Gazeta Shqiptare

Vetingu bllokon procesin gjyqësor për "Velierën"

Avokatja e Shoqërisë Civile, Mirela Jorgo: Po punohet me ritme të shpejta edhe në zonën arkeologji­ke A Shkak, mungesa e tre gjyqtarëve dhe nxjerrja jashtë loje e KLD- së

- Klodiana Haxhiaj

Vetingu mban pezull procesin gjyqësor për projektin "Veliera" në Durrës, investim ky që kap vlerën e 6 milionë dollarëve dhe që mes kontestime­sh të shumta po shkon drejt përfundimi­t. E ndërsa procesi ka stopuar, pasi nuk plotësohet numri tre i gjyqtarëve, punimet për ndërtimin e "Velierës" po vijojnë me ritme të shpejta. Seanca e fundit gjyqësore është mbajtur në 21 maj dhe nuk dihet kur do të fillojë sërish shqyrtimi i kësaj çështjeje. Shoqëria Civile, e përfaqësua­r nga avokatja Mirela Jorgo, ka ngritur shqetësimi­n se pezullimi i procesit gjyqësor në Gjykatën e Shkallës së Parë në Durrës po favorizon bashkinë që të përfundojë projektin. Sipas Jorgos, bashkia po shkel vendimin e gjykatës, pasi po punohet në zonën arkeologji­ke A. Avokatja deklaroi dje për "GSH", se po luhen të gjitha makinacion­et e pushtetit për të përfunduar projektin, madje gjyqtarët nuk marrin përsipër të gjykojnë procesin "Veliera", pas dorëheqjes së gjyqtares Meriban Mullaj. "Dy gjyqtarë janë kërkuar të vijnë nga KLD- ja nga gjyqtari i çështjes, por me hyrjen në fuqi të ligjit të vetingut, KLD- ja është shpërbërë, dhe duhet të jenë Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i Prokuroris­ë si dy institucio­ne kryesore, që nuk e kanë parashikua­r në ligjin e vetingut këtë boshllëk. Stafi i prokuroris­ë dhe gjykatës nuk e plotëson me anëtarë këtë çështje. Më shqetëson fakti që ka tri vendime gjykate për masë pezullimi dhe pesë sekuestro preventive në zonën arkeologji­ke A, ndërsa vijojnë punimet. Agjencia e Shërbimit Arkeologji­k ka nxjerrë një vendim me shkresë zyrtare për integrimin e zonës arkeologji­ke A me investimin që po bëhet. Ne do të insistojmë ta hedhim poshtë këtë vendim. Kishte 6 muaj që ASHA e kishte lënë pa vendim dhe ' Veliera' eci me ritme shumë të shpejta në këta muaj", - tha përfaqësue­sja e Shoqërisë Civile, Mirela Jorgo. Mësohet se projekti "Veliera" po shkon drejt përfundimi­t. Do të jetë çështje ditësh kur ASHA do të japë verdiktin final nëse do të devijohet projekti apo nuk do të merren parasysh rrënojat arkeologji­ke që u zbuluan gjatë gërmimeve. Megjithëse ASHA është njohur me problemin që nga muaji janar, po e zvarrit përgjigjen pa asnjë arsye, sepse rezultatet e arkeologëv­e janë bërë publike disa muaj më parë. Sheshi "Veliera" është një prej investimev­e madhore që po kryen Bashkia e Durrësit, për të cilin ka pasur mjaft kontestime nga ana e qytetarëve. Është Gjykata Administra­tive ajo që në ditët në vijim pritet të japë edhe një vendim në lidhje me ndërtimin e "Velierës" ( pjesa e sipërme e sheshit). Punimet janë të bllokuara në pjesën mbi rrugë nga kompleksi "Fly" deri te Torra Veneciane, ndërsa vijojnë me ritme të shpejta në pjesën tjetër.

 ??  ?? Sheshi “Veliera”
Sheshi “Veliera”
 ??  ?? Avokatja Mirela Jorgo duke folur për “GSH”
Avokatja Mirela Jorgo duke folur për “GSH”

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania