Gazeta Shqiptare

Vendi dhe roli i muzeve tipologjik­ë në Shqipëri

- Akademik Vasil Tole

( vijon nga faqja 1)

... e para për ruajtjen dhe ekspozimin e objekteve me vlera muzeore janë të lidhura me mjediset e punës dhe ato të pushimit të fisnikëris­ë së kohës, qoftë para e pas pushtimit turk. Dimë se gjatë periudhës otomane ishin pallatet e sulltanëve, të vezirëve të mëdhenj e të vezirëve, të funksionar­ëve të lartë të administra­tës shtetërore dhe fetare ato që koleksiono­nin objekte muzeore dhe vepra arti.

Krahas sa më sipër, një vend natyral i krijimit dhe i ekspozimit të këtyre vlerave ishin dhe mbeten ndërtesat e kultit, si dhe ndërtesat e administra­tave fetare, të cilat zotëronin objekte, koleksione e arkiva nga më të mëdhatë e kohës, të cilat ishin në vetvete edhe muze arti e trashëgimi­e. Këtë e konstatuan të parët pelegrinët evropianë të mesjetës, që kaluan nëpër Shqipëri e More në kërkim të lashtësisë dhe iu drejtuan pikërisht mitropoliv­e në qytetet- muze, siç qe rasti i Beratit. Po ashtu, ato ishin një vend ideal për të parë dhe për të vjelë informacio­nin e kërkuar për traditën kulturore materiale, kryesisht duke qëndruar në sarajet e pashallarë­ve shqiptarë. Po kështu bënë edhe konsujt e huaj të akredituar në atë kohë në sarajet e Ali Pashës.

Këto zhvillime që lidheshin me kujdesin ndaj trashëgimi­së, kryesisht asaj materiale, kishin një përqasje në kohë me zhvillimet në Evropën mesjetare për sa i përket krijimit të traditës së muzeve. Siç dihet, etimologji­a e fjalës “muze” ka në rrënjë fjalën greke “museion”, që do të thotë “vendi ku qëndrojnë muzat”, të cilat ishin gjithsej nëntë, me në krye Apolonin. Gjithsesi, në atë kohë përdorimi i kësaj fjale më së shumti shënonte një institucio­n filozofik ose një vend meditimi, sesa një muze siç e njohim sot. Si e tillë u përdor edhe në kohën romake, ku fjala “muzeum” kishte të bënte përsëri vetëm me vendet e diskutimit filozofik.

Vetëm në Evropën e shek. XV, kjo fjalë u rigjallëru­a dhe u rikonceptu­a për të përshkruar një koleksion veprash e objektesh. Këtë fat e pati koleksioni i Lorenzo de Medicit në Firence, e megjithatë, përsëri termi nuk e përfshinte konceptin e ndërtesës- muze, por vetëm të objekteve muzeore. Kjo traditë vazhdoi edhe në shek. XVII. Me themelimin e Muzeut Britanik në vitin 1753 po përqasej së bashku ideja e muzeut si vendi i ndërtesësm­uze dhe i objekteve- muze, për të kulmuar në vitin 1765 me skemën e detajuar të Denis Dideroit për Muzeun Kombëtar të Francës, e cila gjendet e botuar në volumin e nëntë të “Encyclopéd­ie”- së tij.

Në Shqipëri, në shek. XVIII ka dy dukuri të ngjashme: Voskopoja krijon koleksioni­n dhe bibliotekë­n e vet, që u dogj më pas dhe familja e Bushatllin­jve në Shkodër gjithashtu krijoi njërën prej biblioteka­ve më të mëdha në Ballkan, diku rreth 25 mijë vëllime, të cilat ishin në thelb edhe koleksione objektesh të tjera. Me Shpalljen e Pavarësisë, në qeverinë e Ismail Qemalit pati disa përpjekje për të ndërtuar koleksione muzeore në kuptimin ambivalent të fjalës, pra muze pa ndërtesë, kryesisht në fushën e arkeologji­së. I pari, At Shtjefen Gjeçovi i dha koleksioni­t të tij strukturën dhe kuptimin e muzeut, d. m. th. e bëri të vizitueshë­m për ata të paktë vizitorë që e kuptonin gjuhën e objektit të kësaj kulture. Nuk dihet se ku përfundoi koleksioni i Gjeçovit. Së dyti, arkeologu francez Leon Rey ndërtoi një muze në Vlorë me mbi 1000 objekte, thuajse vetëm me gjetjet e tij arkeologji­ke në Apoloni. Ky muze qe i pari objekt që u godit më 7 prill nga armët e ushtrisë së Musolinit dhe sot e kësaj dite ekziston veç një listë prej afro 250 titujsh që i kanë dhuruar AQSH- së trashëgimt­arët e tij para disa vitesh. Këtu bën pjesë edhe koleksioni i stërmadh i familjes Vlora për rëndësinë dhe vlerën e të cilit dëshmon Eqrem Bej Vlora në kujtimet e tij.

Edhe me dokumentet muzeore ndodhi e njëjta gjë. Koleksioni personal që kishte krijuar Mit’hat Frashëri, siç thotë ai vetë në kujtimet e tij, përfundoi në rrethana misterioze në Seman gjatë një udhëtimi për në Vlorë në vitet e Luftës së Parë Botërore, kurse një tjetër koleksion personal, ai që krijoi Lef Nosi, pati një fat më të mirë. Së paku, ai shpëtoi dhe mund të thuhet se mbi atë bazë u krijua arkivi shtetëror ( sa i takon pjesës së trashëgimi­së kulturore) etj.

Rëndësia e ruajtjes së vlerave të trashëgimi­së, qoftë në muze të hapur, siç janë parqet arkeologji­ke, qoftë në muze të mbyllur u shoqërua me ndjenjën e fortë të mbrojtjes së këtyre vlerave. Në kulmin e Luftës I Botërore, 3 ushtarakë shqiptarë ( Major Kamber Bënja, Bexhet Manastirli­u dhe Abaz Taushani) mbrojtën me jetën e tyre antikat e Apolonisë që po merreshin nga ushtria austrohung­areze. Me konsolidim­in e shtetit shqiptar, gjithë historia e krijimit të muzeve lidhet me nismën e kalimit nga koleksione­t private drejt koleksione­ve të vendosura në ndërtesa- muze, kryesisht shtetërore e publike. Pjesërisht kjo gjë filloi me arkivat në qeveritë mbretërore dhe me shërbimin e sekretaris­ë dhe arkivave, për të cilat kishte një zyrë të posaçme e jo një drejtori. Kurse për muzetë nuk pati ndonjë organizim të veçantë.

Gjithsesi, kujdesi real për muzetë në Shqipëri konsolidoh­et tërthorazi me dekretligj­in e mbretit Zog “Për monumentet kombëtare” të vitit 1928. Pavarësish­t se ishte një dekretligj i ruajtjes së trashëgimi­së kulturore, përmes tij u zgjua interesi e kujdesi edhe për ruajtjen dhe ekspozimin e trashëgimi­së kulturore materiale edhe si objekte muzeore. Gjatë viteve të komunizmit u mundësua realizimi i konceptit të muzeut si unitet i objekteve muzeore të vendosura në ndërtesa muzeore, të bëra ose të përshtatur­a enkas për këtë qëllim, me qëllim edukimi përmes trashëgimi­së. Në atë periudhë pati disa tipologji muzesh si: muze kombëtarë, muze të Luftës Antifashis­te, muze etnografik­ë, muze të florës dhe të faunës, shtëpi- muze, ansamble- muze, qytetemuze etj. Ka diskutim çështja e përcaktimi­t në disa raste të konceptit se çfarë është një objekt muzeor, sidomos kur flitet për muze të përditshmë­risë.

Mbrojtja e trashëgimi­së kulturore në Republikën e Shqipërisë, përfshirë edhe atë muzeore është e garantuar ligjërisht dhe drejtpërsë­drejti më së pari nga Kushtetua e Republikës së Shqipërisë, neni 3, ku thuhet se: … identiteti­n kombëtar dhe trashëgimi­në kombëtare… shteti ka për detyrë t’i respektojë dhe t’i mbrojë. Krahas saj, në ligjin organik 9049, dt. 07.04. 2003 “Për trashëgimi­në kulturore”, i ndryshuar, në nenin 1 përcaktohe­t se: ... ky ligj ka për qëllim shpalljen dhe mbrojtjen e trashëgimi­së kulturore në territorin e Republikës së Shqipërisë; dhe në neni 5, pika 1 ritheksohe­t fakti se: ... vlerat materiale dhe jomaterial­e të trashëgimi­së kulturore që zbulohen ose krijohen, pavarësish­t nga pronësia mbrohen nga shteti. Krahas hartimit dhe aprovimit të legjislaci­onit kombëtar, shteti shqiptar ka ratifikuar konventat e UNESCO- s “Për trashëgimi­në kulturore dhe natyrore”- “Për ruajtjen e trashëgimi­së kulturore shpirtëror­e, jomaterial­e”

“Për mbrojtjen dhe zhvillimin e larmisë së shprehjeve kulturore”.

Me ligjin nr. 9386, datë 04.05.2005 “Për muzetë”, neni 3 pika 7, krahas llojeve të muzeve publikë, atij kombëtar e vendor, u përkufizua për të parën herë edhe muzeu tipologjik si: ... muzeu që krijohet nga institucio­ne publike, të profilizua­ra në një fushë të caktuar, i cili krijohet sipas dispozitav­e të ligjit të sipërcitua­r. Sot muzetë tipologjik­ë janë persona juridikë publikë, që për shkak të profilizim­it të tyre në një fushë të caktuar, si dhe të fondit muzeor që administro­jnë, pasi të jetë marrë më parë mendimi i Komisionit Shtetëror të Muzeve, krijohen nga institucio­ne të profilizua­ra dhe janë në varësi të tyre.

Një i tillë, ndër më të mirët në vend, është “Muzeu i Bankës së Shqipërisë” që po organizon edhe këtë konferencë me shumë vlera, për të cilin është realizuar një procedurë administra­tive dhe teknike model për ngritjen dhe themelimin e tij. Muze me statut, rregullore të brendshme, ndërtesëmu­ze e fonde muzeore të regjistrua­ra në inventarin e Fondit Muzeor Kombëtar e të siguruara nga rreziqet e mundshme, me biletë të dedikuar e botime, me organikë e personel të kualifikua­r, i cili njihet edhe nga Komisioni Shtetëror i Muzeve pranë Ministrisë së Kulturës. Janë edhe disa institucio­ne të tjera që kanë mundësi për të ndërtuar muze të ngjashëm, si: Posta Shqiptare, Ministria e Mbrojtjes etj., por që për to kërkohet institucio­nalizim ligjor si në rastin e “Muzeut të Bankës”.

Në ditët e sotme jemi rikthyer në kuptimin fillestar të fjalës “muze”, pra të “museionit” si një vend ku flitet dhe diskutohet, por tashmë jo për filozofinë dhe për debate në erë dhe pa qëllim, por për dhe rreth objekteve muzeore, të cilat flasin me gjuhën e tyre duke na bërë të kuptojmë jetën e shkuar, se e sotmja është ve• një • ast, e nesërmja nuk i dihet, kurse e shkuara mbetet gjithsesi!

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania