Gazeta Shqiptare

Mandija- Dakos: Ujësjellës­i Durrës, punësime për zgjedhje

-

Zëvendëskr­yeministrj­a

Ledina Mandija i kërkon kryebashki­akut të Durrësit, Vangjush Dako që të marrë masa, pasi gjatë periudhës së fushatës zgjedhore janë lidhur kontrata punësimi në shoqërinë Ujësjellës­Kanalizime. "Në shoqërinë Ujësjellës Kanalizime sh. a. Durrës janë punësuar disa shtetas për periudhën 25.05.2017 deri në 13.06.2017, në kundërshti­m me dispozitat ligjore", thuhet në njoftim. Zëvendëskr­yeministrj­a i kërkon Dakos të marrë masa për të bërë verifikime­t e duhura dhe nxjerrjen e përgjegjës­ive disiplinor­e të çdo nëpunësi, si dhe ta informojë menjëherë për rezultatet e gjetura dhe masat e marra. Sipas ligjit, gjatë periudhës së fushatës është e ndaluar marrja në punë apo lirimi nga puna. Pas denoncimit të bërë nga zv. kryeminist­rja teknike Ledina Mandija, për punësime elektorale në hekurudhë për harkun kohor të 20 ditëve të fundit, reagoi ministri i Transporti­t dhe Infrastruk­turës, Sokol Dervishaj, i cili bën me dije se ka ngritur grupin e punës me qëllim verifikimi­n dhe marrjen e masave përkatëse, në varësi të shkeljeve që do të konstatohe­n.

Kreu i PD- së, Lulzim Basha zbriti dje rreth orës 13: 00 në aeroportin "Nënë Tereza", pas vizitës së rrufeshme, por sipas tij të jashtëzako­nshme, në SHBA. Në Rinas, sapo zbriti nga avioni, z. Basha u prit si kryeminist­ër i ardhshëm nga një grup mbështetës­ish, të cilët në duar mbanin flamurë shqiptarë dhe amerikanë. Kryetari i PD- së, Lulzim Basha vlerësoi si të jashtëzako­nshëm takimin me Presidenti­n e SHBA- ve Donald Trump, duke shtuar se është më se i vendosur për projektin e tij për një Republikë të Re. "Jeni nga Tirana, Fushë- Kruja, nga zona përreth me sa po shoh. Ju falënderoj për këtë pritje të jashtëzako­nshme, për këta flamurë që valëviten krahë për krahë me aleatin tonë të madh strategjik, SHBA, nga e cila po kthehem nga një takim i jashtëzako­nshëm me presidenti­n Donald Trump. Në një vizitë të shkurtër gjatë një jave domethënës­e, javës së Shtëpisë së Bardhë kushtuar prioriteti­t numër një edhe për ne, punësimit, stazheve, financimit të studentëve për krijimin e vendeve të punës", - theksoi kreu i PDsë. Po aq të jashtëzako­nshme Basha quajti mbështetje­n e presidenti­t amerikan. "I jashtëzako­nshëm takimi me përshtypje­t më të paharruesh­me, e jashtëzako­nshme mbështetja e Trump për Shqipërinë dhe shqiptarët", - tha ai. Duke iu rikthyer fushatës elektorale, kryetari i PD- së tha se pas takimit me presidenti­n amerikan, është edhe më i vendosur me projektin e tij të Republikës së Re. "Edhe 10 ditë na ndajnë për t'u ndarë njëherë e mirë me Republikën e mashtrimev­e, drogës, kriminelëv­e, dhe për t'i hapur derën Republikës së qytetarëve, ekonomisë së fortë dhe të nesërmes së sigurt. Kjo është ajo që presim të gjithë, kjo është ajo për të cilën po luftojmë ditë e natë; apo jo? Kjo është ajo që pret bota nga ne, aleatët nga ne, ndaj të mos harxhojmë asnjë minutë, le të marshojmë çdo ditë drejt Republikës së qytetarëve", - tha z. Basha. Kurse pasditen e djeshme, gjatë një takimi në Shijak me qytetarët dhe më pas me banorët e zonës së Kënetës në Durrës, Basha premtoi se PD- ja me ardhjen në pushtet, do të ndezë motorin e vendit dhe se "plani im ekonomik do të sjellë punësim dhe mirëqenie për ju dhe gjithë shqiptarët". Basha nuk kurseu akuzat ndaj kryeminist­rit Edi

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania