Gazeta Shqiptare

Londër, zjarr në një godinë 27- katëshe, 6 të vdekur, 70 të plagosur

Ekspertët: Dyshime për shkëndija elektrike

-

tuesja e Qendrës së Zjarrfikës­ve londinezë, Dany Cotton, - por nuk kam parë kurrë zjarr të tillë". Zjarri, sipas saj ka nisur nga kati i dytë, por shkaqet nuk dihen ende me saktësi. Mediat vendase thonë se shkëndijat, që u kthyen në arsyen e fatkeqësis­ë, kanë nisur nga një frigorifer me probleme, por pretendime të tilla nuk janë konfirmuar. Zjarrfikës­it kanë mundur të shpëtojnë një numër të madh njerëzish, - thotë "BBC", - por sipas kryebash- kiakut të Londrës, Sadiq Khan, ka ende shumë persona që rezultojnë të zhdukur, mes tyre edhe fëmijë. Qindra vetë besohet të kenë qenë brenda kullës 27katëshe kur nisi zjarri. Të paktën 70 persona janë dërguar në spital, 20 prej të cilëve në gjendje kritike për jetën. Katastrofa goditi gjatë orëve të para të mëngjesit, kur banorët ishin ende në gjumë. Shumë prej tyre janë zgjuar nga klithmat e të tjerëve, apo nga tymi dhe era e plastikës së djegur. Dëshmitarë okularë rrëfyen më herët sesi njerëzit e bllokuar thërrisnin për ndihmë, e kërkonin që dikush t'u shpëtonte fëmijët. Një prej banorëve të kullës "Grenfell" tregoi për "BBC"- në momentet e tmerrit. "Ndodhi diku nga ora 1 e mëngjesit. U zgjova nga gjumi se ndjeva një erë plastike që digjej. Kontrollov­a dhomat por nuk pashë gjë dhe hapa dritaren që të hynte ajër i pastër, por aty pashë se çfarë po ndodhte. Ishte si film horror", - tha Mickey. Kulla u ishte nënshtruar për dy vite punimeve restaurues­e, që përfunduan vitin e kaluar, por një grup aktivistës­h lokalë ka pretenduar që në vitin 2013 se blloku ishte i rrezikuar nga zjarret.

 ??  ?? Zjarri në Londër
Zjarri në Londër

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania