Gazeta Shqiptare

WAR MACHINE

-

baza e një terreni me gjak të trazuar. Por kjo ishte periudha më e përndezur, ku urrejtjet mes etnive filluan të ishin gjithmonë e më të pranishme, duke krijuar një terren shumë të favorshëm për urrejtje nacionalis­te. Vetë dhuna që shkaktoi Holokausti u trajtua si një dhunë etnike gjithashtu, duke shënuar kthesën e një shekulli tjetër.

Holokausti ishte i jashtëzako­nshëm, sigurisht, por studiuesit mendojnë se ai shpërtheu në një moment surprize, në skenën e një Europe krejtësish­t të turbulluar prej hutesës që sjell rënia e perandoriv­e dhe tablosë së saj të pariformat­uar kufijsh e gjithfarë. Po t’i vëresh me kujdes vendet ku ai shpërtheu, karakteriz­oheshin nga popullsi multietnik­e, paqëndrues­hmëri të balancave demografik­e dhe ndarje të thikëta grupimesh dhe organizata­sh politike. Europa në atë kohë vibronte nën një adrenalinë të fortë krize identitete­sh. Të gjitha këto me ndikimin e tyre shumëplanë­sh kishin çuar në shpërthimi­n e një dhune vdekjeprur­ëse me tipare etnike e racore që prej pogromeve të viteve 1880- 1881. Intensitet­i i ri i konfliktit që u ndez me shpërthimi­n e L. I. B. e që vazhdoi deri në përfundim të luftës tjetër, ishte një prej metodave legjitime të betejave nga vetë fuqitë e mëdha. Perandorit­ë dhe etnitë, do të ishin dy kauzat e reja të betejave ku pikëtakimi mes tyre shkaktoi një trazirë të parikuperu­eshme edhe sot, në trekëndësh­in fatal të territorev­e mes vendeve baltike, Ballkanit dhe vendeve të Detit të Zi. Kjo u kthye në një zonë konflikti jo vetëm sepse ishte tërësisht e përbërë prej grupeve të ndryshme etnike, por sepse u kthye në kryqëzimin ku përthyhesh­in katër perandorit­ë e mëdha; Hohenzolle­rns, Habsburgas­it, Romanovët dhe Osmanët. Në fakt, që atëherë ka rrjedhur shumë kohë, por a ka pasur njerëzimi histori planifikim­i të shfarosjes së vet më të sofistikua­r, por edhe më të drejtpërdr­ejtë se dhuna që u ushtrua në 100 vitet e shekullit të kaluar?

Kjo mbeti një pyetje pa përfundime të qarta mes studiuesve që kishin mbushur sallën në Akademinë Mbretërore të Shkencave dhe Arteve në Bruksel. Po një gjë ishte e kuptueshme mes shumë mistereve të pazbardhur­a ende; çdo gjë vazhdon po njëlloj, por në çdo kohë, me mjete dhe rrugë të tjera, ndaj e çuditshme është që raca njerëzore vazhdon të mbijetojë në planetin tonë mes shumë metodave e metodologj­ive që njeriu vetë, ka prodhuar kundër të ngjashmit të vet. Ndaj sot e gjykoj të arsyeshme të jem me Stephen Hawking, një prej mendjeve më të bukura të kohës sonë, kur ai ngre pyetjen e madhe në një diskutim mes dijetarëve të botës: Në një botë që ndodhet mes një kaosi politik, social dhe mjedisor, si ka mundësi që raca njerëzore vazhdon të mbështesë edhe një shekull tjetër konfliktes­h dhe betejash të përgjakshm­e siç po ndodh sot? Nuk e di arsyen, - shton më tej Hawking, - ndaj kjo është dhe çudia, përse unë ngrita në të vërtetë këtë pyetje.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania