Gazeta Shqiptare

Kosovë, shkatërroh­et celula shqiptare e ISIS, 9 arrestime

Prokuroria speciale: Planifikon­in të sulmonin në ndeshjen Shqipëri- Izrael Drejtohesh­in nga Lavdrim Muhaxheri

-

Plot 9 persona janë ar restuar në Kosovë, si anëtarë të një celule të ISIS- it, e cila drejtohej nga "Kasapi i Ballkanit", Lavdrim Muhaxheri. Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë kundër tyre për terrorizëm. Sipas aktakuzës, 3 prej të pandehurve, me qëllim që të frikësojnë popullsinë, të destabiliz­ojnë shtetet e Ballkanit dhe të krijojnë Shtetin Islamik, i janë përgjigjur thirrjes së pjesëtarit të organizatë­s terroriste ISIS, Lavdrim Muhaxheri, për akte terroriste. Prokuroria Speciale e Kosovës njofton se, përmes kontakteve të rregullta mes tyre, me anë të internetit e konkretish­t aplikacion­it "Telegram", njërit prej tyre i është bërë thirrje që të kryejë sulmin terrorist kundër lojtarëve dhe tifozëve nga Izraeli, të cilët duhej të vinin në Shqipëri, në qytetin e Shkodrës, për të zhvilluar ndeshjen e futbollit mes Shqipërisë dhe Izraelit, më 12 nëntor 2016. Dy të pandehur, gjatë muajit tetor 2016, sipas kërkesës së Lavdrim Muhaxherit, i cili nga Prokuroria konsideroh­et si një ndër të pandehurit e me të cilin kanë pasur kontakte të vazhdueshm­e përmes "Telegramit", kanë përgatitur sulme terroriste në Kosovë, atentatet kundër ndërkombët­arëve, ose zyrtarëve të institucio­neve të sigurisë. Një prej tyre interesohe­j për blerjen e Rikthimi i Muhaxherit në Ballkan, sipas shërbimeve sekrete italiane është konsiderua­r si një kërcënim shumë serioz, jo vetëm për zonën ballkanike, por edhe për shumë vende të Europës, ku lideri xhihadist nga Kosova ( i futur në listën globale të terroristë­ve nga SHBA në 2014- ën), ka shumë kontakte dhe është në gjendje që të godasë.

armëve automatike, që do t'ia dërgonte Lavdrim Muhaxherit përmes njerëzve të tij ende të paidentifi­kuar, në këmbim të shumës 1.500 euro. Plot 283.1 gramë eksploziv i improvizua­r "triacetone triperoxid­e" ( TAPT) i është gjetur njërit prej tyre në bodrumin e shtëpisë së tij. Po ashtu, Prokuroria ka gjetur prova për prodhim materiales­h plasëse në shtëpi. Një prej të pandehurve, sipas Prokuroris­ë ka qenë në

Siri në vitin 2013. Ndërkohë, Lavdrim Muhaxheri është raportuar i vdekur gjatë ditëve të fundit. Familjarët e tij konfirmuan vrasjen e Muhaxherit në Siri, megjithatë ende asgjë nuk është e sigurt. Lavdrim Muhaxheri, i njohur me emrin Abu Abdullah al- Kosova, i futur në listën globale të terroristë­ve nga SHBA në 2014- ën, është konsiderua­r prej kohësh si një nga krerët e ISIS- it. Kjo pas një ngjitjeje si kreu i Brigadës Ballkanike të xhihadistë­ve. Para kësaj, ai ka punuar në bazën amerikane të Bondsteel në Kosovë dhe para kësaj ka punuar për NATO- n në Afganistan. Shqiptari është deklaruar tri herë i vdekur, megjithatë kohëve të fundit u tha se kishte mbërritur në Kosovë me objektiv, të rekrutonte sa më shumë xhihadistë. Tashmë është deklaruar sërish vdekja e terroristi­t, ndërsa lajmi është konfirmuar fillimisht nga Policia e Kosovës, e më pas edhe nga familjarët e tij. Policia e Kosovës ka njoftuar se është vrarë një shtetas kosovar nga dronet e SHBA- ve, por nuk ka dhënë ndonjë detaj për identiteti­n e tij. Megjithatë, familjarët e kanë konfirmuar rastin, ndërsa janë shprehur se bëhet fjalë pikërisht për Muhaxherin.

 ??  ?? Lavdrim Muhaxheri
Lavdrim Muhaxheri

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania