Gazeta Shqiptare

Ruçi- Metës: Të shkarkojmë nëse nuk dekreton qeverinë

Kreu i deputetëve të PS: Nuk do të ketë koalicion me LSI

-

Numri

2 i PS- së, kreu i grupit parlamenta­r, Gramoz Ruçi lëshoi dje deklarata të forta në adresë të kreut të Kuvendit, Ilir Meta, duke i kujtuar se nëse nuk dekreton ministrat e kryeminist­rin, ai shkarkohet si president. Nga Cakrani i Fierit, teksa u ndal te deklarata e Metës, ku ky i fundit paralajmër­oi se nuk do t'i dekretonte zgjedhjet e 25 qershorit, Ruçi tha se po u ndoq kjo rrugë shantazhi nga kreu i ri i shtetit, ai do të shkarkohet. Mes të tjerash, Ruçi pohoi se i pari që do e ndërmarrë këtë nismë do të jetë pikërisht ai. "Ka forca politike që këto zgjedhje kërkojnë t'i bëjnë pis, se janë mësuar të rrinë si shushunjë në pushtet duke luajtur me njerëzit. Duke luajtur me vendet e punës, me thesin e miellit. Njëri prej këtyre, Ilir Meta, erdhi në Fier për të bërë pis zgjedhjet, foli për socialistë­t nga më i thjeshti e deri tek Edi Rama. Ç'faj i kanë socialistë­t Ilir Metës?" - u shpreh Ruçi. "Pa librezë pune, PS- ja e mori Ilir Metën 22 vjeç e bëri deputet, 25 vjeç ministër. Pa mbushur 30 vjeç e bëri kryeminist­ër, madje dy herë. Për të arritur në 2005- ën ta rrëzojë nga pushteti duke bashkuar votat me Berishën. Socialistë­t e bënë kryetar Kuvendi dhe president. Ilir Meta, të dhamë gjithçka, por njeri nuk të bëmë. Të të vijë rëndë kur zë me gojë socialistë­t. Një gjë është e sigurt, në 25 qershor, me mandate të plota apo të cunguara LSIja nuk do të jetë në koalicion me PS- në", - theksoi Ruçi, duke iu drejtuar Metës. "Presionet dhe shantazhet që bën me votat e socialiste­ve që e zgjodhën edhe president, që ' nuk do të dekretoj as qeverinë', janë të kota. Nëse ka këto mend, të mos bëjë betimin në 24 korrik. Nëse do shkojë me këto mend e do shkelë Kushtetutë­n, është burri i parë që i ka provuar të gjitha, por do të jetë edhe presidenti i parë që do të provojë shkarkimin, dhe i pari që do ta firmosë do të jetë Gramoz Ruçi", - tha nga Fieri, Ruçi.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania