Gazeta Shqiptare

Zëvendësim­i, Kuvendi mblidhet të shtunën

-

Parlamenti

do të mblidhet në një sesion të jashtëza konshëm për të zëvendësua­r deputeten e PD- së Jorida Tabaku, mungesa e së cilës në komisionin parlamenta­r ad hoc mban peng konstituim­in e organit të dytë të vetingut. Znj. Tabaku ka lindur dy vajzat e saj dhe nuk merr pjesë dot në komisionin, i cili duhet në zgjedhjen e anëtarëve të Komisionit të Pavarur të Kualifikim­it, organi kryesor që do kalojë në sitë gjyqtarët dhe prokurorët. Komisioni ad hoc me 12 anëtarë do të zgjidhte dje 18 persona nga lista për anëtarë të Komisionit të Pavarur të Kualifikim­it të dy anëtarëve zëvendësue­s, dy komisioner­ët publikë dhe zëvendësue­sit respektivë. "Në bazë të nenit 74, pika 2, të Kushtetutë­s së Republikës së Shqipërisë, dhe nenit 42, pika 2, të Rregullore­s së Kuvendit, një e pesta e deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë, nga të gjitha grupet parlamenta­re kanë depozituar sot ( dje), me shkresën Nr. 1553 Prot, kërkesën për thirrjen e sesionit të jashtëzako­nshëm ditën e shtunë, datë 17 qershor 2017, drejtuar Kryetarit të Kuvendit".

hequr mbi shpinë! Shqiptarët nuk do ta hanë në sapunin për djathë. Do rrisim çmimin e naftës? ' Amin' thoshte Ilir Meta dhe ngrinte kartonin. Pazaret i bënin të gjithë, vetëm ziheshin që kush të hante më shumë. Kush merr një çapë dhe kush merr dy çapa. Edi Rama, me patericat e tij Ilir Meta dhe Shpëtim Idrizi, bënë gjithçka për pushtetin e tyre. Më 25 qershor duhet të ndëshkohet me votë Edi Rama. I pari që duhet të

ndëshkohet është Edi Rama. I dyti që duhet të ndëshkohet është Ilir Meta, sepse pa Metën, Rama nuk i bënte dot këto zullume. Edhe ky i treti që thotë ' unë do të bëj koalicion me partinë me të parë'. Por ne nuk bëjmë koalicion as me SHPK dhe as me tezga. E dini pse flet për timonin Rama? Po vetëm timoni i ka mbetur Shqipërisë, sepse motorin e shkatërroi. Cili është motori i një vendi? Ekonomia. Atë e shkatërroi", - theksoi z. Basha.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania