Gazeta Shqiptare

Seks ' online' te "Komuna e Parisit", arrestohet tutorja dhe 5 vajza

Klientët e huaj dhe shqiptarë paguanin deri në 150 euro, vetëm për abonim mujor Tri të tjera procedohen në gjendje të lirë

- Xhensila Kodra

Policia e kryeqyteti­t zb uloi një bazë të pros titucionit te "Komuna e Parisit", e cila kryente shërbime seksi ' online'. Gjatë operacioni­t u arrestuan 6 persona ( femra), mes të cilave edhe tutorja. Po ashtu, në gjendje të lirë janë duke u hetuar edhe 3 vajza të tjera të reja, ndërsa klientët, të cilët kryesisht ishin të huaj, kryenin pagesa deri në 150 euro. Burime zyrtare të policisë bënë me dije se në kuadër të operacioni­t të koduar "Chat Line 2" u prangosën L. B., 34 vjeçe ( tutorja); J. H., 19 vjeçe; E. T., 18 vjeçe; K. A., 32 vjeçe; I. U., 22 vjeçe; si dhe E. A., 22 vjeçe. Ndërsa në gjendje të lirë janë duke u ndjekur shtetaset: Xh. B., 18 vjeçe; E. L, 24 vjeçe dhe K. M., 23 vjeçe. Mësohet se njoftimi për vajzat që punësohesh­in në këtë veprimtari të jashtëligj­shme bëhej me anë të një gazete, por pa u përcaktuar puna konkrete dhe paga që ato do të merrnin.

OPERACIONI

34- vjecarja me inicialet L. B. ishte banuese në zonën e "Komunës së Parisit", në Tiranë dhe e kishte shndërruar apartament­in e saj në një shtëpi seksi. Për të gjetur vajzat, tutorja, herë pas here nxirrte njoftime në një gazetë si dhe në faqet "online" që ofrojnë vende pune, ku kërkonte vajza të moshës nga 18 deri 30 vjeçe. Në njoftime, puna që u kërkohej vajzave të kryhej nuk specifikoh­ej, por thuhej se ofrohej një pagesë e kënaqshme. Të interesuar­at, pasi kontaktoni­n në telefon me 34vjeçaren, bënin një intervistë pune dhe më pas instruktoh­eshin për të kryer seks ' online'. Burime pranë policisë bënë dje me dije se videot e para që kryenin këto vajza u përdoreshi­n si kërcënime në rastet kur ndonjëra prej tyre dëshironte të largohej prej andej. Shërbimet e seksit ofroheshin përmes një faqeje në internet të quajtur "Star

Privat". Në këtë faqe, personat që kontaktoni­n fillimisht duhet të bënin një pagesë me kartë krediti, që shkonte deri në 150 euro në formën e një abonimi mujor, ndërsa më pas kishte edhe pagesa të tjera gjatë bisedës që vajzat të moshës nga 1830 vjeçe u plotësonin atyre kërkesat me lodrat seksuale. Sipas të njëjtave burime u bë

me dije se klientët e këtyre femrave ishin kryesisht të huajt, por në disa raste komunikohe­j edhe me shtetas shqiptarë.

HETIMI

Nga veprimet hetimore të kryera nga specialist­ët e Seksionit Kundër Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpuni­m me Prokurorin­ë e Tiranës ka rezultuar se sh-

tetasja L. B., prej një periudhe kohore të gjatë, me anë të mashtrimit punësonte vajzat e moshave të reja e më pas i shfrytëzon­te ato për prostituci­on. Gjatë kontrollit të policisë në shtëpinë publike, mbizotëron­in lojërat e seksit, prangat, maskat dhe objekte të tjera që vajzat i përdornin për të joshur klientët e tyre. Në Personat që kontaktoni­n me vajzat e reja në faqen ' online' fillimisht duhet të bënin një pagesë me kartë krediti, që shkonte deri në 150 euro në formën e një abonimi mujor, ndërsa më pas kishte edhe pagesa të tjera gjatë bisedës që vajzat të moshës nga 18- 30 vjeçe u plotësonin atyre kërkesat me lodrat seksuale.

cilësinë e provës materiale u sekuestrua­n 7 njësi kompjuteri, 7 ekrane kompjuteri, si dhe 7 kamera për komunikime video ' online'. Hetimet janë duke u kryer nga prokuroria e Tiranës, për veprat penale "Prostituci­on", "Shfrytëzim për prostituci­on", "Punësimi i paligjshëm" dhe "Fshehja e të ardhurave".

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania