Gazeta Shqiptare

Rama- Basha "përballen" në Berat: Policët pas pune të mbledhin vota

Lefter Maliqi u largua nga PD, bashkohet me PS në Berat: Do marrë 76 mandate "Financimet­përbujqitn­ukdotëbëhe­nmeteserëp­artie"

-

Kryeminist­ri Edi Rama u kërkoi dje banorëve të Beratit që t'i japin 5 mandate PS- së në 25 qershor, duke premtuar se do të bëjë 5- fishin e punëve. Rama ishte në Berat në të njëjtën ditë me kreun e PD- së, Lulzim Basha, i cili zhvilloi axhendën e tij atje. Në këto takime Rama shoqërohej edhe nga Lefter Maliqi, i cili u largua pak javë më parë nga lista e PD- së për Beratin. Në mitingun e zhvilluar në Laparadha, ishte Maliqi që e hapi atë, duke thënë se PS do të marrë 5 mandate në këtë qark dhe 76 në rang kombëtar në 25 qershor për të formuar e majta e vetme qeverinë. "Dua t'i siguroj kryeminist­rit Edi Rama një fitore të thellë. Të majtë e të djathtë bashkë për të votuar numrin 2, për një fitore të thellë në qarkun e Beratit. Të punojmë fort për të marrë 5 mandate. Rama ka thënë do marrë 71 mandate, por po iu them, 5 mandate i ke në Berat, 71 i ke nga Fieri e tutje, 76 mandate për PS, mos u gënjeni, por bashkohuni për PS", deklaroi ai. Ndërsa në fjalën e tij, Rama e cilësoi si të papreceden­të, faktin që në historinë e pluralizmi­t, një deputet nga lista e PD i është bashkuar PS. "E papreceden­të në historinë e pluralizmi­t, që një deputet në listën e PD- së i është bashkuar PS, jo për interesa, por për të përfaqësua­r me dinjitet këtë komunitet. "I jam mirënjohës Lefterit që me kurajë qytetare dhe me vetëdije politike na u bashkua në këtë betejë. Në 25 qershor pavarësish­t bindjes politike dhe çfarë thotë njëri apo tjetri, zgjedhja është qartë, çdo shqiptar është pjesë e trupës së madhe popullore të gjykimit për çdo skuadër, se çfarë ka bërë. Duhet të bashkohemi të gjithë në një flamur për ta dërguar në BE, votoni PS", deklaroi Rama.

Ndërsa më vonë, gjatë mitingut në Kuçovë, Rama u bëri thirrje të gjithë punonjësve të shtetit, madje edhe policëve, që pas orarit të punës të përkushtoh­en për të marrë sa më shumë vota për PS- në. "U bëj thirrje mësuesve të gjithë Kuçovës dhe gjithë Shqipërisë të mos lenë minutë, ditë e natë pa shfrytëzua­r që dinjiteti i tyre i vënë në vend të cenohet përsëri. U bëj thirrje të gjithë punonjësve të Policisë së Shtetit, në momentin që lënë uniformën, pas punës të përkushtoh­en për të marrë Kryetari

i grupit të LSI, Luan Rama reagoi dje ashpër ndaj thirrjes që bëri kryeminist­ri Edi Rama nga Berati për përfshirje­n e policëve në fushatë. "Qëndrim i papërgjegj­shëm i Ramës, në humbje totale të logjikës ka deklaruar sot në Berat se fton Policinë e Shtetit, që pasi të lërë orarin e punës, të mbledhë vota për PS. Ky është një rast skandaloz, provokativ, pasi policia e ka të ndaluar të marrë pjesë edhe pas orarit të punës në veprimtari politike dhe të mbledhë vota për llogari të ndonjë subjekti", u shpreh mbrëmë Luan Rama. Ai tha se: "Policia e Shtetit është e depolitizu­ar, përcaktim i qartë, që do të thotë ndalim absolut për pjesëmarrj­e në fushatë, nëse nuk e kupton, le të pyesë këshilltar­ët.

sa më shumë vota për PS- në, në mënyrë që të mos lejojmë rikthimin e hijes së turpit mbi uniformën e tyre dhe së bashku në 4 vitet e ardhshme ta bëjmë policinë në mesataren e BE- së. U bëj thir-

rje të gjithë punonjësve të shtetit të bëjnë të njëjtën gjë", deklaroi Rama. "Vota juaj duhet të jetë që ne të jemi të pashantazh­ueshëm nga partitë e tjera", deklaroi kreu i PS- së. Kryeminist­ri

Edi Rama u shpreh se në mandatin e dytë nuk do të ketë më financime të fermerëve sipas teserës së partive, duke sulmuar në mënyrë indirekte LSI, pasi Ministria e Bujqësisë këtë Ministri i Brendshëm deklaroi dje se ligji për Policinë e Shtetit i ndalon punonjësit e policisë që të mbështesin fushatën. "Kufizimet në jetën politike të punonjësit të policisë: Punonjësit të policisë i ndalohet: a) të jetë anëtar i një partie ose organizate politike; b) të mbështetë fushatën e një partie, organizate politike, të një anëtari partie politike.

mandat u drejtua kjo parti. "Pasi vendosëm rend në financat e shtetit dhe shlyem malin me borxhe, tani mund të heqim TVSH për imputet bujqësore. Financimet për bujqit nuk do të bëhen me teserë partie. Koha e budallenjv­e përfundoi" deklaroi ai. "Nuk kemi betejë politike me partitë e tjera, premtojnë në hava, çirren kot, kërcënojnë pa lidhje. Çfarë kanë? Ne nuk kemi punë me ata, ne kemi punë me shqiptarët, që së bashku të bëjmë shtet me punë", tha Rama.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania