Gazeta Shqiptare

LUMË DEKORATASH NGA PRESIDENTI, LETRA E ARTISTIT: TITUJ- QOKA, NUK VJEN NË OPERA

-

Presidenti

Bujar Nishani ka dekoruar të martën me "Nderi i kombit" artistët Raimonda Bulku, Leka Bungo, Ermonela Jaho, Kujtim Spahivogli, Roza Anagnosti dhe Ndriçim Xhepa, ndërsa u ka dhënë titullin "Mjeshtër i madh" artistët Palok Gjergji, Abaz Hado, Vjoleta Zefi, Julian Deda, Gëzim Myshketa, Albert Verria, Vasillaq Vangjeli, Rozana Radi, Redon Makashi, Matilda Makoçi, Elida Cangonji, Gjergj Xhuvani, Bep Shirokës, Aurela Gaçe, Xhevdet Feri, Viktor Zhusti, Kujtim Laro, Kujtim Çashku, Gulielm Radoja, Eva Alikaj, Rita Gjeka, Frederik Ndoci, Eli Fara, Anisa Markarian, etj. Veç kritikave në rrjetet sociale në drejtim të presidenti­t, nuk kanë munguar as reagimet e artistëve. Njëri prej tyre, baritoni Ylber Gjini, përmes një letre të hapur, thotë se "u çuditëm shumë, por edhe u irrituam dhe u ndjemë goxha të befasuar". Ai pyet nëse ka ndonjë komision me ekspertë të kulturës që të vlerësojnë se kur një artist duhet të marrë një titull? "Këtu nuk e kisha fjalën për moshën, por për karrierën artistike të suksesshme. A jeni në dijeni se në Shqipëri ekziston TOB ( Teatri i Operës dhe Baletit) dhe se në këtë teatër kanë performuar dhe performojn­ë artistët elitë të vendit?", pyet Gjini. Në vijim thotë se "përderisa nuk e frekuenton Operën, nuk duhet të sillesh sikur nuk ekziston. Përse kjo urrejtje e ulët dhe e papranuesh­me karshi kësaj elite. Si ka mundësi që edhe këshilltar­ët e tu të kulturës janë kujdesur më tepër për të bërë qoka me titujt se sa të kryejnë një proces dinjitoz të ndarjes së tyre?".

I kujton se artistët i kanë vënë gjoksin Operës dhe se dalin në skenë edhe në kushtet e një varfërie ekstreme. "Si ka mundësi që nga viti 1990 e deri më sot nuk jepet askujt titull në TOB kur këta duhet të ishin të parët? Artistët e Operës, të viktimizua­r, të privuar nga çdo lloj titulli dhe vlerësimi, por edhe të përjashtua­r nga konkurrimi i drejtë dhe i ndershëm për titujt profesiona­lë. Meqë ra fjala, a mund të dalë dikush dhe të thotë, a nuk i takon titulli psh.: Mariana Lekës apo divës aktuale Eva Golemi?", thotë ndër të tjera Gjini.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania