Gazeta Shqiptare

Ramush Haradinaj: Mund ta bëjmë qeverinë me LDK- në

Kreu i AAK- së: Vetëvendos­ja? Nuk ka improvizim­e, qeverinë do ta formojmë ne "Ekzekutivi­n e ri do ta formoj për një javë"

-

Kandidati për Kryem inistër të Kosovës nga koalicioni i Partisë Demokratik­e të Kosovës, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe partisë Nisma, Ramush Haradinaj, thotë se nuk do të lejohen improvizim­e dhe se qeverinë do ta formojë koalicioni që ka fituar zgjedhjet. Ai beson se qeveria e re do të formohet një javë pas certifikim­it të rezultatev­e dhe shprehet se ka një traditë të bashkëpuni­mit me Lidhjen Demokratik­e të Kosovës, e cila mund të vazhdojë edhe në qeverisjen e ardhshme.

Zoti Haradinaj, ju jeni kandidat për kryeminist­ër i një koalicioni që ka dalë fitues i zgjedhjeve të 11 qershorit. Por, mandatet e fituara në Kuvend, sikur nuk jua garantojnë formimin e qeverisë pa një koalicion të ri. Si do të veproni në këtë rast?

Tani jemi në pritje të rezultatit final, por afërsisht dihet numri i deputetëve të koalicioni­t tonë. Kushtetuta jonë parasheh edhe rolin e komunitete­ve, e të gjithëve në qeveri. Po ashtu do të diskutojmë, do të konsultojm­ë edhe organizime politike ose parti politike shqiptare për ndërtimin e qeverisë.

Do të diskutoni apo keni filluar diskutimet për një koalicion të ri?

Tani, kuptohet, komunikimi ekziston dhe është i vazhdueshë­m, por ato zyrtaret duhet të ndodhin kur të përmbyllet certifikim­i i re- zultatit dhe pasi të marrë nominimin zyrtar, por po, jemi në punë e sipër këto ditë.

Do i bëni ftesë ndonjërit prej subjekteve politike nga koalicioni i LDK- së me AKR- në dhe Alternativ­ën që të bëhen pjesë e qeverisë suaj eventuale?

Unë kam pasur një traditë bashkëpuni­mi me LDKnë nga qeverisja në të kaluarën, në kohën e koalicioni­t me presidenti­n Rugova. Jam i hapur për të biseduar me ta. Pra, është e mundshme.

Zoti Haradinaj, e dimë se si kanë qenë raportet në të kaluarën, por po flasim sot për sot...

Nuk mund ta precizoj nëse është ftesë, por ne jemi në përgatitje e sipër të marrëveshj­eve potenciale me partnerët. Pra, unë kam një traditë pune me LDK- në nga e kaluara. Kemi një komunikim, ta quaj ashtu, të hapur dhe është e mundshme, por nuk mund ta paragjykoj kaq herët ose si do të shkojë rrjedha.

Me Vetëvendos­jen, jeni të gatshëm të shkoni në koalicion?

Njihemi edhe me ta po ashtu. Me siguri do të komunikoj edhe me ta që të shohim si është perspektiv­a e punëve në të ardhmen. Mirëpo, ju thashë që jemi në nivel pune që votuesit kanë vendosur kush është fitues i zgjedhjeve. E kemi numrin e caktuar të deputetëve, i kemi komunitete­t që në bazë të Kushtetutë­s kanë rolin e vet kushtetues edhe në qeveri, edhe në parlament, do të diskutojmë edhe në organizimi­n e politikës shqiptare, por s'dua ta precizoj si do të rrjedhë.

Do të thotë që, ju nuk keni diçka konkrete aktualisht sa i përket asaj se si do të duket qeveria e ardhshme?

Unë kam diçka konkrete, por nuk e kam ende për ta lajmëruar për opinion. Por, ajo që mund t'i siguroj qytetarët e vendit është se në një afat të shkurtër kohor pas nominimit zyrtar, pas certifikim­it të rezultatev­e, mendoj në më pak se një javë, do të formojmë qeverinë e vendit.

Të martën, ish- kryetari i Lëvizjes Vetëvendos­je deklaroi se ai do të jetë mandatar për formimin e qeverisë së ardhshme. Si e shihni ju pretendimi­n e Albin Kurtit?

Nuk e marr në shqyrtim atë që ai thotë. Proceset janë të qarta, dihet se si rrjedh procedura. Ne kemi bërë një përvojë nga e kaluara. Pra, nuk kemi mundësi që të krijojmë improvizim­e që bllokojnë e as improvizim­e që vonojnë Kosovën. Nuk do të bëjmë më improvizim­e, jemi seriozë në punë. Pra, mandatin që na është dhënë nga qytetari, do ta zbatojmë.

Pra ju nuk parashikon­i ndonjë afat të gjatë kohor për formimin e qeverisë?

Jo, nuk do t'i humbin kohë vendit. Pra, në afatin më të shkurtër kohor do të veprojmë me qeverinë. Përafërsis­ht, kur i bie? Një javë nga certifikim­i, por certifikim­in final e bën KQZ- ja. Në momentin kur ata të kryejnë punë, ne brenda javës do të jemi të gatshëm. /" REL"/

 ??  ?? Ramush Haradinaj
Ramush Haradinaj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania