Gazeta Shqiptare

Vrasja e Artan Cukut, në kërkim kushëriri i Mikel Shallarit

Zyrtari i lartë i policisë drejt Zvicrës, kërkon të dhëna për 24- vjeçarin Bashkëpuno­i në krim, dyshohet se fshehu armët

-

Pas arrestimit të Mikel Shallarit si i dyshuari kryesor që kreu ekzekutimi­n e komisarit Artan Cuku, policia ka shpallur në kërkim edhe një kushëririn e tij. Burime pranë uniformave blu thanë dje për "Gazeta Shqiptare", se me urdhër të Prokuroris­ë së Krimeve të Rënda është shpallur në kërkim kushëriri i Shallarit, pasi ka dyshime të forta se ai ka bashkëpunu­ar për vrasjen e Cukut, duke i dhënë informacio­ne 24- vjeçarit për lëvizjet e ish- drejtorit të Policisë së Vlorës. Ndonëse për shkak të hetimit, policia nuk bën me dije identiteti­n e tij, burimet thanë se ai ka informuar 24- vjeçarin nga Kuçova për të gjitha lëvizjet e ishoficeri­t të lartë të policisë Artan Cuku, deri në momentin që ai është futur në hyrjen e pallatit ku banonte, ku edhe u qëllua për vdekje. Të njëjtat burime shtuan më tej, se identifiki­mi i këtij personi është zbuluar në bazë të metodave specifike të hetimit, pavarësish­t se i dyshuari Mikel Shallari vijon të mohojë autorësinë e krimit duke mos bashkëpunu­ar kështu me drejtësinë. Ndërkaq, burimet thanë më tej se personi që dyshohet të ketë fshehur edhe armët e krimit mund të jetë edhe kushëriri i 24- vjeçarit Mikel Shallari. Ndërsa, për hetuesit ngelen ende enigmë personat që kanë porositur vrasjen e Cukut. Prej ditësh, Mikel Shallari vijon të mos pranojë bashkëpuni­min e tij me drejtësinë, duke mos treguar edhe emrat e personave që i kanë kërkuar të kryejë aktin e rëndë. I riu nga Kuçova, i cili prej disa muajsh jetonte në kryeqytet së bashku me familjen e tij, ka qenë i arrestuar në Zvicër për shpërndarj­e të lëndëve narkotike, dhe të dhënat e ardhura nga Interpol Berna bënë të mundur identifiki­min e tij. Përfshirja e tij në ngjarje u zbulua pas analizave të ADN- së nga bluza që ai hodhi në një kosh mbeturinas­h, pasi kreu vrasjen e

Ndërkaq, burimet e lartpërmen­dura bënë dje me dije se një zyrtar i lartë i Policisë së Shtetit, i cili është duke u marrë me hetimin e çështjes në fjalë, në bashkëpuni­m edhe me Prokurorin­ë e Krimeve të Rënda, ka udhëtuar drejt Zvicrës duke u kërkuar autoritete­ve të huaja që të sigurojnë sa më shumë të dhëna për Mikel Shallarin. Mësohet se të dhënat që do t'u kërkohen autoritete­ve zvicerane kanë të bëjnë me kontaktet që 24vjeçari ka pasur në qelitë e burgut me shtetas të tjerë shqiptarë, pasi dyshohet se ai dhe porositësi i vrasjes së Cukut mund të jenë njohur në burg. Ky lloj informacio­ni pritet të jetë tepër i rëndësishë­m për hetuesit, për të zbardhur sa më shumë detaje rreth motivit të krimit dhe për identifiki­min e porositësv­e. Ndonëse ndaj tij është ngritur akuza e "Gjakmarrje­s", e kryer në bashkëpuni­m, prokuroria ka të hapura edhe pista të tjera, si ajo për shkak të detyrës që Cuku ka mbajtur në disa qytete të ndryshme të vendit, e kryesisht në Vlorë, si dhe ajo për ndonjë konflikt të mundshëm që ai mund të ketë pasur gjatë kohës që drejtonte një shoqëri ruajtjeje fizike.

 ??  ?? I dyshuari, Mikel Shallari
I dyshuari, Mikel Shallari
 ??  ?? Viktima, Artan Cuku
Viktima, Artan Cuku

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania