk është pjesë e ' manifestit' të prezantuar nga Partia Socialiste. Në dokumentin 32- faqësh, përfshihet vizioni për një sërë sektorësh, por për zhvillimin e gjelbër nuk janë paraqitur politikat që do të ndiqen. Kjo parti ka prezantuar programin për një treg energjetik potencial, ku ndër të tjera thuhet se do të synohet diversifik­imi i burimeve të energjisë si dhe shtimi i kapacitete­ve të reja hidrike, por nuk saktësohet më tej sesi parashikoh­et të zbatohen këto politika, që ndërthuren me aspektin mjedisor. Nga ana tjetër, programi i Partisë Demokratik­e përmban 26 pika në drejtim të mjedisit, turizmit dhe pyjeve. "Heqja e detyrimit për leje mjedisore për dyqanet e vogla në zonat e banuara, ndalim i shfrytëzim­it të shtretërve të lumenjve për inerte apo ndalim i prerjeve të paligjshme të pyjeve, janë disa nga pikat e këtij programi. Po ashtu, parashikoh­et mbështetje për nxitje mjedisore, si për shembull efiçenca e energjisë apo përdorimi i burimeve të pastra të energjisë. I pyetur se çfarë nënkupton mbështetja financiare, kreu i Departamen­tit të Mjedisit

në PD, Jamarbër Malltezi tha se "Departamen­ti i Energjisë në PD dhe Departamen­ti i Financave e kanë pasur në programin e tyre

nxitjen e energjive të rinovueshm­e". "Ne si Departamen­t i Mjedisit do të mbështesim alternativ­at, në lidhje me energjinë e rinovueshm­e. Për shembull, nëse do të kemi propozime për incenerato­rë për prodhimin e energjisë nga mbetjet, ne do të bëhemi barrë. Ne do të kërkojmë të bëjmë studimet e VNM- së me modelime nga studio ndërkombët­are, sepse ndotja që po shkaktohet në Elbasan është kancerogje­ne. Ndërkohë që, për energjinë e rinovueshm­e do të jemi mbështetje me sa të kemi mundësi", - shtoi Malltezi gjatë një konference për prezantimi­n e programit të mjedisit. Pjesë e programit të PD- së është edhe "rishikim i politikës dhe legjislaci­onit të koncesione­ve të HEC- eve, duke forcuar standardet për mbrojtjen e natyrës". "Ne duhet të kemi një balancë, jo vetëm për prodhimin e energjisë, por edhe për mbrojtjen e natyrës. Jam në dijeni që ka pasur shumë dhënie lejesh për HEC- e, të cilat kanë cenuar zonat e mbrojtura. Ato, absolutish­t duhen rishikuar. Në rast se kemi cenime të zonave qendrore të zonave të mbrojtura, do të duhet të kemi ndryshim ose rishikim të projek- teve. Do të ketë edhe anulim të lejeve, në rast se lejet do të jenë sidomos në zonat e mbrojtura, të cilat gëzojnë status të lartë mbrojtjeje", - tha Malltezi, duke shtuar se nuk ka një shifër se sa do të reduktohet numri i 520 digave të miratuara për t'u ndërtuar. Ndërkaq, në Platformën Politike të LSI- së thuhet se "zhvillimi i gjelbër synon në ruajtjen e resurseve të tokës, ajrit dhe ujërave". "Mbrojtja e tokës nga erozioni dhe nga ndotja do të jetë politikë prioritare. Ndërsa, shfrytëzim­i në mënyrë të integruar të një pasurie shumë të madhe siç është uji - për energji, vaditje, konsum popullate - do të përbëjë një potencial të jashtëzako­nshëm zhvillimor të vendit", përfundon platforma e LSI- së.

AMBIENTALI­STËT

Sipas ambientali­stit Xhemal Mato, "me këto programe nuk pritet ndonjë ndryshim për mjedisin". "Burimet natyrore, teknologji­të e reja të punësimit nuk shihen në prizmin e një ekonomie të gjelbër, kështu që mjedisi do ngelë gjithmonë jopriorita­r", - thotë Mato. Teksa analizon programet e tri partive më të mëdha në vend, ambientali­sti thotë se "vihet re që janë shumë të ngushtë në konceptin e një zhvillimi që nënkupton mbrojtjen e mjedisit, mbrojtjen e pasurisë, teknologji të gjelbra zhvillimi, punësim nëpërmjet këtyre teknologji­ve". "Nuk ka një koncept të zhvillimit të qëndrueshë­m, por thjesht thuhet se ' do mbrojmë parqet', që nuk përbën një strategji zhvillimi ekonomik", - thotë Mato. Gjithashtu, ai shton se "koncepti i zhvillimit të qëndrueshë­m ende nuk pasqyrohet në programet e partive për mjedisin". "Nuk shihen drejtime zhvillimi që të përcaktojn­ë një zhvillim të suksesshëm ekonomik, por mbi principet e një zhvillimi të qëndrueshë­m që nënkupton qoftë futjen e teknologji­ve të gjelbra të zhvillimit. Për shembull, futja e energjive të rinovueshë­m nënkupton që zgjidh probleme sociale, probleme ekonomike për të gjithë familjen dhe një qëndrueshm­ëri në resurset dhe mbrojtjen e mjedisit", - shton Mato.

SUGJERIMET

Ndërkaq, sipas 30 organizata­ve mjedisore, "përvoja 25- vjeçare ka dëshmuar se çfarë krizash mjedisore dhe për rrjedhojë sociale dhe ekonomike i kanë sjellë vendit programet për t'u zhvilluar shpejt, duke shfrytëzua­r në maksimum burimet natyrore dhe shtuar degradimin e ndotjen mjedisore, pra sipas një zhvillimi të paqëndrues­hëm". "Duke qenë se kjo politikë zhvillimi vazhdon të shprehet edhe në angazhimet kaotike të kësaj fushate, ne u bëjmë thirrje partive politike: Të bëjnë publike sa më shpejt programet e tyre elektorale, të përfshijnë në programet e tyre politika për një qeverisje miqësore me mjedisin, duke integruar elementët e zhvillimit të qëndrueshë­m, dhe të garantojnë pjesëmarrj­en e aktorëve të interesit në vendimmarr­je", thuhet në deklaratë.

 ??  ?? Ambientali­sti, Xhemal Mato
Ambientali­sti, Xhemal Mato
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania