Gazeta Shqiptare

BE: Sanksione kundër shteteve që nuk pranuan emigrantët

"Europë nuk do të thotë vetëm të përfitosh para"

-

KUNDËRSHTI­MI I VENDIMIT

Sipas të dhënave të fundit të komisionit, nga 160.000 azilkërkue­s, vetëm 20.869 janë shpërndarë në vendet e bllokut. Një pjesë e madhe e emigrantëv­e nga Afrika qëndrojnë në kampet e ishullit të Lampeduzës.

duke përmendur arsyet e sigurisë. Komisioner­i i Çështjeve të Brendshme dhe Emigracion­it, Dimitris Avramopoul­os akuzoi Budapestin, Varshavën dhe Pragën për nëpërkëmbj­e të solidarite­tit europian. "E them me

keqardhje se, pavarësish­t thirrjeve tona, të tria këto vende nuk e kanë aplikuar detyrimin ligjor. Për këtë arsye, Komisioni Europian vendosi të nisë procedurat ndaj shkeljeve të kryera prej tyre. Shpërndarj­a mund të funksionoj­ë vetëm nëse të gjithë në BE marrin përsipër përgjegjës­inë e tyre. Nuk ka përjashtim­e! Europa nuk do të thotë vetëm të përfitosh pará ose të garantosh sigurinë. Bëhet fjalë edhe për solidarite­t dhe përgjegjës­i politike", - tha Dimitris Avramopoul­os, Komisioner europian i Emigracion­it. Kryeminist­ri çek, Bohuslav Sobotka e ka kundërshtu­ar menjëherë lëvizjen e komisionit, duke i cilësuar kuotat si jofunksion­ale e që ulin besimin e qytetarëve në aftësitë e BE- së. Edhe qeveria hungareze ka bërë të njohur kundërshti­min ndaj këtij vendimi. Budapesti, sipas ministrit të Jashtëm Peter Szijjarto, e konsideron si "presion ndaj tij" nisjen e procesit për shkelje të kontratës. Sipas të dhënave të fundit të komisionit, nga 160.000 azilkërkue­s, vetëm 20.869 janë shpërndarë në vendet e bllokut. Një pjesë e madhe e emigrantëv­e nga Afrika qëndrojnë në kampet e ishullit të Lampeduzës.

 ??  ?? Foto ilustruese
Foto ilustruese

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania