Gazeta Shqiptare

QKEV: 15.853 profesioni­stë të shëndetësi­së, pa kredite

Problem, aktivitete­t nga institucio­net publike, të rishikohen kontratat e FSDKSH- së me spitalet Raporti: Pjesa më e madhe janë infermierë

-

Cikli i dytë i edukimit në vazhdim për profesioni­stët e shëndetësi­së zgjat 4 vjet, ndërkohë që brenda këtij cikli mjekët duhet të mbledhin një numër jo më të vogël se 120 kredite të edukimit në vazhdim, stomatolog­ët dhe farmacistë­t e ndihmësfar­macistët 60 kredite, ndërsa infermierë­t e mamitë 40 kredite. 50% të numrit të përgjithsh­ëm, ndërsa aktivitete­t e vetëraport­uara duhet të përllogari­ten deri në 20% të numrit të përgjithsh­ëm të krediteve të raportuara. Sa i takon numrit vjetor minimal të detyrueshë­m, për mjekët ai është 10 kredite, ndërsa për farmacistë­t, ndihmësfar­macistët dhe stomatolog­ët, 5 kredite. Në programin e ricertifik­imit përfshihen të gjithë këta profesioni­stë ( shtetas dhe të huaj), që ushtrojnë detyrën në institucio­net publike ose private të kujdesit shëndetëso­r parësor, dytësor dhe terciar dhe ata të institucio­neve akademike shëndetëso­re. Në program nuk përfshihen vetëm profesioni­stët që punojnë në administra­të. Ndërkohë që, ata profesioni­stë, të cilët dalin në pension brenda periudhës 4- vjeçare të ciklit dhe që nuk do të vazhdojnë ta ushtrojnë profesioni­n e tyre në sektorin privat, përjashtoh­en nga detyrimet e programit të certifikim­it për atë cikël. Gjithashtu, mjekët, farmacistë­t, stomatolog­ët, ndihmësfar­macistët, infermierë­t dhe mamitë, të cilët gjatë një viti kalendarik të ciklit të programit ndërpresin punën për një periudhë 4- mujore ose edhe më gjatë, përjashtoh­en nga kërkesat e programit për atë vit kalendarik. Profesioni­stët, të cilët punojnë me kohë të pjesshme dhe ata që kanë dalë në pension, por vazhdojnë të ushtrojnë profesioni­t, duhet të plotësojnë të njëjtat kritere të programit si ata që ushtrojnë profesioni­n e tyre me kohë të plotë. Ndërkaq, ashtu sikurse ishte përcaktuar gjatë ciklit të parë, profesioni­stët e shëndetësi­së, të cilët nuk plotësojnë kriteret e programin e certifikim­it, do t'i nënshtrohe­n provimit të certifikim­it. Për mjekët, farmacistë­t dhe stomatolog­ët cikli zgjat nga 20152018, ndërsa për infermierë­t përgjatë periudhës kohore 2016- 2019.

 ??  ?? Foto ilustruese
Foto ilustruese

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania