Gazeta Shqiptare

De Biazi: Cikli im mbaroi, pasuesi ka kohë të njohë ekipin

Presidenti Duka e falënderon dhe deklaron se mbeti i befasuar nga vendimi i trajnerit Italiani jep dorëheqjen nga Shqipëria mes lotësh! "Tifozat Kuq e Zi": Respekt për Xhani de Biazin

-

Xhani De Biazi e ka mbyllur përfundi misht me Shqipërinë dhe nga dita e djeshme, kuqezinjtë duhet të gjejnë një tjetër trajner. Tekniku italian ka dalë para mediave dhe ka bërë zyrtar vendimin e tij dhe më pas ka shpërthyer në lot. "Kjo është faqja e CV- së sime që nuk doja ta shkruaja, por jam menduar shumë dhe nuk do të jem më trajner i Shqipërisë. Dëshiroj të mendoj për të mirat që kemi arritur, duke realizuar ëndrrën europiane. Është një zgjidhje profesiona­le. Kemi jetuar shumë emocione, duke arritur rezultate të rëndësishm­e. Gjatë kësaj kohe kam punuar plot pasion. Jam impenjuar vazhdimish­t për të bërë më të mirën me të gjithë. Nga sot ( dje) jam larguar nga Shqipëria, pa pasur një ofertë nga një klub tjetër. Pas Europianit isha i bindur se mund të përmirësoh­eshim dhe kështu do jetë, por me një trajner tjetër. Po largohem me vështirësi, por cikli im ka mbaruar dhe dua t'i jap shansin pasuesit tim të njohë ekipin në këto katër ndeshje. Dua t'i falënderoj të gjitha ata që kontribuua­n të shkojmë deri në vendin e 22- të në Europë. Dua të falënderoj Armand Dukën për mundësinë që më dha, duke më mbështetur. Falën- derime për të gjithë djemtë, pasi më kanë befasuar me sjelljen e tyre. Falënderim për bashkëpunë­torët e mi, veçanërish­t Tramexanit. Falënderoj edhe ndihmësit e tjerë të mi, që të gjithë pa përjashtim. Gjithashtu, falënderoj të gjithë ata që punojnë në federatë. Cikli im mbaroi, por asgjë nuk ma shkëput lidhjen me kombin shqiptar".

DUKA

Presidenti Armand Duka ka dalë në konferencë për shtyp dhe ka folur në lidhje me largimin e trajnerit De Biazi, teksa është shprehur se nuk është dakord me mendimin e teknikut italian se i ka mbaruar cikli. "Arsyeja e konferencë­s është fakti që De Biazi ka vendosur të mos vazhdojë bashkëpuni­min me ne. Një vendim që më ka surprizuar që u dha dje, pasi ai mendon se ka mbaruar cikli, gjë që unë nuk e mendoj. Ai e dha vendimin e tij, gjë që unë nuk doja në fakt. Jam i qetë, i emocionuar, pasi kemi kaluar pesë vite punë, që i kanë pasur të gjitha brenda, që ka lënë shenjë bashkë me Xhanin, falë kontributi­t të Xhanit. Kam besimin e patundur se Xhani De Biazi është trajneri më i mirë i Shqipërisë. Ai ka rezultatet më të mira, e falënderoj edhe nga pikëpamja humane do ruaj miqësinë, madje ajo do jetë më e madhe. Të njëjtën monedhë do marr edhe nga misteri. E falënderoj, nuk di sa shumë, dhe i uroj vetëm të mira, së pari në shëndet. Jam i sigurt se lidhjet tona nuk do i humbim". Tifozat

"Kuq e Zi" nëpërmjet një postimi në "Facebook" i kanë shprehur mirënjohje trajnerit Xhani De Biazi, duke e falënderua­r për punën e jashtëzako­nshme në krye të Kombëtares. Për ta, lidhja speciale e krijuar mes tifozëve shqiptarë dhe trajnerit ishte rezultat i respektit që Xhani De Biazi dha. "Mirënjohje e falënderim për punën e jashtëzako­nshme në krye të Kombëtares. Mirënjohje e falënderim për bashkëpuni­min dhe gatishmëri­në për të na takuar në çdo moment dhe në çdo vend. Lidhja speciale që e krijove me tifozët shqiptarë ishte rezultat i respektit që ti dhe. Ndër të rrallë trajnerë që kemi pasur ftesa për të na takuar dhe dëgjuar zërin e tifozëve. ' Tifozat Kuq e Zi' të urojnë shëndet dhe një karrierë të suksesshme! Ti ishe njëri prej nesh! Faleminder­it Xhani!".

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania