Gazeta Shqiptare

Ish- pronarët, 24 mijë dosjet në shqyrtim

Agjencia e Trajtimit të Pronave/ Publikohet lista me dosjet nga viti 1993- 2016 që presin kompensimi­n Pronarët, grafiku me datat kur mund të merrni informacio­n për dosjen

-

Rreth 24 mijë dosje ish- pronarësh ndodhen në shqyrtim në Agjencinë e Trajtimit të Pronave. Për rreth 9 mijë dosje ka përfunduar shqyrtimi dhe një pjesë prej tyre kanë marrë kompensimi­n, ndërsa pjesa tjetër është në pritje të shqyrtimit ose pagesave. "Gazeta Shqiptare" do të botojë të plotë listën e dosjeve që ndodhen në ATP që nga viti 19932016, për të cilat çdo i interesuar mund të marrë informacio­n mbi fazën ku ndodhet dosja sipas një grafiku të vendosur në fillim të këtij muaji nga Agjencia. Sipas ligjit në fuqi, për të gjitha dosjet që kanë një vendim për njohje, i interesuar­i mund të aplikojë për pagesë të përshpejtu­ar, çka do të thotë se nuk është i detyruar të presë rendin kronologji­k të pagesës, por mund t'i marrë paratë ' jashtë radhe'.

GRAFIKU

"Duke filluar nga data 03.04.2017, takimi me trashëgimt­arët e subjektit të shpronësua­r apo personat me prokurë në lidhje me sqarimet, depozitime­t e dokumentac­ionit apo çdo procedure tjetër në funksion të zgjidhjes sa më të drejtë të objektit të kërkesës, do të bëhet në pesë ditë dhe e grupuar në qark", thuhet në urdhrin që mban firmën e Drejtoresh­ës së ATP- së, Sonila Qato. Agjencia do të presë dokumente çdo ditë të javës, nga ora 9: 00 e mëngjesit deri në 15: 00 pasdite, por qarqet do të kenë ditë të dedikuara. "Grupet e punës të cilat shqyrtojnë kërkesat e Komunitete­ve Fetare do t'i kryejnë takimet me subjektet e autorizuar­a çdo ditë të hënë, nga ora 09.00- 15.00. Grupet e punës të cilat shqyrtojnë kërkesat për qarqet Tiranë, Elbasan, Dibër do t'i kryejnë takimet me subjektet kërkuese çdo ditë të martë, nga ora 09.00- 15.00. Ndërsa grupet e punës të cilat shqyrtojnë kërkesat për qarqet Vlorë, Fier, Gjirokastë­r, do t'i kryejnë takimet me subjektet kërkuese çdo ditë të mërkurë, nga ora 09.00- 15.00", thuhet në urdhër. Ndërsa për qarqet e tjera janë përcaktuar e enjtja dhe e premtja. "Grupet e punës të cilat shqyrtojnë kërkesat për qarqet Durrës, Korçë, Berat do t'i kryejnë takimet me subjektet kërkuese çdo ditë të enjte, nga ora 09.00- 15.00. Grupet e punës të cilat shqyrtojnë kërkesat për qarqet Shkodër, Kukës, Lezhë, do t'i kryejnë takimet me subjektet kërkuese çdo ditë të premte, nga ora 08.00- 14.00", thuhet në urdhër.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania