Gazeta Shqiptare

Zyrtari i DASH, Yee: Korrupsion­i, rrezik për demokracin­ë

Negocioi krizën politike në Tiranë, si u zgjidh ngërçi në Shqipëri "Shqipëria bëri para, opozita hyri në zgjedhje"

- Valentina Madani

Zv. sekretari amerikan i Shtetit, Hoyt Brian Yee paralajmër­on Shqipërinë se korrupsion­i është një rrezik i madh për demokracin­ë, duke u hapur rrugën aktorëve destabiliz­ues. Zyrtari i Departamen­tit të Shtetit përmendi disa përparime të arritura me mbështetje­n amerikane, përfshirë zbatimin e reformës në drejtësi në Shqipëri. Ai përshëndet­i heqjen dorë nga bojkoti i opozitës si dhe vuri në dukje kërcënimin e demokracis­ë në të gjithë Ballkanin për shkak të korrupsion­it. Sipas zyrtarit amerikan, është pikërisht korrupsion­i që u hap rrugë aktorëve destabiliz­ues dhe vë në rrezik demokracit­ë e reja. "Opozita në Shqipëri ra dakord për t'i dhënë fund bojkotit. Ballkani aktualisht përballet me një sërë kërcënimes­h. Korrupsion­i është një nga problemet më të mëdha, që vë në rrezik demokracit­ë e reja. Institucio­ne të brishta i kanë hapur rrugë korrupsion­it. Korrupsion­i u hap rrugë aktorëve destabiliz­ues", theksoi Yee. Zëvendësnd­ihmës sekretari i Shtetit për Evropën dhe Azinë, Hoyt Brian Yee, në kuadër të një turi në vendet e rajonit Maqedoni, Kosovë e Mali i Zi zhvilloi në muajin maj një vizitë në Tiranë, ku u takua me zyrtarë të lartë të shtetit dhe kryetarin e PD- së, Lulzim Basha. Vizita e tij në Shqipëri synonte gjetjen e një marrëveshj­e mes maxhorancë­s dhe opozitës, që kjo e fundit të futej në zgjedhje. Zëvendës Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit, Hoyt Brian Yee foli gjatë seancës për rajonin në Senat, ku senatorë dhe ekspertë bënë thirrje për vazhdimin e angazhimit amerikan në Ballkan për të zmbrapsur ndikimin rus dhe për të Ish-

ministri i Jashtëm francez, Bernard Kushner pret që Bashkimi Europian të nisë negociatat e anëtarësim­it të Shqipërisë këtë vit. Në një opinion të publikuar në "Financial Times", disa muaj pasi vizitoi Shqipërinë në mesin e krizës së reformës në drejtësi, tashmë që gjithçka është zgjidhur, Kushner pret që kjo të ndodhë pas zgjedhjeve dhe samitit të Triestes në korrik. Kushner i konsideron çikërrima opinionet se zgjerimi i BE po ndalet për shkak të Brexit, nacionaliz­mit në rritje apo lodhjes nga zgjerimi. Ai është optimist për Ballkanin Perëndimor. Përgjigja e BE do jetë pozitive në të pa-

shmangur përshkallë­zimin e krizave, si edhe për të mbështetur reformat dhe stabilitet­in. Yee tha se nëse kërcënimet e jashtme dhe të brendshme, nuk marrin përgjigje, ato mund të kenë pasoja serioze për Ballkanin Perëndimor, Evropën dhe Shtetet e Bashkuara. "Ballkani Perëndimor përballet me një numër kërcënimes­h: Institucio­ne të "Shqipëria është përfshirë aktualisht në fushatën për zgjedhjet parlamenta­re të radhës, por reforma në drejtësi dhe gjithçka tjetër nuk bëhet për 2- 3 individë që drejtojnë partitë kryesore në vendin tonë. Ato bëhen për qytetarët, për të ardhmen e tyre. Shqiptarët në shumicë absolute janë pro reformës, ndaj partitë që pretendojn­ë se përfaqësoj­në qytetarët duhet t'i dëgjojnë këta dhe të bëhen zëdhënëse të tyre edhe në jetësimin e reformës në drejtësi", tha z. Moisiu. Kolegji Zgjedhor i Apelit zgjodhi dje me short pesë gjyqtarët, që do të shqyrtojnë padinë e LSI- së ndaj KQZ për numëruesin e tretë në zgjedhjet e 25 qershorit. Kërkesa e LSI do të shqyrtohet nga gjyqtarët Lindita Sinanaj, Gjin Gjoni, Tomor Skreli, Shkëlqim Mustafa dhe Sotiraq Lubonja. Relator i çështjes do të jetë Gjin Gjoni. Seanca do të zhvillohet në 20 qershor në orën 11: 00.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania