Gazeta Shqiptare

"Ervin Dalipaj e Juxhin Dauti rrinin në një hotel luksoz me zyrtarë policie"

Atentati në Sukth, policia e vonuar me hetimet. Makina me të cilën lëviznin viktimat u ble nga Dauti Prokuroria: SHISH s'kishte asnjë informacio­n, as për ish- efektivin në kërkim

-

Afro dy muaj pas ekzekutimi­t në një atentat mafioz të ish- shefit të Krimit Ekonomik në Tiranë, Ervin Dalipaj dhe mikut të tij 27- vjeçar, Juxhin Dauti, prokuroria e Durrësit ka hedhur dritë në lidhje me hetimet e kryera për ngjarjen e ndodhur në afërsi të "Mbikalimit të Sukthit". Sipas hetuesve të çështjes, hetimet për vrasjen e dyfishtë që tronditi opinionin publik mesditën e 25 prillit pritet të marrin tjetër rrjedhë pas përfundimi­t të analizimit të tabulateve telefonikë dhe të aparateve celularë të dy viktimave që po analizohen nga policia shkencore në Tiranë. "Të dy viktimat strehohesh­in në Durrës. Flinin në një hotel superlukso­z në plazh, ndërsa aty qëndronin dhe ishdrejtue­s të lartë të policisë ( në atë kohë ishin në detyrë). Dalipaj dhe i riu nga Vlora kanë lëvizur me eskortë dhe shpeshherë kanë drekuar me zyrtarë të policisë. Ata kanë pasur aktivitet të ngjeshur këtu në Durrës, sepse këtu kishin shoqërinë dhe miqtë e tyre. I çuditshëm është fakti që Shërbimi Informativ Shtetëror ( SHISH) nuk kishte asnjë informacio­n për ta. Kërkuam informacio­n nga SHISH, por na thanë që nuk i njihnin fare dy viktimat. "SHISH survejon të gjithë prokurorët e gjykatësit me kë takohen, me kë rrinë e me kë pinë kafe, ndërkohë që nuk ka asnjë informacio­n në lidhje me grupet kriminale, apo me viktimat e atentatit, ku njëri prej të cilëve ishte i shpallur në kërkim prej më shumë se një viti për rrëmbimin dhe vrasjen e Gazmend Çollakut", thanë burime nga prokuroria e qytetit bregdetar për "Gazeta Shqiptare". Ndërkaq, burimet e mësipërme pohuan se organi i akuzës ka kërkuar që në fashikujt e dosjes të jenë sa më shpejt edhe tabulatet telefonikë. Mësohet se kompanive celulare u është kërkuar që nëpërmjet antenave më të afërta të sjellin informacio­nin e nevojshëm, ndërsa policia shkencore është duke analizuar çdo qelizë të telefonave të dy viktimave, për të parë e verifikuar telefonatë­n e fundit që i ka nxjerrë në pritë ditën që ndodhi ngjarja. Gjithashtu, burimet nga prokuroria e Durrësit deklaruan se policia është e vonuar me hetimet, të cilat nuk kanë ecur me ritmet e pritshme. Burimet I çuditshëm është fakti që Shërbimi Informativ Shtetëror ( SHISH) nuk kishte asnjë informacio­n për ta. Kërkuam informacio­n nga SHISH, por na thanë që nuk i njihnin fare dy viktimat. "SHISH survejon të gjithë prokurorët e gjykatësit me kë takohen, me kë rrinë e me kë pinë kafe, ndërkohë që nuk ka asnjë informacio­n në lidhje me grupet kriminale, apo me viktimat e atentatit, ku njëri prej të cilëve ishte i shpallur në kërkim prej më shumë se një viti për vrasjen e Gazmend Çollakut", thanë burime nga prokuroria e qytetit bregdetar për "Gazeta Shqiptare".

u shprehën se, "vrasja është shumë e vështirë për t'u zbardhur. Kjo, nisur edhe nga fakti se 37- vjeçari Ervin Dalipaj dhe Juxhin Dauti kishin mbështetje të madhe nga policia e Tiranës dhe ajo e Durrësit. Dalipaj ishte në kërkim, ndërsa shëtiste i lirë pa asnjë problem.

HETIMET PËR ATENTATIN

Sipas prokuroris­ë, pistat e hetimit të vrasjes së Ervin Dalipajt dhe të Juxhin Dautit mbeten dy: ajo e hakmarrjes për vrasjet për të cilat të dy viktimat ishin të akuzuar dhe pista e dytë e mundshme Sipas hetuesve, automjeti superlukso­z me të cilin udhëtonin dy viktimat para atentatit ishte porositur nga Shqipëria në Gjermani nga Dauti. "Makinën ( është testuar në Gjermani në shkurt të këtij viti gjatë një eventi garash) e bleu 27- vjeçari, por paratë nuk i kishte paguar. Pronari i koncesiona­rit, i cili e kishte dhënë makinën sipas kërkesës së klientit të tij, nuk është kthyer në Shqipëri pas kësaj ngjarjeje dhe nuk është bërë dot e mundur marrja e tij në pyetje", deklaruan burimet nga prokuroria e Durrësit.

 ??  ?? Viktima Juxhin Dauti
Viktima Juxhin Dauti

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania