Gazeta Shqiptare

Rama: Shqipëria u mor peng 27 vjet, ta përmbysim këtë sistem me votë

Kryeminist­ri zbulon nepotizmin në Bashkinë e Delvinës, zyrtari i LSI punësoi 21 familjarë "Qeverisja jonë s'ka qenë e përsosur"

- Darina Tanushi

Kryeminist­ri Edi Rama kërkoi dje, votën e sarandjotë­ve për të shkatërrua­r siç tha ai "tentakulat majtas e djathtas" që janë shtrirë për të penguar shtetin. Në një miting dje pasdite në Sarandë, Rama lexoi një letër që ia kishte dhënë një i moshuar dhe ku flitej për nepotizmin në Bashkinë e Delvinës, e cila drejtohet nga përfaqësue­si i LSI- së Rigels Balili, nip i Klement Balilit. "Më tha: Do të doja me gjithë zemër ta besoja që pas 25 qershorit shteti vërtet nuk do jetë një tepsi për partitë e pushtetit. Por unë, - tha, - jetoj në një vend ku shteti jo vetëm është bërë tepsia e një partie të pushtetit, po ku pushteti i asaj tepsie bën të dridhet i madh dhe i vogël nëse hap gojën", - tregoi Rama bisedën me të moshuarin, e më pas ka lexuar letrën. "Tani unë e lexova këtë letër, nuk u besoja syve. Bashkia Delvinë. Fillojmë me radhë. Shoqëria private e Transporti­t të Udhëtarëve që ka përfituar linjat e transporti­t Delvinë- Tiranë dhe DelvinëSar­andë, e themeluar nga djali i xhaxhait të kryetarit të bashkisë, që më pas aksionet ia kaloi dikujt tjetër, që më pas ia kaloi dikujt tjetër përsëri, i lidhur me kryetarin e bashkisë. Everton Shehu, drejtor i Transporte­ve, djali i tezes i kryetarit të bashkisë, Elvira Dhima, shefe e financave në DRSHTRRR, kushërira e dytë e kryetarit të bashkisë", - lexoi Rama. Më tej ai renditi: "Denis Balili, inspektor në IKMT Sarandë, vëllai i kryetarit të bashkisë; Ingrida Balili, financiare në Drejtorinë e Shëndetit Publik, bashkëshor­tja e kryetarit të bashkisë; Rovena Llalla, inspektore e hetimit tatimor në Sarandë dhe Bashkim Çepani, vjehrri i kryetarit të bashkisë; Emiljano Hamzai, kush-

ëriri i parë i nuses së kryetarit të bashkisë dhe shofer i kryetarit të bashkisë. Ëngjëll Hamzai, shofer në makinën e pastrimit të qytetit, daja i nuses së kryetarit të bashkisë. Bajram Alidhima, nëpunës pranë zyrës urban-

istike, kushëri i dytë i kryetarit të bashkisë". Lista ka vijuar me emra të tjerë, duke shkuar në 21 vetë të punësuar me lidhje fisnore me kreun e Bashkisë së Delvinës. E duke pyetur socialistë­t e pranishëm në "U them të gjithë atyre që thonë ' jam me PDnë': Të jesh me PD- në e qofsh mirë tërë jetën, por zgjedhja se për kë voton është çështje interesi, kombëtar, qytetar, komunitar dhe familjar. Sot këto interesa i përfaqëson PS- ja, sepse është skuadra më e mirë për ta marrë në punë", - u shpreh dje, Rama.

shesh, Rama tha: "Tani më thoni ju mua, kjo është Shqipëria që duam ne? Kjo është Shqipëria që është marrë peng 27 vjet! Këtu nuk është fjala për një parti, për një sistem partish, që vijnë te ju me lloj- lloj programesh, fla-

mujsh, marrin votat tuaja dhe turren në Tiranë dhe i thonë partisë që fiton zgjedhjet ' o tepsinë për mua, o s'ka koalicion me ty'. Këtë sistem ne duam ta përmbysim, dhe kjo nuk është një luftë me një parti politike, kjo është një luftë për historinë e re të Shqipërisë". "Këtë sistem nuk ka kryeminist­ër që e rrëzon, këtë sistem mund ta rrëzoni vetëm ju! Le të bëjnë shantazhe ndaj pleqve, të jenë të

sigurt nëse dallga kuqezi do ngrihet mbi partitë për Shqipërinë, deti kuqezi do t'i marrë përpara të gjitha ata që nuk e kanë lënë Shqipërinë të bëhet shtet, vend i denjë për burra e gra", - u shpreh Rama. "PS- ja nuk është e pagabueshm­e, përkundraz­i, edhe qeveria jonë, qeverisja jonë nuk ka qenë e përsosur", - tha dje Rama, duke shtuar se PSja është e vetmja forcë që përfaqëson interesin kombëtar.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania