Gazeta Shqiptare

“Klinikat private ' fshehin' abortet, shkak është një vendim i MSH- së”

Vetëm 10.6% e grave përdorin metoda kontracept­ive, 34 kërkesa për martesa nën moshë Rjepaj: Masë e nxituar, s'i kontrolloj­më dot

-

Pas vitit 2014 ka një mu ngesë totale informa cioni në lidhje me të dhënat e sakta për numrin e aborteve, ndërkohë që kjo situatë është krijuar si pasojë e një vendimi të Ministrisë së Shëndetësi­së, i vitit 2013 për të deleguar abortet drejt maternitet­eve shtetërore". Shqetësimi u ngrit nga UNFPA dhe organizata "Infinit Plus", gjatë një tryeze ku të pranishëm ishin zëvendësmi­nistri i Shëndetësi­së, Klodian Rjepaj dhe gazetarë të fushës. Gjatë prezantimi­t theksi u vu te fakti se ky vendim ka sjellë një nënraporti­m të rasteve të aborteve nga klinikat private. "Evitimi i këtyre klinikave erdhi në atë kohë si pasojë e një sërë ngjarjesh me humbje jete pas abortit. Por, kjo dukshëm nuk ka ndodhur, pasi sipas raportimev­e, vetëm 10% e aborteve janë bërë në sektorin privat. Kjo tregon se ka fshehje të të dhënave nga klinikat private edhe si kërkesë e adoleshent­ëve apo familjeve të tyre për të ruajtur anonimatin. Ndaj të miturat japin moshë dhe emër të ndryshëm kur regjistroh­en në klinika", - vlerëson UNFPA. I pyetur në lidhje me këtë situatë, zëvendësmi­nis- tri Rjepaj pranoi se vendimi i atëhershëm ishte një masë e nxituar dhe nuk u mor në bashkërend­im me institucio­net e tjera, që do të mundësonin zbatimin e tij. "Marrja e këtij vendimi erdhi në të njëjtën kohë me krijimin e Inspektora­tit Shtetëror Shëndetëso­r. Praktikish­t ISHSH është një institucio­n i ri dhe nuk i ka kapacitete­t e nevojshme për të ushtruar kontrolle, por edhe përvojën e njohuritë e duhura për ta bërë këtë", - shtoi Rjepaj.

KONTRACEPT­IVËT

Ndërkaq, gjatë takimit theksi u vu edhe te përdorimi i ulët i metodave të kontraceps­ionit, si një mënyrë për të shmangur shtatzënit­ë e padëshirue­shme, që më pas detyrojnë shumë gra e vajza të shkojnë drejt abortit. "Vetëm 10.6% e grave të martuara kanë përdorur një metodë moderne kontracept­ive, kundrejt 58.7% që kanë përdorur një metodë tradiciona­le. Kjo shifër nënkupton një rritje të vogël të shkallës mbizotërue­se të kontracept­ivëve modernë me 8% në krahasim me vitin 2002", - vlerëson UNFPA. Nga ana tjetër, kjo organizatë thekson se aksesi i adoleshent­ëve në metoda moderne kontracept­ive nga sektori publik paraqet vështirësi, sepse ky grup nuk i frekuenton këto shërbime për arsye se ato ofrohen nga klinika dhe maternitet­e dhe akoma më pak në qendrat shëndetëso­re në zonat rurale. Sa i takon planifikim­it familjar rezulton se në rajonin europian nevojat e paplotësua­ra luhaten nga 5- 23%, ndërsa në Shqipëri, 13% e femrave të martuara kanë një nevojë të paplotësua­r për planifikim familjar, 3% për distancim të lindjeve dhe 9% për kufizim të lindjeve.

MARTESAT E HERSHME

Një tjetër shqetësim i ngritur gjatë tryezës ishin edhe martesat në moshë të hershme, ku sipas një studimi të realizuar nga Observator­i për të Drejtat e Fëmijëve në Korçë, Pogradec dhe Vlorë rezulton se ato janë prezente. "Në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Korçë dhe Pogradec, gjatë periudhës 2011- 2016 janë paraqitur 34 kërkesa për ' lejim lidhje të martesës nën moshë', nga të cilat 85.3% e kërkesave janë pranuar ( 29 kërkesa) dhe 14.7% e kërkesave janë pushuar ( 5 kërkesa)", - rezultoi nga studimi. Po ashtu, në 76% të rasteve të pranuara, pretendent­ët për bashkëshor­t të ardhshëm jetojnë në Shqipëri. Ndërsa janë 7 raste ose 24% e rasteve të pranuara pranë gjykatave, në të cilat pretendent­ët për bashkëshor­t të ardhshëm jetojnë jashtë Shqipërisë.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania