Gazeta Shqiptare

Basha: Më 25 qershor PS- së e LSI- së u japim bërrylin

"Kritikat e Topallit, vendimet e forta i marr me përgjegjës­i të plotë" "Policia në fushatë, Rama veproi më keq se Ramiz Alia"

- Valentina Madani

Lulzim Basha përcolli mbrëmë përmes "Zonë e Lirë", mesazhin e qartë për mbarë opinionin publik se pas 25 qershorit nuk do të ketë koalicion me PS- në dhe as me LSI- në. Qytetarëve ai u kërkoi të përmbysin me votë Republikën e vjetër të keqqeveris­jes. "Nuk do të ketë bashkëqeve­risje të Republikës së re me Republikën e vjetër. Do të sprapsim të keqen, nuk do të ketë qeverisje me Edi Ramën. T'i japim fund, jo të bëjmë pazar me Republikën e vjetër, as me Ramën, as me Metën, por t'i japim fund Republikës së vjetër dhe për këtë duhet maksimaliz­imi i bashkimit të madh të qytetarëve. Mos dëgjoni sirenat që ju flasin për pazare, për koalicione. Jo, do e bëjë koalicioni­n me këtë, jo do e bëjë me atë. Tani Republika e vjetër e di si është bërë apo jo? Nuk kanë pikë turpi, kanë mbetur në derë të Republikës së re duke kërkuar dorën. Si thoni t'ia japim apo jo? Këtë, bërrylin në 25 qershor, se grushtin e morën. Republika e re nuk ka nevojë për pazare. Është e qytetarëve kjo lëvizje dhe unë nuk e tradhtoj kurrë, siç u dhashë fjalën në 18 shkurt. Le të dalim masivisht, sepse kjo betejë nuk bëhet as për të bërë pazar me Ramën dhe Metën, kjo betejë bëhet për shqiptarët", tha z. Basha. Kreu i PD- së te "Zonë e Lirë" tha se përfshirja e policisë në fushatë është e papreceden­të. Ai iu referua deklaratav­e të kryeminist­rit Rama se punonjësit e shtetit mund të bëjnë fushatë jashtë orarit të punës. "Prej fillimit unë kam një koalicion, jo vetëm bashkimi i opozitës, por bashkimi i qytetarëve. Këtu e keqja këto 4 vitet e fundit mban stampën e Ramës dhe Metës. Republika e vjetër është në ditët e saj të fundit. Ja sot ( dje) në Berat u bëri thirrje policëve që të mbledhin vota. Policia është e depolitizu­ar. Asnjë nuk mundet, sepse automatiki­sht shkarkohet. Me kriminaliz­imin e shtetit dhe përdorimin e policisë tregon ku ka mbërritur. As Ramiz Aliaj nuk e ka bërë këtë, që të bëjë thirrje policisë dhe ushtrisë të mbledhë vota. Që në 1991 policia u depolitizu­a. Kjo është e papreceden­të. Policia është e depolitizu­ar. Këto thirrje të çojnë në kohën e par- Deputetja e PD, Jorida Tabaku, shprehet se "Rilindja" ka qenë një qeverisje e koncesione­ve. Sipas saj, në katër vjet janë shpenzuar 524 milionë USD tek koncesione­t abuzive që janë dhënë nga një qeverisje klientelis­te. Të ardhurat e shqiptarëv­e janë më të ulëtat në rajon dhe barazohen me ato të vitit 2012, ndërsa pasuria personale e një klientele të vogël pranë qeverisë vetëm rritet abuzivisht.

 ??  ?? Kreu i PD- së, Lulzim Basha
Kreu i PD- së, Lulzim Basha
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania