Gazeta Shqiptare

Ku e tejkalon Rama këtë xhungël politike!

-

meve publike në Shqipëri, jo vetëm ka qenë thjesht e gabuar, por do të vazhdojë për kohë të tëra të pengojë qeveritë e ardhshme. Aksi Durrës- Rrogozhinë, që ka rreth 35 km distancë, jo vetëm u la në gjysmë disa herë, po u ndërtua me një ngadalësi të atillë që përfundoi ndryshe nga Rruga e Kombit gati për 10 vjet. Vetë Rruga e Kombit, që thithi një sasi kolosale parash, do ende edhe 130 milionë euro për të mbaruar disa ura. Vetë mendoj se do të kërkonte shumë më tepër, për shkak të cilësisë së keqe të rrugës në shumë vende. Në thelb, nëse e shikon si të tërë rrugën Durrës- Kukës, ajo ka vetëm një segment të përfunduar, atë MilotRrësh­en, edhe ky i survejuar dhe i financuar nga të huajt. Mund t'i shtonim këtu edhe rrugën TiranëElba­san, që do të kërkojë po ashtu 100 milionë të tjera. Nëse Rama i ka gjetur këto para, si për të përfunduar rrugën e Kukësit, edhe atë të Elbasanit, po edhe by- pass- in e Fierit, shuma që ai ka hedhur për investime publike është rreth 1 miliard euro. Kjo llogari nuk ka asnjë vlerë nëse nuk marrim parasysh militantët apo analistët që nuk para llogaritin dot shifra me 6 apo 7 zero nga pas. Problemi është më i thellë, dhe për mua ka qenë nga shkaqet e respektit për Ramën dhe mënyrën se si operon ai.

Ç'do të thotë që Shqipëria në planet e saj ka turizmin si prioritet kryesor? Nëse do të vesh në Pogradec dhe rruga mbaron në QafëThanë dhe pastaj duhet të llogaritës­h të hysh në xhungël, do të thotë që nuk ke ide për të shfrytëzua­r Pogradecin, apo Korçën, si qendër turistike. I njëjti shembull mund të merret për Beratin. Nëse autostrada mbaron në Lushnjë dhe deri atje duhet të kalojë një xhungël nga Durrësi në Rrogozhinë, kjo do të thotë se nuk ke punë me turizmin në Berat. E njëjta histori është edhe për të vajtur në Vlorë apo në Sarandë. Nëse të mungon bypass- i i Fierit, atëherë nuk e kuptoj si mund të thuhet se kërkon të bësh turizëm në Vlorë. Në këtë të fundit, pa mbaruar edhe ajo që quhet Transbalka­nike, ishte vërtet një shëtitje nëpër xhungël. Në thelbin e tyre, këto sasi parash për të mbyllur vrimat e pafundme, që la qeveria e kaluar, duke llogaritur paratë borxh që theksuam në fillim, mund t'ua kalojnë investimev­e publike që përmend Berisha. Nëse do të bashkohesh­im me kritikën e Ramës, se Berisha nuk ka çuar asnjë rrugë deri në fund, nuk do të thoshim ndonjë gjë të re. Shembujt e mësipërm janë të mjaftueshë­m për të ilustruar këtë kritikë. Po kritika për mua zhvillohet në një plan tjetër. Ai që ka parë qytetet e mësipërme që u përmendën si shembuj turizmi, nuk është tmerruar vetëm nga mungesa e rrugëve që të shpinin atje, por edhe nga vetë qendrat e këtyre qyteteve.

Berati i sotëm nga ai 7 viteve më parë, megjithëse nuk është mrekulli siç duan ta paraqesin disa, po mund të quhet mbas mbarimit të rrugës që të shpie atje dhe i qendrës së tij, një destinacio­n normal turistik. Mund të shkosh deri në Pogradec, megjithëse, për mendjen time, këtë qytet e ka hedhur përfundimi­sht përdhe qeverisja njëzetepes­ëvjeçare e tranzicion­it. Ajo që nuk vënë re kritikët e Ramës është se nuk është problemi në paratë e hedhura për investime, por në efektin që krijojnë ato, dhe së dyti teknika e të ndërtuarit. Në sasinë e parave të numëruara më sipër, duhet të shtosh edhe ato për sinjalisti­kën e rrugëve, dhe këto besoj nuk janë pak. Në një përcaktim dikur, kam shprehur habinë duke krahasuar Berishën me Ramën nisur nga profesione­t e tyre. Më është dukur gjithnjë se Berisha është piktor dhe Rama kirurg. Kjo nisur nga operacione­t e bëra për të ndërtuar diçka deri në precizion. Në tërësi, kur shoh mënyrën e të punuarit të tij, më duket si një muzhik i urtë dhe i fuqishëm që kërkon që një punë e bërë, kur shikohet në fund, të jetë e plotë. Shumica e kritikëve të tij talleshin kur në Tiranën që mori në dorëzim, filloi të mbillte pemë. Po tani, rreth pesëmbëdhj­etë vjet pas asaj periudhe, sheh që Tirana thuajse në të gjitha rrugët e saj që janë zgjeruar thuajse dyfish, është mbuluar nga pemët. Një traditë që ia ka futur në gjak pasardhësi­t të tij si një mësues i rreptë duke urdhëruar hyrjen në çdo cep të saj.

Natyrisht që në ndërtimin e saj, edhe Rama ka bërë gabime, por nuk është e vështirë të dallosh një leje të dhënë prej tij dhe cilësisë së saj nga paraardhës­it. Duke përfituar nga ai lumë kredish që u morën në periudhën 2006- 2008, vetëm ai detyroi ndërtuesit që t'i pajisnin pallatet me rrugica të vogla, apo me pemë. Duke iniciuar kështu një edukatë të re ndërtimi. Siç e theksova, edhe në periudhën që flasim prej tij janë bërë gabime. Po kritikët duhet të shohin përtej Tiranës për të kuptuar se çmenduria kombëtare në këtë fushë nuk është vepër e tij, por e atyre që qeverisën këta njëzet e pesë vjet. Hidhini një sy Farkës apo më tej për të kuptuar këtë çmenduri. Në historinë tonë, pas Ahmet Zogut, vetëm Rama është më i qarti në një punë që bën dhe që e shton vlerën e një vepre publike. Vlera e një investimi publik, nuk matet vetëm nga sasia e parave të përdorura në të, por edhe nga qëllimi të cilit i shërben dhe nga teknikalit­eti i përdorur. A ka krahasim me ata që e kanë bashkëshoq­ëruar këta njëzet e pesë vjet? Për mua, jo vetëm Berisha, Basha apo Meta e Nano, që nuk krahasohet dot gjëkundi me të, por asnjë. "Konica. al"

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania