Gazeta Shqiptare

Fqinja: Si e gjeta mbuluar në gjak fqinjën shqiptare

Ngjarja e rëndë trondit Italinë. Dinamika e ngjarjes dhe rrëfimet Muhamed Vrapi vrau me thikë gruan e tij 52- vjeçare

-

Një krim në familje ka tronditur sot Italinë, ndërsa protagonis­t i tij është bërë një shqiptar, i cili ka vrarë me thikë gruan e tij. Ngjarja makabre ka ndodhur rreth orës 16: 30, në Varese. "Varesenews" shkruan se viktimë ka mbetur Diana Vrapi Koni, 52 vjeçe, ndërsa në pranga ka rënë bashkëshor­ti i saj, Muhamed Vrapi, 62 vjeç. Fill pas arrestimit të tij në oborrin e banesës, Vrapi ka pranuar krimin. Pak orë pas ngjarjes së rëndë mediat italiane tregojnë detaje nga krimi. Sipas "Corriere Della Sera", gruaja është gjetur e shtrirë në shtëpi, kishte pësuar atak kardiak nga goditjet e njëpasnjës­hme dhe ishte e mbuluar në gjak. Po ashtu, mediat italiane raportojnë se e ndjera ishte qëlluar 15 herë me thikë, ndërsa kishte humbur jetën në vendin e ngjarjes. Po ashtu, thuhet se çifti shqiptar, prindër të dy fëmijëve, kishin shumë vite në Itali, madje ishin pajisur me pasaportë italiane. Pak vite më parë marrëdhëni­a e tyre kishte pësuar "krisje", ndërsa gruaja ishte larguar nga shtëpia për disa ditë, duke qëndruar tek një nga djemtë e saj. Por, pas insistimev­e të burrit, ajo ka shkuar në shtëpi që të takohej me të. Sakaq, hetimet e mëvonshme do të sqarojnë edhe dinamikën e ngjarjes, që shkaktoi një viktimë.

FQINJËT

Sipas fqinjëve, nga banesa e çiftit dëgjoheshi­n shpesh sherre e ka qenë njëra prej tyre që pasi ka dëgjuar britma, ka trokitur në portën e Vrapit. Ky i fundit e ka hapur derën dhe nuk ka folur. Në momentin që ka parë shenja gjaku në duart dhe rrobat e tij, ajo e ka kuptuar se diçka e rëndë kishte ndodhur. "E pashë të shtrirë në tokë, të therur e të mbuluar nga gjaku teksa kërkonte ndihmë. Ndërsa ai qëndronte në këmbë". Kështu deklaroi fqinja e çiftit shqiptar, që nuk duroi dot më pas të bërtiturav­e të Dianës dhe shkoi të trokasë në portën e tyre. "Ajo ishte një grua dhe nënë shumë e mirë. E njihja nga afër, mund të them se ishte një person i qetë", - tregoi një tjetër fqinj.

"Ndërsa bashkëshor­tin e njihja më pak, se ai merrej me punë. Por nuk kemi dëgjuar të ketë qenë problema- tikë", - shton fqinji. Kur policia shkoi në vendngjarj­e, Muhamed Vrapi qëndronte në oborrin e shtëpisë, pas krimit. Para policisë nuk dha shumë detaje për krimin por deklaroi: "Po, e qëllova unë pas një sherri"! Sipas "Corriere Della Sera", çifti me origjinë nga Durrësi me nënshtetës­i italiane ishin prindër të tre fëmijëve maxhorenë, 2 djemve dhe një vajze. Sipas të dhënave të policisë, thika e kuzhinës që 62- vjeçari përdori për të masakruar të shoqen ishte në vendngjarj­e, madje në trupin e saj të shtrirë në dhomën e gjumit. Deri në përfundim të hetimit, me urdhër të Prokurorit të Bus- Krimi i rëndë ndodhi pasditen e djeshme rreth orës 16: 30 në rrugën "Goito" në Bust Arsizio të Vareses, ndërsa ishin pikërisht fqinjët që dhanë alarmin. Muhamed Vrapi në sherr e sipër ka marrë një thikë të madhe nga kuzhina dhe ka filluar të qëllojë pa mëshirë Dianën, gruan me të cilën kishte tre fëmijë. Ambulancat e gjetën ende gjallë kur shkuan në shtëpinë e tyre, por nuk mundën t'i vijnë në ndihmë për shkak se kishte humbur shumë gjak. to Arsizos, shqiptari është lënë nën masën arrest me burg. Ai do të duhet të përgjigjet për vrasje, të rënduar nga lidhjet familjare.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania