Gazeta Shqiptare

Partizani rikthen Prognin, lojtari: Vij për titullin!

Pas largimit të Ramadanit e Cetkoviçit, të kuqtë risjellin në shtëpi lojtarin e akademisë Tropojani është aktivizuar së fundmi te Teuta

-

Gerhard Progni do të jetë pjesë e Partizan it, teksa futbollist­i është prezantuar dhe ka thënë fjalët e para pas rikthimit të tij në kryeqytet. Mesfushori anësor ishte pjesë e Teutës në gjashtë muajt e fundit, ndërkohë që tanimë do të vihet nën urdhrat e trajnerit Starova. Lajmi u bë i ditur nga vetë klubi i kuq, që shkruan: "Klubi njofton arritjen e marrëveshj­es me Gerhard Prognin. Sulmuesi i njohur, i cili sezonin e kaluar ishte pjesë e Teutës, ka nënshkruar një kontratë 2- vjeçare me opsion rinovimi edhe për një tjetër sezon me fanellën e 15- të herë kampionëve të vendit. Progni rikthehet në familjen e kuqe, klub nga i cili është formuar si lojtar, duke u aktivizuar edhe për katër sezone dhe qenë pjesë e skuadrës deri në sezonin 2008. Sulmuesi do të mbajë të veshur fanellën me numër 77".

Vetë lojtari është shprehur shumë i lumtur për rikthimin e tij në klubin amë, ndërsa shpreson se do të japë kontributi­n e nevojshëm për ta rikthyer ekipin e kuq te titulli kampion, një titull që mungon tashmë prej 24 vitesh te kryeqyteta­sit. "Vij te Partizani për të fituar titullin kampion. Rikthehem në klubin ku jam formuar si lojtar profesioni­st dhe te Partizani është një rikthim në shtëpi dhe kënaqësi e madhe të vesh përsëri fanellën e kuqe. Besoj që këtë sezon t'u dhurojmë tifozëve tanë të mrekullues­hëm trofeun, të cilin e presin prej kohësh. Shpresoj se ky do të jetë viti i Partizanit dhe premtoj të jap maksimumin, për të realizuar objektivat që klubi ka në këtë sezon futbollist­ik". 30- vjeçari i lindur në Tropojë ka një eksperienc­ë të gjatë në futbollin shqiptar. Sezonin e fundit ai e kaloi pjesërisht në Azerbajxha­n me Ziran dhe pjesërisht me Teutën, skuadër që e ndihmoi të siguronte mbijetesën në Kategorinë Superiore. Progni ka fituar dy tituj me Skënderbeu­n në sezonet 2014- 2015 dhe 2015- 2016, ndërsa me fanellën e Kukësit është aktivizuar në dy sezonet paraardhës­e. Progni numëron gjithashtu edhe 3 vite eksperienc­ë me Flamurtari­n dhe një me Dinamon e Besën.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania