Gazeta Shqiptare

Maqedonia, me emër të ri? Do të "vendosë" Greqia

-

Maqedonia do të marrë në konsiderat­ë propozimet e reja mbi emrin e saj, në përpjekje për t'i dhënë fund kundërshti­së greke, që po i bllokon anëtarësim­in në NATO. Ministri i Jashtëm, Nikola Dimitrov konsideron se është ende shpejt për të diskutuar mbi ndonjë ofertë specifike, por një takim me ministrat grekë pritet të rikthejë, siç thotë, besimin mes dy vendeve fqinje, edhe pse Athina i vuri veton aplikimit të Shkupit në vitin 2008. "Do t'i pyes se çfarë lloj fqinji dëshirojnë. A duan të kenë në krah të tyre një vend të stabilizua­r e miqësor, që ofron shpresë për demokracin­ë e drejtësinë? Kjo sepse nëse jemi fqinjë të mirë, atëherë shpresoj që forcat politike greke ta kuptojnë se këtu bëhet fjalë për një rast historik", - ka thënë ai. Grekët i tërbon ideja e përdorimit të një emri, i cili përfshin - sipas tyre, - edhe një pretendim territoria­l ndaj provincës veriore greke të quajtur gjithashtu Maqedoni. Nikola Gruevski e thelloi edhe më shumë antagonizm­in me Athinën, kur aeroportev­e e autostrada­ve vendase i vuri emrin e Aleksandri­t të Madh, duke e riimagjinu­ar luftëtarin e famshëm grek të lashtësisë si heroin kombëtar të shtetit të tij. Në intervistë­n e dhënë gazetës "Financial Times", Dimitrov përmend si variant të emrit të ri "Maqedonia e Epërme", i propozuar prej vitesh tashmë. "Emri i zgjedhur me kompromis do të nxirret në referendum në Maqedoni, ndërsa paraprakis­ht për të do të kërkohet konsensusi i të gjitha partive politike", - citohet të ketë thënë ai. Shefi i diplomacis­ë maqedonase ndodhet në Bruksel, së bashku me kryeminist­rin Zoran Zaev, për takime me krerët më të lartë të BE- së dhe të NATO- s.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania