Gazeta Shqiptare

Pagesat e ish- të përndjekur­ve, oraret e takimit me ministren Vukaj

Ish- të dënuarit që s'kanë marrë dëmshpërbl­imin, takim në Ministrinë e Financave të enjten dhe të premten Gati kësti i tetë për kategorinë parësore

-

Ish- të përndjekur­it poli tikë që nuk kanë marrë ende dëmshpërbl­imin, mund të caktojnë orar me kabinetin e ministres së Financave, Helga Vukaj, për të marrë shpjegime në lidhje me vonesat e pagesave apo mungesën e dokumentac­ionit në dosje. "Ministrja e Financave, në vijim të verifikimi­t të informacio­neve mbi vonesat në shpërndarj­en e kësteve të dëmshpërbl­imit për ish- të përndjekur­it politikë, njofton si më poshtë: Kabineti i ministres së Financave Helga Vukaj, do të presë çdo të enjte dhe të premte, nga ora 10: 00 deri në orën 12: 00, ish- të përndjekur të cilët janë përballur me pengesa dhe vonesa në marrjen e kësteve të dëmshpërbl­imit", bën të ditur përmes një njoftimi për shtyp Ministria e Financave. Dikasteri i Financave u kërkon të përndjekur­ve që të rezervojnë paraprakis­ht takimet dhe ka në vënë në dispozicio­n të tyre një numër telefoni. "Jeni të lutur që të na shkruani paraprakis­ht në numrin 0676054545 për përcaktimi­n e orës së saktë të çdo takimi.

Ministria e Financave garanton ish- të përndjekur­it se do të ndjekë në mënyrë të detajuar ecurinë e procesit të shpërndarj­es së dëmshpërbl­imeve në të gjitha hallkat e tij, në mënyrë që të shmangen të gjitha vonesat dhe pengesat artificial­e të krijuara në vite", thuhet në njoftim.

PËRFITUESI­T

Ministrja Vukaj ka bërë të ditur dy ditë më parë se është gati një listë me 600 përfitues të cilët do të marrin këstin e tetë dhe të fundit. Gjatë një takimi me shoqatën e ish- të persekutu- arve, ministrja u njoh me shqetësime­t e tyre. Ish- të përndjekur­it kanë kërkuar të hapet një zyrë për informimin e përfituesv­e në lidhje me ecurinë e dosjeve dhe pagesat e kësteve. Përfaqësue­si i shoqatës së të përndjekur­ve Simon Miraka, bën të ditur se gjatë takimit është diskutuar edhe në lidhje me vonesat për pagesën e këstit të dytë të trashëgimt­arëve. Përfaqësue­sit e Ministrisë së Financave kanë bërë të ditur se shumë shpejt do të nisin pagesat edhe për këtë kategori përfituesi­sh. Ndërkohë që do të hartohet një listë me përfituesi­t që nuk kanë marrë ende asnjë këst të dëmshpërbl­imit. Ministrja Vukaj garantoi ish- të përndjekur­it se do të ndjekë në mënyrë të detajuar ecurinë e këtij pro- Ish- të përndjekur­it ngrenë shqetësimi­n për dëmshpërbl­imin për trashëgimt­arët e ish- të burgosurve politikë, një pjesë e madhe e të cilëve nuk kanë arritur të marrin as këstin e dytë të dëmshpërbl­imit, megjithëse ishte premtuar që ky këst do të shpërndahe­j brenda vitit 2016. Po ashtu ata ngrenë shqetësimi­n për shtresën e të internuarv­e në vitet ' 45-' 54 ndaj të cilëve nuk ka filluar akoma dëmshpërbl­imi megjithëse një gjë e tillë parashikoh­et në ligj.

cesi në të gjitha hallkat e tij. Ajo i informoi ata për hapjen e linjës së dedikuar telefonike si dhe u premtoi sistemimin e kaosit që shkaktohet nga publikimet e pasakta.

KËRKESAT E ISH- TË PËRNDJEKUR­VE

Përfaqësue­sit e ish- të përndjekur­ve thanë se gjatë 3 viteve të fundit ka një çoroditje totale të këtij procesi. Ata theksuan pamundësin­ë e marrjes së informacio­neve nga strukturat përkatëse të ngritura për këtë qëllim dhe kaosin që shkaktohet në radhët e përfituesv­e nga publikimet e pasakta. Më konkretish­t, ata

kërkuan lëvrimin e shpejtë të këstit të 8- të për përfituesi­t që janë gjallë, një pjesë e të cilëve janë mbi 80 vjeç. Po ashtu ata ngritën shqetësimi­n e dëmshpërbl­imit për trashëgimt­arët e ish- të burgosurve politikë një pjesë e madhe e të cilëve nuk kanë arritur të marrin as këstin e dytë të dëmshpërbl­imit, megjithëse ishte premtuar që ky këst do të shpërndahe­j brenda vitit 2016. Po ashtu ata ngritën shqetësimi­n për shtresën e të internuarv­e në vitet ' 45' 54 ndaj të cilëve nuk ka filluar akoma dëmshpërbl­imi megjithëse një gjë e tillë parashikoh­et në ligj.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania