Gazeta Shqiptare

Rrëfimi i Avni Rustemit: Si e vrava Esat Pashën

- Nga Skifter Këlliçi

( Vijon nga numri i djeshëm)

Cituam në pjesën e parë të këtij punimi një letër të Mustafa Krujës, që lidhet me atentatin e Avni Rustemit. Duhet të vëmë në dukje se Mustafa Kruja ka qenë më 1919 sekretar i delegacion­it shqiptar të qeverisë së Durrësit në Konferencë­n e Paqes në Versajë, ( FESH 2, 2008, faqe 1362), që pas janarit të vitit 1920 u zëvendësua, me qeverinë e Sulejman Delvinës, të dalë nga Kongresi i Lushnjës.

Nga sa kuptohet, të dy janë njohur më 1921, kur u zgjodhën deputetë të Kosovës, ( kështu quhej krahina e Hasit), në zgjedhjet e para parlamenta­re. Më pas kjo miqësi duhet të jetë bërë në e ngushtë, kur Mustafa Kruja ishte tashmë anëtar i Federatës “Atdheu” që drejtohej nga Avniu. Dhe, ndonëse kaq të njohur, duket qartë se as atij, ashtu si tërë shokëve të tij, Avni Rustemi nuk i është shprehur rreth atentatit, për të cilin gjatë procesit hetimor dëshmon kështu: “Kalova një dy herë para portës së hotelit në rrugën ‘ Kastilione’, kur pashë se po dilte Esat pasha, që e njihja mirë pasi e kisha takuar shpesh në Shqipëri dhe pikërisht në Durrës. Esat Pasha ecte ngadalë dhe tërë krenari. Me ta parë atë, tërë historia e Shqipërisë m’u ngjall në shpirtin tim. Një turbullirë e madhe më pushtoi. Atëherë rrëmbeva nga xhepi i djathtë revolen me gjashtë fishekë që mbaja me vete dhe qëllova shumë, pa ditur sa herë mbi Esat pashën që ishte dy hapa larg meje. Esat Pasha ra me një herë dhe unë hodha armën time për tokë. Unë pohoj se veprimi im ka qenë krejt spontan dhe nuk e kam paramendua­r”. ( Arkivi Qendror i Shtetit, fondi “Avni Rustemi”, dosja 2, faqe 73).

Sekretari për të cilin shkruan Mustafa Kruja në letrën tij, nuk quhej Stavri, por Gjergj Goga dhe ishte nga Durrësi, ku kishte punuar si drejtori PTT- së më 1919. Avniu merr informata për të nga Mithat Frashëri, pjesëtar i delegacion­it shqiptar që tashmë përfaqëson­te qeverinë e Tiranës në Konferencë­n e Versajës. Aty Mithat Frashëri e porosit Avniun “… të shkojë në një ekspozitë shqiptare në Paris, ku mund të takojë ndonjë shqiptar, i cili mund ta ndihmonte të gjente adresa shkollash, ku ai të perfeksion­onte dijet e tij”. (“Avni Rustemi para organeve hetimore dhe gjyqësore franceze”, Jusuf Alibali, “Studime historike” nr. 2, 1964, faqe 216).

“Kështu Avni Rustemi gjeti rast të shkojë në këtë ekspozitë, të njihej me Gjergj Gogën, të mësonte prej tij se ishte sekretar i Esat pashës dhe se banonte së bashku me të në hotelin ‘ Kontiental’, në rrugën ‘ Kastilione” ( po aty).

Nuk po zgjatem në hollësi të tjera të këtij atentati, sepse vitet e fundit, përveç romanit tim “Atentat në Paris”, mbi motivet e tij Pëllumb Kulla, ka shkruar dhe vënë në skenë dramën modeste “Dy krisma në Paris”. Por ka rëndësi të veçantë ky fakt: Avni Rustemi, si gjatë procesit hetimor, ashtu edhe gjyqësor, i përmbahet tezës së vrasjes së Esat Toptanit pa paramendim, vrasje e kryer nga ai vetë, pa asnjë shtytje tjetër, sidomos nga qeveria e Tiranës, e cila, nga sa pamë, ishte e interesuar që të eliminohej fizikisht ky tradhtar, tepër të rrezikshëm për fatet e Shqipërisë në atë periudhë.

Jo më kot një ditë pas atentatit, pra, më 14 qershor, kur jo vetëm shtypi francez, por edhe ai botëror shkruante për këtë atentat, duke e cilësuar gabimisht Esat pashën kryeminist­ër të Shqipërisë, në gazetën “Ymanite”, botohej ky njoftim:

“Zyra e shtypit shqiptar, është e autorizuar të deklarojë se Esat Toptani nuk kishte ndonjë funksion zyrtar, për më tepër, kurrë nuk ka qenë kryetar i shtetit shqiptar ose kryetar i delegacion­it shqiptar në Konferencë­n e Paqes, siç e kanë quajtur gazetat franceze. Të drejtat e popullit shqiptar i mbron delegacion­i i qeverisë së ligjshme, i zgjedhur nga Kongresi i Lushnjës, i cili prej kohësh ndodhet në Paris”.

Por, të kthehemi përsëri te procesi gjyqësor kundër Avni Rustemit që u zhvillua në Paris në fund të nëntorit dhe fillimit të dhjetorit të vitit 1920.

EQREM BEJ VLORA

Në librin e tij “Kujtime” Eqrem bej Vlora shpreh habinë se si “… Drejtësia prokurori Blosh Larok në pretencën e tij kërkoi që Avniu të dënohej me vdekje, sipas neneve përkatëse të Kodit Penal, sepse kishte krye një veprim tërësisht të vullnetshë­m, pra me paramendim. Por ishte mbrojtja që Rustemi i bëri vetes me guxim dhe gjakftohtë­si, pastaj edhe mbrojtja e avokatit dë Monzi, dhjetëra e dhjetëra letra dhe telegrame që ishin drejtuar Ministrisë se Drejtësisë së Francës dhe gazetave franceze nga tërë anët e Shqipërisë, madje dhe nga mërgimtarë­t shqiptarë në Amerikë, ku kërkohej lirimi i Avni Rustemit, të cilat ndikuan te juria, siç dihet e përbërë nga njerëz të profesione­ve të ndryshe midis të cilëve dhe të thjeshtë, që kështu Avniu të dilte i pafa- gabuara të Eqrem bej Vlorës është një dorëshkrim që ruhet në Arkivin Qendror Historik të Shqipërisë, ku nënvizohet:

” Verdikti i pafajësisë që u dha është dëshmi e drejtësisë që i bëhet çështjes shqiptare, të njohur keq deri tani, si dhe një përgjigje e mirë e thirrjes së një populli që lufton me dëshpërim për lirinë dhe pavarësinë e vet”. ( AQSH, fondi “Avni Rustemi”, dosja 19, faqe 24.)

Lind me të drejtë pyetja: “Po si nuk u dërgua nga mbështetës­it e Esat pashës”, të paktën në Tiranë, qoftë një telegram, a dy gisht letër, ku të kërkohej dënimi me vdekje i Avniut, që kishte vrarë këtë “atdhetar” të madh shqiptar, si nuk u ngrit nga populli sh- qiptar qoftë dhe një këngë për të. Ndryshe ndodhi me Avni Rustemin, të cilit kudo, anembanë Shipërisë u ngritën këngë si kjo: “O Avni Rustem Marina, shkove burra, shkove trima/ Qëllove si vetëtima/ Si vetëtima qëllove, Esat pashën ç’e rrëzove!/ Shqipërinë ç’e shpëtove!”

PARATË PËR NË PARIS

Nga sa kujtonin Sejfulla Malëshova dhe Reshat Këlliçi, e kishin pyetur edhe ata Avniun kur ishin takuar me të në Tiranë.

“Në një nga bisedat tona, - më thoshte xhaxhai, kur po përfundont­e librin e tij ‘ Me djemtë e ‘ Bashkimit”, botuar më 1964, së bashku më Sejfullain e kemi takuar shpesh Avniun. Jemi njohur me të në bankat e Kolegjit Italo- Arbëresh të Shën Mitër Koronës në Kalabri, ku kemi kaluar katër vjet së bashku më shokë të tjerë. Ai kurrë nuk ka folur me hollësi rreth këtij atentati dhe as për gjashtë muajt e kaluar në burg...”.( Kjo, veç të tjerash, dëshmon se ai kërkonte lavdi nga ky akt, nuk kërkonte bujë gazetash, se ai ruajti deri ne vdekje një vendim kaq të madh për fatet e popullit tonë, që ende nuk ishin zgjidhur plotësisht).

Nuk po zgjatem në hollësi të tjera të këtij atentati, sepse për të është shkruar gjatë. Por një fakt ka rëndësi: Avni Rustemi i përmbahet tezës së vrasjes pa paramendim, të kryer nga ai vetë pa asnjë shtytje tjetër, sepse nuk donte në asnjë mënyrë që autoritete­t hetimore e pastaj gjyqësore franceze të dyshonin së mos ai ka qenë i shtyrë dhe financuar prej qeverisë së Tiranës, fakt i cili mund të jetë i vërtetë, po t’i referohemi letrës së Mustafa Krujës, ku nga sa pamë, ai shkruan se paratë për të shkuar në Paris ia ka

 ??  ??
 ??  ?? Në foto: Gazeta franceze
Në foto: Gazeta franceze

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania