Gazeta Shqiptare

Skifter Këlliçi: Përvjetori i 13 qershorit 1920, ku i gjeti Avni Rustemi 4000 franga

"Qeveria e Tiranës pati dorë në vrasjen e Esat Toptanit"

- Nga Skifter Këlliçi

Një djalosh i quajtur Avni Rustemi, një nga stu dentët më të pasuksessh­ëm, të cilët tentojnë të shfryjnë me heroizma politike dëshirën e tyre për hakmarrje… me anë të një vrasjeje të pabesë i dha një fund të beftë jetës aventurore të Esatit. Ky djalosh që me këtë vrasje donte të bënte emër në Shqipëri, nuk ishte veçse një vegël në duart e kundërshta­rëve të Esat pashës".

Kështu shkruan Eqrem bej Vlora, veprimtar dhe diplomat i njohur shqiptar ( 1885- 1964), në veprën e tij "Kujtime" ( Tiranë, 2004, faqe 106)). Dhe, siç shihet, shkruan me përçmim për aktin e Avni Rustemit, sido që koha ka treguar me fakte se nuk ka pasur asnjëherë të drejtë. Mirëpo, po në këtë vepër ai nënvizon edhe këtë pohim kuptimplot­ë: "Që Esat pasha në çdo vend të qytetëruar do ta kishte hak trekëmbësh­in, kjo nuk diskutohet" ( po aty, faqe 166).

Ishte koha kur qeveria e ligjshme e Tiranës, e dalë nga Kongresi i Lushnjës ( janar 1920), në kushte shumë të vështira po përpiqej të vendoste rregull në tërë vendin. Dhe Eqrem bej Vlora, nuk mjaftohet me kaq, dhe duke përshkruar këtë situatë, rrëfen se esadistët "zgjeruan lëvizjen e tyre… nga Rogozhina deri në lumin e Matit, duke e vënë në mes Tiranën… Nuk mjafton vetëm kjo, por esadistët filluan befas të ndërmarrin veprime të dhunshme. Ata prenë linja telefonike dhe telegrafik­e, vendosën njerëz të armatosur në ura dhe qafa dhe kur qeveria nisi të merrte masa të rrepta, ata nën komandën e Osman Balit rrethuan madje dhe Tiranën" ( po aty). Pra, Eqrem bej Vlora, me këto fakte, dashur pa dashur pohon se Esat pasha ishte armik i pashembull­t në historinë e Shqipërisë.

Duke u mbështetur në të dhënat e deritanish­me historike, atentati i Avni Rustemit mbetet jo vetëm një vepër e madhe atdhetare, por, në të njëjtën kohë, një ndër atentatet më të bujshme dhe më të rralla në botë, për mënyrën si u krye, si dhe për enigmat që bart dhe për të cilat do të flasim më poshtë. Për këtë qëllim do t'u drejtohemi opinioneve, qoftë edhe kundërshtu­ese, të Eqrem bej Vlorës, që përmendëm më sipër, Mustafa Krujës, Sejfulla Malëshovës, Reshat Këlliçit, Esat Dishnicës, dhe së fundi, të prof. Jusuf Alibalit.

Mustafa Kruja ( 1887- 1958), veprimtar politik, studiues, në një letërkëmbi­m me at Paulin Markg- jokajn, duke iu referuar këtij fakti, shkruan kështu për Avni Rustemin:

"Ishte student në magistero të Romës, por s'i epej jo me studime, por as me hangër e as pimë si gjithkush, kur ka vendosun me vramë Esatin." ( Revista "Albanica", faqe 91, nr. 72, 2010).

Është e habitshme, - pohonin të dy midis të tjerash, Malëshova dhe Këlliçi, kur kujtonin atentatin e Avni Rustemit në Paris, - se si ai, disa ditë përpara se të nisej për në Romë, nuk u kishte kurrë se çfarë vendimi të guximshëm kishte marrë.

Ishte koha kur pas formimit të qeverisë së Tiranës shumë qytete dhe krahina shqiptare kishin njohur këtë qeveri, kurse vise të tjera të vendit ishin ende nën pushtimin e huaj, - Korça dhe Po- gradeci nën francezët, Shkodra nën serbët, Vlora nën italianët, kurse bandat e Esat pashë Toptanit, që ndodhej në Paris, me urdhrin e tij, siç e pamë më sipër, kërkonin ta rrëzonin atë qeveri dhe të mundësonin kështu kthimin e tij si sundimtari i Shqipërisë.

QEVERIA E TIRANËS

Nga këto të dhëna të parashtrua­ra nga Sejfulla Malëshova, Reshat Këlliçi dhe Esat Dishnica, del qartë se Avni Rustemi nuk i ka treguar askujt se cili ishte qëllimi i vërtetë i udhëtimit të tij në Paris.

Ashtu si Eqrem bej Vlora, edhe Mustafa Kruja në letërkëmbi­min me at Paulin Markgjokaj­n pohon: "Krejt Shqipnia e Mesme kishte hymë kryekëput nën influencën e esadistëve. Qeveria e Tiranës me Sulejman Delvinën kryeminist­ër dhe Ahmet Zogun ministër të Brendshëm, kishte mbetun e pafuqishme kundrejt çetave esadiste që bridhshin lirisht deri te muret e kryeqyteti­t" (" Albanica", nr. 72 faqe 91, 2010).

KRISTO FRASHËRI

Kur lexova këto radhë, solla ndërmend një bisedë që pata zhvilluar shumë vite më parë me akademikun Kristo Frashëri. "Ato ditë, fund maji të vitit 1920, - më rrëfente ai, - Mytesim Këlliçi, kryemyftiu i Tiranës, që gëzonte respekt midis tiranasve, me porosi të kryeminist­rit Sulejman Delvina, shkoi në kodrat jugore të Tiranës, aty ku sot shtrihet Liqeni Artificial, dhe u takua me kaçakët e Osman Balit që vërtiteshi­n si bisha dhe pritnin një urdhër të Esatit që t'i suleshin Tiranës.

' Kjo qeveri mezi mbahet e ka për të rënë vetvetiu - i shpjegoi Mytesim Këlliçi Osman Balit dhe larove të tij. - Kështu mos bëni vëllavrasj­e'. Dhe ata, si besimtarë fanatikë, e dëgjuan fjalën e kryemyftiu­t.

Dhe siç e pamë, më 4 qershor, ia behu në Tiranë Bajram Curri me trimat e tij, që shpartallu­an forcat esadiste dhe dogjën kullat e Toptanasve. Veç këtyre fakteve, duhet theksuar se atentati i Avniut kundër Esat pashës ishte i bashkërend­itur me ultimatumi­n që Komiteti i Mbrojtjes Kombëtare më 3 qershor i dërgoi gjeneral Piacentini­t, në të cilin thuhej se "Populli shqiptar nuk mund të pranojë ndarjen e Shqipërisë sipas Traktatit të fshehtë të Londrës të vitit 1915" dhe caktohej mbrëmja e 4 qershorit si afati maksimal që i jepej komandës italiane për të plotësuar kërkesat e tij" ( Jusuf Alibali, "Avni Rustemi para organeve hetimore franceze, faqe 216, "Studime historike", nr. 4 1964).

Pra, sipas këtij ultimatumi, ushtritë italiane duhej të largoheshi­n nga krahinat e Vlorës, Tepelenës dhe Himarës. Dhe ja, si pasojë e këtyre veprimeve, më 13 qershor të vitit 1920 Avni Rustemi kreu atentatin e tij të bujshëm, me të cilin rrëzoi të vdekur përdhe Esat pashën. Të mbetura pa kokë, bandat esatiste që përbënin rrezik të madh për pavarësinë e Shqipërinë, u asgjësuan plotësisht.

Nga sa shihet, në të gjitha këto veprime, duke përfshirë edhe atentatin e Avni Rustemit, duhet të ketë pasur dorë qeveria e Tiranës. Këtë e dëshmon edhe Mustafa Kruja, që në letrën e mësipërme nënvizon:

"Avniu donte me shkue në Paris e kishte damë me vet veti. Por ishte i papasun e s'kishtepare a shpenzime rruge, as për banim etj., deri sa të vinte ora e gjestit që kishte damë me krye. Shpresonte se nji shoqmund t'i ndihmonte. Por as as ky s'paska pasun, a për arsye tjetër, s'e di , edhe paska vojt e ia ka kallzue punën mikuttë vet politik në në kohë, ministrit të Brendshëm, Ahmet Zogut. Ky pa tjetër epka aty për Avniun 4000, s'di a lira italiane, a franga France".

Në këto radhë ka hamendësim­e, sidomos kur shkruhet se Avniu ka shpresuar që "… nji shoq mund t'i ndihmonte". Por duket pak e habitshme që ai t'i shfaqte hapur qëllimin e vet Ahmet Zogut, me të cilin vështirë të ketë pasur miqësi, sepse vështirë që ata të kenë pasur takime midis tyre më 1920- ën. Aq më tepër që Avniu nuk ka pohuar të ketë pasur me të njohje nga afër. Por, të mos harrojmë se Zogu ishte ministër i Brendshëm i një qeverie atdhetare, që përpiqej të ruante dhe forconte pavarësinë dhe qëndrueshm­ërinë e Shqipërisë. Kështu, ai ishte i interesuar që Esat pashë Toptani, armiku i pavarësisë së Shqipërisë, ndonëse e kishte dajë, të eliminohej në Paris, ku ndodhej që më 1918 dhe në krye të një delegacion­i ku bënte pjesë edhe një farë Pal Terka, kinse ministër i Jashtëm, kërkonte që Fuqitë e Mëdha, fituese të Luftës së Parë Botërore, që atëherë quhej Lufta e Madhe, me të cilat kishte qenë "aleat simbolik", ta njihnin për kryetar të shtetit shqiptar. Dhe me arsyen se ai me rreth 200 ushtarë, shumë syresh edhe të hurit dhe të litarit, siç shkruan gazetari francez Gaston Rishar në një artikull, të botuar më 14 qershor 1920 në gazetën "Lë Pëti Parizien", pra një ditë pas atentatit, pra me këtë tabor, krahas forcave franceze, Esat pasha kishte marrë pjesë në disa luftime në Frontin e Lindjes. ( Në këtë artikull Rishari thekson se ai i kishte bërë Esat pashës një vizitë në vilën e tij, në Selanik, qytet në të cilin ndodhej edhe shtabi i Armatës së Lindjes, dhe kishte kuptuar se nga qytetërimi ky pasha, që ngjante gjysmë turk dhe gjysmë persian, njihte vetëm rumin, pushkën automatike dhe

 ??  ??
 ??  ?? Në foto: Avni Rustemi
Në foto: Avni Rustemi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania