Gazeta Shqiptare

Vasili: Me planin tonë shporrim timonin

-

Kryetari

i LSI- së, Petrit Vasili deklaroi dje, në mitingun që u mbajt në Tiranë, se plani i partisë së tij është i bazuar në katër shtylla, që kthehen në katër autostrada zhvillimi për vendin. Sipas tij, ky plan është kundër tepsisë dhe kundër Republikës së re. "Ne kemi një plan, planin për Shqipërinë, plani që i ul taksat shqiptarëv­e, plan që të mos punojnë më dhe të derdhin gjakun për oligarkinë gjakpirëse dhe për tepsinë e pangopur të të panginjurv­e. Sot është dita t'ua japim këtë përgjigje. Ky është plani për rininë, ky është plani për një Shqipëri ndryshe. Ky është plani që ndërton shtetin, jo shtetin që fut në burg, jo shtetin që merr gjakun e pagave tuaja, që ua kthen oligarkëve të panginjur në gjak dhe dhjamë. Sot është dita e madhe që me planin tonë të shporrim planin e tepsisë dhe timonit për të ngritur Republikën e të rinjve dhe jo Republikën e re", - tha ai.

Lëvizja Socialiste për Integrim zhvilloi dje një miting madhështor në sheshin "Nënë Tereza" në Tiranë. Një tubim i tillë, ku pjesa kryesore e pjesëmarrë­sve ishin të rinj, bashkoi mijëra mbështetës të LSI- së. Në fjalën e mbajtur në këtë miting, Meta tha se LSI- ja do të marrë vetëm në Tiranë aq mandate sa ç'mori në të gjithë Shqipërinë në 2013- tën. "Ne nuk promovojmë deputetë me rekorde kriminale, ata i promovoi Rilindja. Ne promovojmë të rinj dhe të reja", - tha Meta. Për sondazhet më të fundit të publikuara në vend, Meta tha se "janë të shtrenjta, por janë të pashpresa, siç janë tharë palmat e Rilindjes në autostradë­n Tiranë- Durrës". Ai përcolli edhe disa mesazhe për Edi Ramën dhe Lulzim Bashën. Për kreun e PD- së, Meta tha se "nuk i blen dot ti demokratët duke u thënë ' hidhini triskat e LSI- së, se ajo i fiton votat me vende pune'. Ti nuk e ke humbur votën e PD- së për shkak se ke humbur vendet e punës. Unë i njoh demokratët, kam luftuar ashpër me ta dhe kam bashkëpunu­ar si burrat me ta, jo në errësirë. I mirë, i keq Sali Berisha - cilido ka mendimin e tij - por demokratët ishin mësuar me një lider me karakter dhe nuk duan një lider vetëm me stomak". "Dy herë në një vit e kam shpëtuar, jo thjesht PD- në, nga shkatërrim­i, poshtërimi dhe degradimi i saj, - tha Meta, - e para te reforma në drejtësi". Pa vendosmëri­në parimore të Ilir Metës, PD- ja do të ishte përçarë, poshtëruar dhe tharë në çadër që përpara një viti", - deklaroi Meta.

Sipas tij, shqiptarët e dinë që problemi i vendit nuk është LSI- ja, por oligarkia. "Demokratët, socialistë­t, të gjithë shqiptarët e dinë shumë mirë se problemi në këtë vend është vetëm një, oligarkia. Demokratët, socialistë­t, shqiptarët, e kanë të qartë se zgjidhja është vetëm 1, kundër oligarkisë, LSI- së", - vijoi ai. Meta e quajti "Gestapo" task- forcën e ngritur nga marrëveshj­a Rama- Basha për përfshirje­n e nëpunësve të administra­tës në fushatë. "Gestapoja e krijuar nën tri orë errësirë, po zhbën reformën e administra­tës dhe po zhbën statusin e nëpunësit civil. Kur dëgjojmë se si sekserët e Rilindjes, ose ' Ebolës' së Shqipërisë, u turren njerëzve të LSI- së për t'i blerë me paratë e drogës dhe koncesione­ve, për t'u shitur se LSI- ja nuk do të jetë më në pushtet dhe në pushtet do të jetë Rilindja". Meta tha se "LSI- ja do të jetë forcë e parë, sepse ne nuk mund të jemi rrotë më rrotë me Sierra Leonën". "E kemi edhe ne një sëmundje të tmerrshme, ' Ebola' jonë quhet Rilindje, ' Ebola' është mashtrimi dhe pabesia më e madhe që ka njohur kjo tokë mijëra e mijëra vjet". Më tej, Meta tha se "nuk ka fuqi më të madhe për një popull dhe komb sesa ëndrrat e rinisë; kjo është fuqia më e madhe e Shqipërisë. Ëndrrat e rinisë janë program i LSI- së".

Meta tha se nuk do të merret me akuzat e PS- së, por shtoi se: "Asnjë udhëheqës i PS- së nuk është përplasur më fort se unë me Berishën. Kur të tjerët linin shtetin dhe ia fusnin vrapit pyjeve të Maqedonisë, Ilir Meta i ka treguar vendin atij kur ka prekur institucio­net. Për fat të keq të Ilir Metës, - ia kam thënë edhe kryetarit të PS- së, ka qenë i pranishëm edhe Vasili, - para se të miratohej reforma në drejtësi, për fatin tim të keq, unë kam qenë i detyruar që të bashkëpuno­j me rilindësit, më seriozi ka qenë Sali Berisha. Kjo është fatkeqësi e madhe, pasi mbas 27 vitesh duhej të kishim shumë poli- tikanë të tjerë se Ilir Meta, Berisha e Edi Rama", - tha Meta. Duke iu referuar deklaratav­e të kryeminist­ri se LSI- ja ka qenë problemi në këta 4 vjet qeverisje, Meta tha se është gati të përballet në debat televiziv. Ai e ftoi Ramën në përballje. "Kam një mesazh për socialistë­t që kanë ngelur në partinë që ka Rilindja. Ilir Meta është ai që keni njohur ju, që nuk ka gënjyer kurrë as fshatarin më të thjeshtë. Nëse Edi Rama, që për muaj me radhë nuk pranoi të bënim analizën, vërtet beson në gënjeshtra­t e tij që iu servir, se LSI- ja ka qenë problem, LSI- në e ka drejtuar Ilir Meta, dhe jam gati të dal në debat televiziv me Edi Ramën, ku

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania